Ministria e Financave / Për bizneset që shkelin ligjin: Nëse nuk kryejnë detyrimet, mallrat do të nxirren në ankand

0
111

 

ministria e financaveMinistria e Financave ka hartuar një udhëzim të ri, për sekuestrimin e mallrave të bizneseve që konstatohen me shkelje. Ky udhëzim pritet të hyjë në fuqi njëkohësisht me ligjin e procedurave tatimore, duke synuar administrimin e kësaj çështjeje. Burimet bëjnë me dije në bazë të ndryshimeve ligjore, që malli I konfiskuar synohet të shitet me çmimin e tregut, për të mos kaluar në ankand pasi harxhon kohë dhe shpenzime. Administrata tatimore mund ta sekuestrojë pasurinë e një subjekti sipas detyrimit vetëm pas vendosjes së masës së sigurisë mbi pasurinë, 30 ditë pas datës së urdhrit. Dhe më pas nëse një biznesi i konfiskohet malli ai ka të drejtë që të paguaj detyrimet që i ka shtetit brenda 15 ditëve dhe në këtë mënyrë i rikthehet gjithçka është sekuestruar. Ndërkohë nga ana tjetër nëse një biznesi i konfiskohet malli ai ka të drejtë që të paguaj detyrimet që i ka shtetit brenda 15 ditëve dhe në këtë mënyrë i rikthehet gjithçka është sekuestruar. Nëse bizneset nuk i kryejnë këto detyrime, gjithçka kalon në varësi të rezervave të shtetit të cilat realizojnë ankand dhe të ardhurat më pas përfundojnë në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave gjithashtu do të ndjek një praktikë, ajo e konfiskimit të xhiros ditore të aktivitetit, në vend të mallit. Sipas të dhënave të “Open Data Albania” deri në 31 gusht është dyfishuar numri i subjekteve tatimpaguese, të cilat kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat. Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është Tirana me 6923 e ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Berati. Deri më tani numri i subjekteve tatimore me barrë siguruese dhe hipotekore për mospagim të detyrimit tatimorë, deri ne fund te gushtit kishte kaluar masën e 10% të totalit të ndërmarrjeve qe flet për një situatë jo pozitive për subjektet ekonomike në vend. Kjo shifër mendohet të jetë me e lartë nëse marrim në konsideratë se aksioni masiv kundër informalitetit është shtrirë në shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here