Skandali / Ndotja e bregdetit në Durrës, SHISH e prokuroria me hetime. Gjenden anijet

0
137

 

Kapitaneria e Portit të Durrësit kanë njoftuar Policin e Shtetit se nga verifikimi i lëvizjeve të anijeve në ujërat shqiptare kanë identifikuar dy anije të dyshimta. E para një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër që është ankoruar në portin e Malit të Zi, e që transportonte mallra të ndryshme.

bregdet durres

Forcat e ndërmarrjes së komunales në Durrës kanë mundur të heqin mbetjet e hidrokarbureve nga brezi i rërës, pas ndotjes së 2.5 km vijë bregdetare nga sektori Iliria deri tek ai Teuta mbrëmjen e së shtunës. Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u shpreh se brezi i rërës, tashmë është pastruar. Por era e rënde kundërmon në të gjithë zonën. Për të monitoruar njollat e ndotjes në det, sipërfaqja e së cilës ende nuk është përcaktuar, zona bregdetare nga Currilat deri në plazhin e Golemit u monitorua nga ajri me një helikopter. Dy motovedeta të rojes bregdetare patrulluan detin. Nga ky monitorim, u pikasën edhe njollat e zeza të hidrokarbureve. Një anije patrulluese kundër ndotjes po punon për thithjen e vajrave në një pjesë të vogël në zonën e Plazhit. 24 orë pas ndotjes masive, Prokuroria dhe policia nuk kanë mundur ende të zbulojnë përgjegjësit. Hetimet janë shtrirë në dy pista. Dyshohet se derdhja e naftës dhe vajrave mund të ketë qenë e qëllimshme, për të shkaktuar dëm në gjirin e Durrësit. Por hetuesit dyshojnë gjithashtu se ndonje anije, për të mos paguar tarifat e derdhjes së vajrave të djegur në depozitat e posaçme, e ka shkarkuar sasinë e vajit të përdorur në det.

Identifikohen anijet

Kapitaneria e Portit të Durrësit kanë njoftuar Policin e Shtetit se nga verifikimi i lëvizjeve të anijeve në ujërat shqiptare kanë identifikuar dy anije të dyshimta. E para një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër që është ankoruar në portin e Malit të Zi, e që transportonte mallra të ndryshme. Burimet thonë se për të dy këto anije, është kërkuar nga portet përkatëse të verifikojnë depozitat e vajit të djegur të motorëve, për të parë nëse janë të boshatisura. Hetuesit dyshojnë se njëra prej këtyre dy anijeve, mund të ketë derdhur në ujërat shqiptare, disa milje larg bregut, tonelata të vajit të djegur të motorëve. Për të saktësuar vendin dhe kohën e derdhjes, mësohet se prokuroria e Durrësit ka kërkuar ekspert të flotës detare të ushtrisë dhe kapitenerisë së Durrësit për të specifikuar sasinë e mundshme të derdhjes, vendin dhe kohën që i është dashur solucionit të hedhur në det të mbërri në bregun e plazhit të Durrësit.

Hetimi dhe nga SHISH

Prokuroria ka nisur hetimin e çështjes dhe janë ngritur dy pista hetimore. Ajo e derdhjes me qëllim ndotjen e ujërave shqiptare dhe pista e dytë, është për të evituar detyrimet financiare që anijet bëjnë në çdo port kur shkarkojnë në depozitat portuale vajin e djegur të motorëve. Për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë ekologjike, mësohet se prokuroria ka kërkuar ndihmë edhe nga Shërbimi Informativ Shtetërore, për të dhënat konfidenciale mbi këtë ndotje të ujërave shqiptare. Sipas prokurorisë, mësohet se është kërkuar nga kapitaneria e portit të identifikojë dhe verifikojë të gjitha lëvizjet e anijeve të transporteve që kanë kaluar në ujërat shqiptare 3 ditët e fundit. Hetimet për ngjarjen në fjalë, janë regjistruar për akuzën e “ndotjes së ujërave” dhe nëse arrihet të provohet e identifikohet personi apo kompania që ka kryer këtë derdhje, sipas legjislacionin shqiptar rrezikon një dënim nga 5 deri 10 vjet burg. Pasi, si pasoj e derdhjes së vajit të djegur të motorëve të anijes janë ndotur ujrat shqiptare me një perimetër rreth 3 km, nga zona e njohur si ura e Dajlanit e deri në afërsi të  pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit.

 

BOX

Ministri Koka: Ngjarja nuk kalon pa ndëshkim

Puna e bërë gjatë natës ka patur një rezultat të mirë pasi pjesa më e madhe dhe thuajse e gjithë ndotja është larguar nga bregdeti duke e kthyer atë në gjendje normale. Një ditë më parë rreth një sipërfaqe prej rreth 2.5 kilometra vijë bregdetare në Durrës ishte e nxirë totalisht si pasojë e një sasie të konsiderueshme vaji dhe karburant të derdhur nga një anije ende e paidentifikuar, por që dyshohet se është e huaj. Prokuroria dhe policia nisën hetimet, sekuestruan dokumentacionin e anijeve që kanë kaluar në 24 orë në këtë zonë​. Në një prononcim për median ministri i mjedisit Lefter Koka pranoi se vija bregdetare është pastruar dhe se situata është nën kontroll. Ministri theksoi se puna vijon ende si për pastrimin e plotë edhe zbulimin e shkaktarëve të ndotjes. Sipas ministrit ndotja nuk ka qënë e përmasave të mëdha por valëzimi i detit ka bërë të mundur nxjerrjen e sasisë së lëndës djegëse në bregdet. “Ndotja u eliminua falë punës së strukturave të Bashkisë së Durrësit dhe komunave, pavarësisht kësaj puna vijon për pastrimin e plotë. Hetimet vijojnë dhe në bashkëpunim me Ministritë e Brendshme po hetojmë kush e shkaktoi ndotjen dhe nuk do të kaloi pa u ndëshkuar kjo situatë”, Lefter Koka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here