12 ngjarjet kyçe të Luftës së Dytë Botërore

0
304

 

 

Po jua sjellim kronologjinë e ngjarjeve më të rëndësishme të Luftë së Dytë Botërore, e cila para 70 vitesh ka përfunduar me kapitullimin e Gjermanisë naziste e në të cilën, siç konsiderojnë historianët, kanë vdekur mes 40 e 60 milionë njerëz, ndër të cilët gjysma janë civilë.

 

1 shtator 1939 – INVAZIONI GJERMAN Në POLONI

Dy ditë më vonë, më 3 qershor, Franca e Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë

 

10 maj 1940 – BETEJA PËR FRANCËN

Pas pushtimit të Danimarkës e Norvegjisë, Hitleri e fillon ofensivën e madhe në Belgjikë, Holandë, Luksemburg e Francë. Italia e Mussolinit më 10 qershor i shpall luftë Francës.

 

17 qershor – FRANCA KËRKON ARMËPUSHIM

Pas kapitullimit të Parisit, marshali Philippe Petain fton për ndërprerjen e konfliktit, më 18 qershor gjenerali de Gaulle nga Londra thërret për rezistencë. Është pushtuar e tërë gjysma veriore e Francës, ndërsa në Vichy, në rajonin e lirë, formohet qeveria kolaboracioniste franceze.

 

 

Nga korriku 1940 deri në maj 1941 – BETEJA PËR BRITANINË

Ofensiva e madhe e Lufwaffe-s shënohet me bombardimin e Convertryt e Londrës.

 

22 qershor 1942 – OPERACIONI BARBAROSSA

Pas zbarkimit të korpusit të Afrikës në Libi, Gjermania hap front të ri në lindje dhe e sulmon Bashkimit Sovjetik. Pas disa sukseseve, Wehrmacht-i në dhjetor është ndaluar para Moskës, duke ju falënderuar kundërofensivës ruse. Rrethimi i Leningradit do të zgjasë gati 900 ditë.

 

 

7 dhjetor 1941 – PEARL HARBOR

Në Havaje aviacioni japonez pa paralajmërim sulmon bazën më të madhe amerikane në oqeanin e Qetë. Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Franklin D. Roosveltit hyjnë në luftë, dhe kështu lufta merr përmasa botërore.

 

 

20 janar 1942 – SHFAROSJA E HEBREJVE

Në konferencën në Wannsee, afër Berlinit, merret vendimi mbi “zgjidhjen përfundimtare” dhe miratohet plani për shfarosjen sistematike të hebrenjve me themelimin e kampeve të përqendrimit. Janë vrarë rreth gjashtë milionë hebrenj dhe pesë milionë të burgosur politikë, ndër të cilët një numër i madh i anëtarëve të lëvizjes së rezistencës.

 

 

23 tetor 1942 – DISFATA E KORPUSIT TË AFRIKËS

Repartet e marshalit Rommel tërhiqen para britanikëve në El Alamein, në Egjipt, që është disfata e parë e Wehrmachtit pas luftës së rrufeshme.

 

 

2 shkurt 1943 – BETEJA E STALINGRADIT

Kthesë e madhe e luftës. Forcat gjermane, të cilat forcat e Ushtrisë së kuqe nga nëntori i mbanin në rrethim, kapitullojnë. Janë kapur rob gati 100.000 gjermanë.

 

 

6 qershor 1944. – OPERACIONI OVERLORD

Hapja e frontit të jugut. Mbi 150.000 ushtarë, kryesisht amerikanë, britanikë e kanadezë, e kalojnë La Manche-in dhe zbarkojnë në bregun normandias. Beteja e Normandisë do të përfundojë më çlirimin e Parisit, më 25 gusht.

 

 

8 maj 1945. RËNIA E REICH-ut TË TRETË

Gjermania naziste kapitullon disa ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe hyrjes së Ushtrisë së kuqe në Berlin.

 

 

2 shtator 1945 – KAPITULLIMI I JAPONISË

Jo plot një muaj pas hedhjes së bombave atomike në Hiroshimë (6 gusht) dhe Nagasaki (9 gusht), Japonia dorëzon armët, me çka edhe përfundon Lufta e dytë botërore.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here