Në mbledhjen e grupit / Firot brenda mazhorancës, Ruçi u tërheq veshin deputetëve: Të mos ketë më votime me 71 vota

0
109

 

Mungesa e numrave në votimin e së enjtes së kaluar në seancë parlamentare, kur për një projektligj votimi ishte minimal me vetëm 71 vota, ka sjellë shqetësime në PS. Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar socialist, kreu i tij, Gramoz Ruçi, tha se ajo që ndodhi javën e kaluar në Kuvend ishte e patolerueshme. Në këtë kontekst numri 1 i grupit kuvendor socialist kërkoi korrektësi nga deputetët, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë gjatë punimeve të Kuvendit si edhe sidomos në momentet e votimit. “Nuk duhet të përsëritet situata e një jave më parë në Parlament, kur projektligjet gjatë votimit morën vetëm 71 vota”, – mësohet të jetë shprehur kreu i grupit socialist.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here