Vrasja e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, nis gjyqi ndaj deputetit Mark Frroku

0
123

Mark-Frroku_

 

Drejtësia belge nis një tjetër proces ndaj Mark Frrokut, i akuzuar për vrasjen e një bashkëkombësi në 1999 në Belgjikë. Procesi do zhvillohet në gjykatën “Cour d’assisen” në qytetin Nivelles. Seanca e parë do të bëhet ditën e sotme. Dosja e Frrokut u transferua nga Brukseli në ketë qytet, pasi gjykata me e lartë urdhëroi rigjykim të çështjes pas gabimeve procedurale. Një zëdhënës i gjykatës Belge, ka thënë se çështja gjyqësore formalisht nuk është regjistruar nën emrin Mark Frroku, por në emrin Besnik Morina. Sipas dosjes penale të Mark Frrokut, Besnik Morina është një nga identitetet false që Mark Frroku përdorte në Belgjikë. Dosja që u publikua në prill të këtij viti, identifikoi Frrokun me emrat Besnik Morina, Dritan Frroku e Piro Sofrani dhe si tutorin e Mirës, një vajzë shqiptare me inicialet M. M., që detyrohej të prostituonte. Frroku do gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel. Për ketë vrasje deputeti Mark Frroku është dënuar me 10 vjet heqje lirie, por e ka apeluar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here