A mund të pranojë refugjatë Shqipëria? 

0
163

Kërkesa për azil, 22 mijë shqiptarë

Nga Artan Fuga

 

Çfarë ? Refugjatë masivë në Shqipëri?

Jo, Shqipëria nuk i ka kushtet… Do të jetë ndonjë lajthitje e medias… ajo që lexojmë…

Sado humanistë me qenë… Një kuotë simbolike, hajde 100 vetë, ja edhe 500 vetë me shumë sforco, për pak kohë, në përputhje me buxhetin dhe popullsinë, në krahasim me shtetet e mëdha europiane dhe kaq.

T’i mbajmë si zotërinj… dhe të bëjmë detyrën tonë përballë përgjegjësisë globale dhe planetare që ka çdo komb. T’u ndodhemi në të keq sepse tregojmë fisnikërinë tonë kombëtare.

Ky vend nuk po mban dot rininë e tij që po ikën, si do të ketë fuqi të mbajë të huaj? Ne të marrim angazhim që nuk do nxisim shqiptarë të ikin refugjatë, kaq. Të qëndrojmë si refugjatë sirianë në vendin tonë.

Për më shumë, në disproporcion me këto mundësi krahasuar me shtetet e mëdha europiane do të ishte një abuzim me mikrpitjen shqiptare dhe ta shndërroje tokën shqiptare në një kamp gjigand që t’i merrje përfundimisht frymën…

Kombet e qytetëruara nuk po ngrenë kampe me çadra si ato që ngrinin ushtritë e Sulejmanit shumë të madhërishëm duke zaptuar fusha të tëra, por përpiqen t’i ndajnë në familje, në komuna, duke bërë përpjekje me anë të komunitetit t’i integrojnë për një farë kohe, pas identitfikimit të imët dhe me status tepër të përcaktuar qendrimi në atë vend.

Mos na bëjnë me faj se edhe ne kemi shkuar refugjatë… jo shqiptarët kanë shkuar emigrantë dhe kanë punuar në vende ku kishte nevojë për krahë pune… Ne nuk kemi nevojë për krahë pune, ne kemi papunësi…

Këtu vendimmarjja nuk duhet të jetë thjesht e politikës që nisur nga interesa të pjesshme çfarë nuk pranon, por duhet të jetë një vendimmarrje demokratike e politikës, shoqërisë civile, qytetarëve anëembanë territorit.

Mos kërkojmë të mbulojmë kaosin ekonomik dhe politik me kaos

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here