Debati në Kuvend / Diplomat profesionale s’njihen në BE, PD akuza ministrit. Klosi: Jemi larg kërkesave të kohës

 

klosi ne debat me bocinBoçi: A bëni lobimet e duhura për të dhënë dhe garanci për diplomën që kanë marrë?

 

Vojsava Sota

 

Njohja e diplomave të arsimit profesional ishte dje tema kryesore e diskutimit në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias se qeveria e ka sfidë transformimin e këtij sistemi parauniversitar për të rinjtë. Në kuadër të procesit të BE-së ai deklaroi: “Ne nuk mund të pranojmë që të kemi një integrim të qëndrueshëm të Shqipërisë, nëse ne nuk prodhojmë në mënyrë konstante kuadro të kualifikuar. Mendojmë që mund të realizojmë një integrim të qëndrueshëm të Shqipërisë nëse forca e punës shqiptare nuk është konkurrente me partnerët e saj evropianë apo tregun ndërkombëtar të punës”, – u shpreh ministri Klosi. Ai gjithashtu në fjalën e tij tha se duhet të bëjmë më shumë, dhe se kjo përpjekje nuk ka ngjyrime partiake, por është një përpjekje kombëtare për të mirën e përgjithshme të të rinjve shqiptarë.

 

Debati

Qeveria po punon për njohjen e diplomave profesionale në tregun evropian, por sipas ministrit, synimi nuk është forcimi i këtij tregu pune. Ndërkohë, deputeti demokrat Luçiano Boçi ngriti shqetësimin për diplomat e profesionalit që nuk njihen në BE dhe se për këtë çështje duhet një komunikim ndërministror dhe ndërqeveritar. Reagimit të deputetit Boçi ministri Klosi iu kundërpërgjigj duke pohuar se Shqipëria po lidh marrëveshje me vendet e BE-së. Më tej ministri Klosi theksoi: “Po përpiqemi të profilizojmë në zanatet që tregu evropian i punës kërkon. Qëllimi jonë nuk është të forcojmë tregun evropian të punës, po tregun shqiptar të punës. Për këtë po përpiqemi shumë, që të jemi në përputhje me biznesin për sa i përket shkollave të arsimit të mesëm”, – deklaroi ai. Duke e pranuar se Shqipëria është ende larg kërkesave të kohës, ministri Klosi vlerësoi se orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional si dhe rritja e vëmendjes është një përpjekje kombëtare. Që prej ardhjes në pushtet, sipas ministrit, prioriteti i dikasterit që ai drejton ka qenë zhvillimi i arsimit profesional. “Në dy vitet e para, kërkesat për të ndjekur sistemin parauniversitar profesional janë rritur nga 14 në 22%”.

 

box

Debati në Kuvend

 

Klosi: Sot nuk ofrojmë atë sistem që duhet të ofrojmë në arsimin e mesëm profesional, sot jemi shumë larg kërkesave të kohës. Prapë laboratorët tanë janë larg laboratorëve evropianë që përgatisin kuadro. Dhe kjo nuk është një histori njihet apo nuk njihet diploma.

Boçi: A bëni lobimet e duhura, lidhjet që këta të rinj të listohen dhe mbështeten për punësimin e tyre duke dhënë dhe garanci për diplomën që kanë marrë. Nuk duhet lënë gjithçka në mëshirë të fatit dhe unë shoh që i keni lënë të gjithë në mëshirë të fatit.

Klosi: Do përpiqemi që edhe nëpërmjet reformës që do të vi nga ligji i ri te bashkimi i zyrave të punës të arsimit të mesëm profesional dhe qendrat multifunksionale do të kemi mundësi që të realizojmë atë partneritetin tre palësh shkollë-biznes-tregu i punës.

Gruaja vret me sëpatë bashkëshortin, kreu i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko