Lojtarët e Chelsea-t nuk duan të fitojnë

0
31

Chelsea premier

 

Forma jo e mirë e Chelsea-t këtë sezon ka befasuar të gjithë dhe humbja e së shtunës kundër Liverpulit ishte goditja tjetër e radhës drejt Jose Mourinhos. Klubi londinez është i përçarë dhe një pjesë e madhe e lojtarëve janë kundër trajnerit dhe metodave të tij të punës, por tashmë e gjitha kjo hipotezë ka një konfirmim. Një nga lojtarët e ekipit të parë, i cili ka preferuar të mos identifikohet, ka thënë se ata preferojnë të humbasin se sa të fitojnë për Mourinhon. “Më lejoni t’ju tregoj atë që di në lidhje me Chelsea-n. I gjithë informacioni im vjen nga një futbollist i ekipit të parë. Kam marrë vesh se marrëdhëniet e portugezit me lojtarët janë në një krizë, pasi lojtarët nuk janë të kënaqur nga mënyra se si tekniku i trajton ata. Ata janë të zemëruar me mënyrën se si Murinho sillet dhe i zbraz nervat mbi lojtarët, posaçërisht me Eden Hazardin. Aq keq është situata, sa një lojtar në nerva e sipër ka thënë se preferon të humbasë, në këtë situatë”, ka thënë gazetari i BBC-së.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here