Paloka: Ngërçi testi i drogës, do i drejtohemi Venecias. Vendimi i Komisionit në 2011 kundër

0
138

paloka

Partia Demokratike deklaroi dje se procesi i dekriminalizimit ndodhet në një ngërç për shkak të ëkrkesës së opoziotës për bërjen e testit të drogës nga politikanët që nuk pranohet nga mazhorancës. Nnëkryetari i PD-së Edi Paloka tha dje se PD i qëndron kërkesës së saj dhe se do të tërhiqej vetëm në rast se Komisioni i Venecias, mund ta shohë të arsyeshme dhe ta rekomandojë heqjen e kësaj pike.  “Ligji i dekriminalizimit ndodhet në një ngërç, lidhur me testin e drogës. Nuk është kërkesë absurd apo tekë e jona. Njerëzit me pushtet nuk duhet të kenë lidhje me krimin. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm konsumojnë lëndë narkotike dhe janë të implikuar në krim. Ne presim rekomandimet e komisionit të Venecias. Jemi për kompromis, nuk e shohim të arsyeshme kundërshtinë e mazhorancës. Nëse arrijmë një konsensus edhe mund të tolerojmë për hir të konsensusit”- tha Paloka. Por ndërsa demokratët do kërkojnë mendimin e “Venecias” duket se ky komision e ka dhënë një qëndrim për këtë çështje në vitin 2011, ku Gjeorgjisë i është rekomanduar ta heqë testin e drogës nga drafti i kodit zgjedhor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here