Reali i Madridit hedh sytë nga Pjanic

0
154

Barcelona v Real Madrid

 

Reali i Madridit po kërkon shërbimet e mesfushorit të Romës, Miralem Pjanic. Boshnjaku është në formë shumë të mirë në këtë sezon duke shënuar tre gola dhe duke dhënë tre asistime në Serie A. Sipas “Calciomercatos”, “Los Blancos” ka dërguar skautët për të parë nga afër lojtarin në ndeshje kundër Carpit në shtëpi dhe Palermos mysafirë. Kjo faqe shkruan se ardhje e Pjanicit është kërkesë e trajnerit Rafa Benitez, i cili e pëlqen shumë lojtarin boshnjak. Benitez tashmë i njeh mirë mesfushorët e futbollit italian pasi kaloi dy vite te Napoli, ndërsa ishte iniciator edhe për ardhjen e Mateo Kovacicit të Interit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here