Juventusi përmbys dhe fiton ndaj Bolonjës

0
129

juventus_inter

 

Juventusi rikthehet te fitorja në Serinë A. Skuadra e Allegrit përmbushi parashikimet duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj Bolonjës, që megjithatë u futi të dridhurat bardhezinjve në minutën e 5-të kur kaloi në epërsi me Mounier. Megjithatë, Juventusi besoi te përmbysja dhe në minutën e 33-të Morata arriti të barazonte shifrat. Përmbysja e vendasve u arrit në pjesën e dytë kur Dybala shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në të 63-ën, Khedira shënoi golin e parë në Serinë A, duke vendosur në kasafortë 3 pikët. Lacio arriti të mposhtte në fund Frosinonen, me Keitan që ishte protagonist i madh i ndeshjes, teksa me hyrjen e tij në fushë i dha tjetër ritëm bardhekaltërve duke shënuar dhe golin e epërsisë në të 80-tën, ndërsa në minutën e fundit realizoi dhe Dordevic.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here