Atletico ruan hapin, fiton ndaj Sociedadit

0
121

 

atletico madridAtletico Madrid vazhdon të shpresojë për t’u shkaktuar telashe gjigantëve, Barcelona dhe Real Madrid, për titullin e La Ligas. Në javën e tetë të kampionatit spanjoll, të kuqtë fituan si mysafirë të Real Sociedadit me rezultat 0-2. Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Antoine Griezmann (9’) dhe mysafirët shkuan në pushim me epërsi. Në minutat shtesë të sfidës, dy lojtarë vendas u përjashtuan me kartonë të kuq (Diego Reyes dhe Jonathas), ndërsa skuadra kryeqytetase e shënoi edhe një gol. Yannick Ferreira-Carrasco ishte realizuesi që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit. Me këtë fitore, Atletico Madridi ka 16 pikë, dy më pak se Real Madridi dhe Barcelona.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here