Ligji i ri për pronat /  Ja çfarë ndodh me pronarët e vjetër, tokat bujqësore dhe si ndryshon kompensimi

0
422

 

akkp Pronat

Ka mbërritur dje nga Këshilli i Ministrave në Kuvend ligji i ri i pronave, sipas të cilit, pretendohet t’i jepet zgjidhje përfundimtare kësaj gangrene. Lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës qeveria sqaron se nga viti 2005 dhe deri më sot është zbatuar si mënyrë shpërblimi kompensimi financiar për tokën truall. Me këtë formë kompensimi është arritur të shlyhet një pjesë e pronarëve me kompensim për një pjesë të truallit 200 – 500 m2 (në varësi të sipërfaqes së njohur për kompensim) dhe, sipas rendit kronologjik të vendimmarrjes, ka arritur deri në vitin 1994. Ndërsa për tokën bujqësore ende nuk ka filluar asnjë procedurë kompensimi. Duket qartë se formula e përdorur për kompensimin e ish-pronarëve nuk është efektive. Kuadri ligjor për kthimin/kompensimin e pronave ka ndryshuar vazhdimisht, duke sjellë edhe kundërshtimet përkatëse të grupeve të interesit, kundërshtime të cilat, duke qenë se kanë të bëjnë me një të drejtë kushtetuese, siç është e drejta e pronës private, kanë shkuar për zgjidhje edhe pranë Gjykatës Kushtetuese. Në referim të praktikës së Gjykatës Kushtetuese, AKKP-ja ka analizuar kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi dhe ka arritur në konkluzionet dhe propozimet e propozuara përmes këtij projektligji. Kuadri ligjor aktual ka parashikuar disa forma kompensimi, sikurse edhe kuadri ligjor i mëparshëm (ligji nr. 7698/1993 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij) dhe, si rrjedhojë, edhe vendimmarrja ndër vite është bërë duke përcaktuar në vendime forma të ndryshme kompensimi. Propozimi përmes projektligjit, në referim edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, bëhet për të zgjidhur çështjen e pronarëve të vjetër, duke eliminuar me ligj dhe në praktikë zvarritjet burokratike, si dhe për të sjellë barazi te të gjithë ish-pronarët, të cilëve u është njohur prona për kompensim, me qëllim realizimin e një shpërblimi të drejtë, sipas kushteve ekonomike e sociale të shtetit. Gjykata Kushtetuese, në të njëjtën kohë, ka çmuar se shfuqizimi i legjislacionit të miratuar nga regjimi komunist për rreth 50 vjet nuk mund të çojë në rivendosjen e marrëdhënieve të pronësisë siç kanë qenë në vitin 1944, as në shpërblimin e plotë të dëmeve të pësuara, për arsye të ndryshimeve objektive në kohë e për shkaqe të justifikuara juridike. Megjithatë, ky projektligj gjen një balancë mes interesit publik dhe së drejtës së pronës. Në thelb, objektivi i kthimit të të drejtave të pronës nuk është fshirja e të gjitha padrejtësive, por zvogëlimi i tyre, gjithmonë brenda kushteve dhe mundësive ekonomiko-sociale të vendit tonë. Projektligji është përgatitur duke pasur si referim vendimin pilot të GJEDNJ-së “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Republikës së Shqipërisë” dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar rekomandimet e parimet përkatëse dhe duke konkluduar me: – një formulë efikase dhe realiste për kompensimin e pronarëve; – një afat të arsyeshëm dhe të përcaktuar kohor për përfundimin e të gjithë procesit; – një zgjidhje të drejtë, duke respektuar normat kushtetuese për të gjithë pronarët, por gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët, duke mbajtur në konsideratë interesin publik.

prligj_trajtimi_i_prones_24183_1 (1)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here