Partia Socialiste do të mbledhë ditën e premte Asamblenë Kombëtare të saj, një ndër forumet më të larta të kësaj partie. Mbledhja e Asamblesë do të ketë në qendër të saj analizën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ku do të vihet theksi te rezultatet në tërësi të PS-së, si edhe rasteve kur koalicioni nuk funksionoi apo në bashkitë bastione që u humbën në mënyrë surprizuese.
Po ashtu, Asambleja do shërbejë edhe si një trampolinë për mbledhjen e ardhshme të Kongresit të dhjetorit, ku do të zhvillohen zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese të partisë duke filluar me Asamblenë, Kryesinë si edhe për kryetarin e Partisë.
Ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar, burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se në dhjetor do të ketë zgjedhje edhe për kreun e partisë. Edhe pse gara duket se do të jetë formale, pasi rikonfirmimi i Ramës në krye të PS-së është i padiskutueshëm, ajo që vlen të theksohet në këtë mes është tërheqja e kryeministrit nga qëndrimi i mëparshëm. Pas kritikave të….
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.