Për herë të parë / Rama takon Tsiprasin, diskutohen çështjet “e nxehta” mes dy vendeve

0
148

 

 

rama_tsiprasKryeministri shqiptar Edi Rama dhe kreu i qeverisë greke Aleksis Tsipras janë takuar për herë të parë në selinë e OKB-së në Nju Jork, në kuadër të samitit ndërkombëtar kundër ISIS-it. Çështjet e ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe vendit fqinj Greqisë ishin në fokus të takimit që Kryeministri Edi Rama pati me homologun grek Aleksis Tsipras në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Takimi është zbardhur nga zyra e shtypit të Kryeministrit grek. Sipas deklaratës së zyrës së shtypit të qeverisë greke, Kryeministri Tsipras theksoi se Athina zyrtare është në anën e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa Shqipëria sipas tij duhet te tregoje me shume angazhim për integrimin. “Kryeministri Tsipras nënvizoi rëndësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, siç është ajo e Detit, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë”, – thuhej në njoftim. Në të njëjtën linjë, Kryeministri Tsipras theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Rreth një muaj më parë, Kryepeshkopi pati një takim me Tsiprasin në Greqi pas prishjes së objektit pa leje në Dhërmi që nga komuniteti ortodoks u pretendua se ishte kishë. Nga ky takim, kreu i qeverisë shqiptare ftoi Tsiprasin për një vizitë në Tiranën zyrtare, kur ndërkohë kreu i qeverisë greke anuloi një vizitë në Shqipëri para zgjedhjeve lokale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here