Pasi Rama i dha 1 zv.ministër në qeveri / Meta takohet sërish me Idrizin, PDIU kërkon një post ministror

0
33

 

meta idrizi, vangjeli

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar dje një tjetër takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Takimi i cili ka zgjatur disa minuta, mësohet se ka pasur në qendër të diskutimit disa nga zhvillimet e fundit në politikë, duke mos shmangur as debatet për ndryshimet në qeveri. Vetëm dy ditë më parë Rama vendosi të përfshinte në qeveri partinë e Idrizit duke i dhënë një post zv.ministri në Ministrinë e Jashtme. Ky vendim i Kryeministrit erdhi vetëm dy ditë pasi Idrizi takoi Kryeparlamentarin Meta. Ndërkaq, pas vendimit për ta përfshirë në qeveri, sërish dje kreu i PDIU-së ka zhvilluar takimin e radhës me kryetarin e LSI-së, ku synim i forcës së drejtuar nga Idrizi mbetet marrja e një posti ministror në qeveri. Ndonëse nuk bëhen ende të ditura publikisht synimet, mësohet se PDIU është e interesuar për një ndër ministritë që drejtohen nga socialistët, ku një prej më të preferuar është ajo e Zhvillimit Urban e drejtuar nga Eglantina Gjermeni. Ndërkohë Kryeparlamentari Meta deklaroi dje pas takimit se me Idrizin diskutoi për Kuvendin, por edhe për ndeshjen me Serbinë, duke theksuar se “sot duhet të tregojmë që jemi vend evropian”. Edhe Shpëtim Idrizi ka deklaruar se gjatë takimit me Kryeparlamentarin është diskutuar se si mund të fitohet ndeshja. Në lidhje me marrëdhëniet me Kryeministrin, Ilir Meta tha se është në harmoni me Edi Ramën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here