Betohet “kauboji”/ Ndocaj, deputet i ri i Parlamentit, vjen me “Benz” të viteve `60: Sot si dita e parë e shkollës

0
190

 

 

makina e ndocajEduart Ndocaj është zyrtarisht deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar. “Kauboji” mbërriti dje për herë të parë në Kuvend me një “Benz” të tipit të viteve `60 me targa italiane dhe i veshur me pantallona xhins, këmishë të bardhë dhe xhaketë. Blu. Ashtu siç pritej që në deklaratën e parë për mediat nuk munguan surprizat dhe batutat, ku duke iu referuar komentit të Nard Ndokës, Ndocaj nuk ngurroi të pohonte se “ra nga qielli drejt në Parlament”. “Dita e parë është interesante si dita e parë e shkollës dhe po e kaloj më së mirë. Të hysh në tempullin e demokracisë është emocionuese të jesh pjesë e kësaj është vepër e çdo shqiptari sidomos për një djalë që vjen nga emigracioni. Unë jam i gjashti në radhë dhe historia e mandatit ka pasur historinë e vet, unë isha i gjashti dhe ja ku jam këtu sot”, – u shpreh Ndocaj në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit.

 

Box i Ndocajt

Berisha: Hetim 500 mijë eurove që Ndocaj i dha Ramës për shtëpinë në Surrel

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Këshillit të Mandateve, i cili vendosi dje t’i jepte mandatin e deputetit Eduard Ndocajt, të hetojë për 500 mijë euro që biznesmeni lezhjan i ka dhënë kryesocialistit Edi Rama. “I kërkoj Komisionit të Mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës. Kanë shkuar për PS-në? Nuk them gjë. Kanë shkuar për oborrin e Surrelit? Duhet të bëhen të gjitha procedurat. Zotit Ndocaj i uroj mandatin, por ky moment është për t’u qartësuar, se mbrëmë shqiptarët dëgjuan se si një sipërmarrës yni në Itali i jep kryetarit të PS-së 500 mijë euro”, – tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here