Superliga Shqiptare / Daja zgjidhet në krye të stolit të Tiranës, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin

0
102

 

Tekniku i ri i bardhebluve ka thënë se skuadra do të punojë në maksimum për të rikuperuar pikët e humbura gjatë këtij sezoni

Partizani, Kukësi dhe Laçi

Një javë pasi emri i tij u cilësua si favorit për stolin e Tiranës, Ilir Daja u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i bardhebluve. Tekniku u shfaq përpara mediave në praninë e presidentit Refik Halili. Eksperiencë dhe ide në shërbim të skuadrës për të rikuperuar startin e dobët të kampionatit, megjithatë tekniku nuk premton magji. “Do ta menaxhoj ekipin sipas ideve që kam në kokë, si mënyrë që të mbroj edhe investimet e presidentit Halili. Personalisht do të jap maksimumin për të rikuperuar pikët e humbura, por nuk kam shkopin magjik”. Pasardhësi i Shkëlqim Muçës në stol shprehu rezerva për sa i takon përgatitjes fizike të skuadrës, ndërsa la të hapur mundësinë e afrimit të një përgatitësi atletik. “Në këto pak ditë të mbetura përpara ndeshjes me Kukësin do të bëjmë maksimumin për të arritur më të mirën. Do të nevojiten të paktën 5-6 javë punë që skuadra të arrijë në kondicionin e duhur fizik dhe deri në atë periudhë do të menaxhojmë forcat. Me presidentin Halili do të afrojmë edhe një përgatitës të aftë atletik, një element shumë i rëndësishëm”. Nga ana e tij, pasi i besoi drejtimin e skuadrës, numri 1 i bardhebluve zbuloi edhe objektivat e vendosur për trajnerin. “Do të luftojmë që Tirana të arrijë objektivat e vendosura në fillim të sezonit. Me emërimin e trajnerit Daja në stol pretendojmë minimalisht që skuadra të sigurojë një vend në kupat e Evropës në fund të sezonit”. Vetëm pak çaste pas prezantimit, Ilir Daja nisi menjëherë nga puna. Trajneri drejtoi skuadrën e Tiranës në stërvitjen e parë. Trajneri ka fituar dy tituj kampionë në karrierë, më 2006-ën me Elbasanin dhe 2008-ën me Dinamon, ndërsa prej vitesh ka themeluar Akademinë e Futbollit Dinamo, me Ilir Spahiun dhe Arben Milorin.

 

Komisioni dënon Partizanin për sjelljen e tifozerisë

 

U mbajt dje, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura. Partizani dhe Skënderbeu janë gjobitur për sjelljen e tifozerisë ndërsa mbrapa nuk kanë ngelur edhe për ngjarjet e dhunës që u zhviluan në Tepelenë. Në përfundim të mbledhjes u vendos:

KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 200. 000 (dyqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

KF “Skenderbeu”, persjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50. 000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50. 000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

Zyrtari i KF “Vllaznia”, Alban Hasani, per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1. a te KDS.

Lojtaret i KF “Alpetrol”, Ermal Myftari dhe Ordi Bilbili, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet secili me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1. a te KDS.

Lojtari i KF “Tepelena”, Pashun Halo, per ofendim dhe goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1. b te KDS.

Zyrtari i KF “Tepelena”, Roland Gaba, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24(njezeteekater) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2. b te KDS.

Zyrtari i KF “Tepelena”, Ilir Selimi, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1. a te KDS.

KF “Tepelena”, per futje ne fushen e lojes te personave te pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF “Naftetari” me rezultatin 3 me 0 dhe me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatore, bazuar ne nenin 65/3. b te KDS.

Lojtari i KF “Delvina”, Selaudin Cuno dhe lojtari i SSH “Permeti” Klajdi Hoxha, per godititje ndaj lojtarit kundershtar, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1. e te KDS.

Lojtari i KF “Delvina” Klajdi Muzhai, per goditje te lojtareve kundershtar, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1. e te KDS.

Zytari i KF “Oriku”, Teki Xhemalaj, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1. a te KDS.

Lojtaret e KF “Memaliaj”, Qamil Skenderi dhe lojtari i KF “Oriku”, Erald Xhuveli, per sjellje jo sportive dhe goditje te lojtarit kundershtar, denohet secili me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1. e te KDS.

Lojtari i KF “Teuta” U-19, Klejdi Hyka, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1. e te KDS.

KF “Elbasani” U-19, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Teuta” U-19, bazuar ne nenin 54 te KDS.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here