Pse në vjeshtë kabineti qeveritar do të ndryshojë, ministritë që do i kapë “reforma”

Rama vjeshteGëzim Saliu

Mbledhja e djeshme e qeverisë, e zhvilluar në Dajt, ishte e fundit, para se ministrat të marrin pushimet verore, të cilat sigurisht do të jenë të ndara me kalendar për të mundësuar zhvillimin normal të punës së ekzekutivit edhe në muajin gusht. Por kjo “ndërprerje” do t’u shërbejë dy liderëve të mazhorancës së majtë, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Meta, për të qartësuar edhe më shumë idetë për ndryshimet e mundshme në qeveri. Burimet pranë dy forcave kryesore politikë të së majtës, PS dhe LSI, bëjnë të ditur se në vjeshtë me shumë mundësi kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se ndryshimet do të vijnë jo vetëm si pasojë e kërkesës së dy liderëve të koalicionit, të cilët do të marrin “masa” për ministrat/et që nuk kanë shënuar progresin e dëshiruar, por edhe në kuadër të “interesave partiake”. Kështu, nuk përjashtohet alternimi mes ministrive të drejtuara nga PS dhe atyre të drejtuara nga LSI, gjë e cila do të thotë se një ose disa nga ministritë e drejtuara deri më tani nga socialistët mund të merren nga partia e Metës dhe e kundërta. Një ndër këto raste që po përflitet më së shumti edhe në ambientin mediatik është Ministria e Drejtësisë, e cila aktualisht drejtohet nga ministri i propozuar nga LSI, Nasip Naço. Në vjeshtë pritet që kjo ministri t’i kalojë Partisë Socialiste, e cila ka këmbëngulur edhe më fort këto kohë për reformën në drejtësi. Në këto kushte do të duhej të ishte më pas Rama që do të lironte një “vend” nga ministritë për aleatin Meta, pasi ky i fundit jo vetëm që nuk ka ndërmend të zbresë numrin e ministrave që zotëron në qeveri, por me shumë gjasa mund të kërkojë edhe shtimin e tyre, si pasojë e rritjes së votës që kjo parti mori edhe në zgjedhjet vendore.

 

Ndryshimet

Zërat për ndryshime në qeveri janë shtuar shumë kohët e fundit në korridoret e dy partive kryesore të së majtës. Këto ndryshime nuk priten vetëm për emrat në kabinet, ku përfliten disa prej ministrave, por edhe për portofolat që mbajnë PS e LSI. Kështu, ndër ministrat që janë përfolur deri më tani për performancë të dobët dhe që mund të rishikohet vendimi nëse ato do të jenë më pjesë e qeverisë janë: ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni si edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naëo. Për këtë të fundit më shumë sesa mangësi në punën e tij, qëndron ideja, sipas së cilës, Kryeministri Rama dhe PS janë të interesuar maksimalisht që këtë ministri ta drejtojë nga vjeshta e për pjesën e mbetur të mandatit një emër nga radhët e socialistëve. Por nëse socialistët do të marrin ministrin e Drejtësisë, atëherë LSI nga ana e saj ka shprehur prej kohësh interes për Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo e fundit u drejtua nga LSI-ja edhe në kohën që qeverisi me Partinë Demokratike dhe një rikthim i këtij dikasteri nën urdhrat e një emri të emëruar nga Meta do të ishte një “shpërblim” i mirë për “lëshimin” e Ministrisë së Drejtësisë. Deri më tani, Kryeministri Rama, i pyetur shpesh nga mediat lidhur me ndryshimet në qeveri, ka mohuar të paktën publikisht çdo lloj lëvizjeje të tillë. Sipas argumentimit publik të kreut të qeverisë, ministrat janë duke kryer në mënyrë të suksesshme punën e tyre dhe në këtë kushtet, ka theksuar ai, ndryshimet nuk janë të domosdoshme. Ndërkohë, Kryeparlamentari Meta nuk është treguar asnjëherë mohues ndaj pyetjes për ndryshime të mundshme në qeveri, duke theksuar nga ana tjetër se qeveria duhet të fokusohet më shumë në përmbushjen e atyre reformave që janë jetike për anëtarësimin e vendit në BE.

 

Pse në vjeshtë kabineti qeveritar do të ndryshojë, ministritë që do i kapë “reforma”

Rama me ministrat në Dajt: Porositë e

Pse në vjeshtë kabineti qeveritar do të ndryshojë, ministritë që do i kapë “reforma”

Soji i demokracisë që (nuk) shtyhet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko