Nga Berisha te Rama, sa e kriminalizuar perceptohet Shqipëria nga ndërkombëtarët

0
229

arma e krimitIlir Sinanaj

Shqipëria renditet ndër vendet e para në rang rajonal për sa i përket treguesit të krimit, gjatë viteve 2012 – 2015. Këto janë rezultatet e sondazheve të kryera ndër vite nga faqja “Numbeo”.  Sipas të dhënave të sondazheve, në mesin e vitit 2015 Shqipëria renditet në vendin e 2-të në rang ballkanik, për sa i përket treguesit të krimit. Sa më i lartë të jetë treguesi i krimit aq më i lartë është edhe perceptimi i krimit në vendin e anketuar.

Të dhënat ndër vite

Në vitin 2012, i cili është viti më i hershëm, kur të dhënat për perceptimin e krimit janë mbledhur nga “Numbeo”, Shqipëria renditej në vendi e 4-t në shkallë ballkanike, duke u tejkaluar nga Kroacia, Bosnie-Herzegovina dhe Greqia, përkatësisht me tregues të krimit më të lartë se të vendit tonë. Në rang europian Shqipëria renditej në vendin e 24-t, dhe në rang botëror në vendin e 59-të.

Më pas në vitin 2013, të dhënat e mbledhuara tregojnë se pati një rritje të ndjeshme të perceptimit të nivelit të krimit në Shqipëri. Në bazë të të dhënave, Shqipëria renditej në vendin e dytë në rang ballkanik. Po kështu edhe në rang europian pati një rritje të theksuar, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 4-t. Renditja botërore e vendit tonë për treguesin e krimit ishte e 41-ta.

Ndërkaq, për vitet 2014 dhe 2015, Shqipëria është renditur në vendin e parë në shkallë ballkanike si vendi me treguesin më të lartë të krimit, e cila pëkthehet si vendi që perceptohet me krimin më të lartë në rajon. Kjo gjithmonë sipas të dhënave të mbledhura dhe të përpunuara nga “Numbeo”. Për sa i përket renditjes në shkallë europiane, Shqipëria është renditur ndër 5 vendet e perceptuara si vendet me nivelin më të lartë të krimit. Gjatë mesvitit 2014, vendi ynë kishte treguesin më të lartë të krimit në Europë, duke bërë që në shkallë kontinentale, Shqipëria të renditej si vendi i perceptuar me nivelin më të lartë të krimit.

Ndërkohë, një përmirësim i lehtë është bërë nga Shqipëria në raport me treguesin e krimit për mesvitin 2015. Sipas të dhënave Shqipëria perceptohet si vendi i dytë me nivelin më të lartë të krimit, qoftë në rajon, qoftë në Europë.

Numbeo

Së fundmi “Numbeo”, një faqe e cila grumbullon të dhëna të ndryshme për vende nga e gjithë bota, duke filluar nga perceptimi për krimin e deri tek cilësia e jetesës, ka filluar të citohet si burim qoftë nga mediat tona qoftë edhe nga ato botërore. Te dhënat për të përpunuar treguesin e krimit janë mbledhur nga anketime të ndryshme të “Numbeo”-s nga vizitorë të kësaj faqeje. Trajtimi i të dhënave është bërë me të njëjtën mënyrë rigoroze si në çdo lloj anketimi si të ishte qeveritar apo shkencor.

 

Renditaj sipas treguesit të krimit për mesvitin 2015
Vendi Rajoni Europa Bota /120
Mali i Zi 1 2 43
Shqipëria 2 7 53
Serbia 3 9 60
Bosnie-Herzegovina 4 10 63
Greqia 5 17 76
Kroaci 6 31 103

 

 

Renditja sipas treguesit të krimit për vitin 2015
Vendi Rajoni Europa Bota /147
Shqipëria 1 4 59
Kosova 2 8 71
Bosnie-Herzegovina 3 9 74
Serbia 4 11 82
Greqia 5 16 93
Maqedonia 6 19 103
Mali i Zi 7 23 111
Kroacia 8 33 126

 

 

Renditja sipas treguesit të krimit për mesvitin 2014
Vendi Rajoni Europa Bota / 139
Shqipëria 1 1 41
Bosnie-Herzegovina 2 8 67
Serbia 3 11 84
Greqia 4 12 86
Maqedonia 5 17 98
Kroacia 6 28 115
Mali i Zi 7 40 133

 

 

Renditja sipas treguesit të krimit për vitin 2014
Vendi Rajoni Europa Bota /128
Shqipëria 1 3 43
Bosnie-Herzegovina 2 8 62
Greqia 3 10 66
Maqedonia 4 12 72
Serbia 5 15 79
Kroacia 6 35 114

 

 

Renditja sipas treguesit të krimit për vitin 2013
Vendi Rajoni Europa Bota /118
Greqi 1 4 41
Shqipëri 2 7 48
Bosnie-Herzegovinë 3 10 58
Serbi 4 14 65
Kroaci 5 25 89
Maqedoni 6 30 96
Mal i Zi 7 34 102

 

Renditja sipas treguesit të krimit për vitin 2012
Vendi Rajoni  Europia Bota  /75
Greqia 1 3 18
Bosnie-Herzegovinë 2 14 39
Kroacia 3 22 55
Shqipëria 4 24 59
Serbia 5 26 61

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here