Çfarë po bëhet me ujësjellës-kanalizimet?

0
116

Ervin Kaduku

ujësjellës-kanalizimetZgjedhjet përfunduan dhe, bashkë me to, mbeti vetëm jehona e premtimeve të pushtetarëve, drejtuar qytetarëve. Ja se çfarë po bëjnë ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe ajo e Zhvillimit Urban.  

 

Në monitorimin e përmuajshëm gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015 është vënë re që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) nuk ka realizuar asnjë veprimtari me rëndësi që lidhet me sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve. Në pikën e parë që citohet në misionin e MTI, ajo ka për detyrë: “Përgatitjen dhe zbatimin e objektivave e të politikave të qeverisë për zhvillimin e transportit e të ujësjellës-kanalizimeve në të gjitha elementet përbërëse të tyre…”. Pra shprehet mjaft qartë rëndësia e njëjtë që ka sektori ujësjellës-kanalizime krahasuar me sektorin e transportit.

Rikujtojmë se në fjalën e mbajtur (më nëntor të 2014) në Kuvendin e Shqipërisë mbi Miratimin e Projektbuxhetit 2015, Ministri Haxhinasto është shprehur: “…Do të realizojmë zgjerimin dhe përmirësimin e rrjeteve dhe cilësisë së shërbimeve, veçanërisht me ujë të pijshëm, nëpërmjet rrjetit të ujësjellësit në zonat urbane në masën 95% dhe në atë rurale rreth 79% dhe sigurisht do të rrisim mesataren e furnizimit në shkallë vendi me ujë të pijshëm në 16 orë/ditë. Po kështu një objektiv i rëndësishëm në shërbimin dhe rritjen e cilësisë në kanalizime është mbulimi me rrjet kanalizimesh në zonat urbane me rreth 86% dhe atyre rurale rreth 25%. …”.

Sipas parashikimeve të ministrit investimet në këtë sektor do të kishin një rritje me 14.8% krahasuar me buxhetin e kaluar. Kanë kaluar 6 muaj dhe nuk është bërë publik asnjë projekt që do të ndihmonte MTI për të arritur objektivat që i ka vënë vetes për këtë sektor. Si do të arrihet të kemi një rrjet të ujësjellësit në masën 95% dhe 79%, përkatësisht për zonën urbane e rurale? Si do të rritet mesatarja e furnizimit me ujë të pijshëm në 16 orë në ditë?

 

Arnime rrugësh për sezonin

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka deklaruar se po finalizohen punimet për riparimin e disa segmenteve rrugore që mundësojnë transportin drejt zonave turistike të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni që ka përgjegjësinë e realizimit të këtyre punimeve. Ndërhyrje ka në segmentet Orikum-Llogara, Qafë Thanë-Lin-Pogradec, Gjirokastër-Korçë, Ura e Leklit–Përmet. Edhe këtë vit nuk mund të mungonte arnimi i rrugëve. Kjo është zgjidhja më e thjeshtë por me kosto më të lartë që ndërmerret para çdo sezoni turistik.

 

Ministria përballë akuzave të investitorit

Kompania EMS operon në terminalin lindor të portit që nga korriku i 2013-s. Aktiviteti i saj përfshin transferimin dhe depozitimin e mallrave rifugio, si minerale, qymyr, skrap, çimento, vaj ushqimor etj. Përpunimi i mallrave në terminalin lindor të Portit Detar të Durrësit është bllokuar, duke shkaktuar dëme të shumta financiare për palët kontraktore në operacionet e ngarkim-shkarkimit e transportit. Kompania EMS e ka shprehur këtë shqetësim edhe në mediat gjermane, pikërisht në gazeta “Handelblatt” ku drejtuesi i saj shprehet: “Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar, përveç e kemi refuzuar të paguajmë ryshfet».

Në mes të këtyre akuzave janë përfshirë dhe Ambasada Gjermane dhe Kryeministri Rama. Administratori i kompanisë gjermane deklaron se ka mjaftuar një telefonatë e Ambasadorit Gjerman me Ramën dhe ky i fundit ka urdhëruar largimin e zaptuesve. Autoriteti Portual Durrës ka deklaruar se për aktivitetet stivadore që EMS është përpjekur të ushtrojë në mënyrë të paligjshme kërkohet licencim i posaçëm. Nuk dihet pse ka ndërhyrë Kryeministri Rama në mbështetje të EMS kur APD deklaron se kompania në fjalë nuk posedon licencimin për të kryer aktivitetet stivadore.

 

Më në fund raportim?!!

Ministria e Zhvillimit Urban ka raportuar në Parlament mbi ecurinë e ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” si dhe një projekt ligj i ri, i cili do të tentoj të përfshijë nën petkun e vet edhe ndërtimet të cilat janë bërë pas vitit 2009. Kjo është sipas Ministrit e nevojshme, që procesi i legalizimit t’i japë fund informalitetit. Ndonëse në raportimin në fjalë ka patur mjaftë shifra të hedhura nga Znj. Gjermeni, një praktikë e preferuar natyrisht për t’i krahasuar me mosarritjet e qeverisjes paraardhëse. Ajo theksoi se:” Në vetëm 12 muaj, falë përkushtimit të punonjësve të ALUIZNI për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, për periudhën maj 2014 – maj 2015, ne arritëm të legalizonim tridhjetë e dy mijë e nëntë qind objekte. Në 8 vite të qeverisë së kaluar, u kryen vetëm njëzet e njëmijë e shtatë qind legalizime, që do të thotë mesatarisht 2500 leje në vit.” Nuk vëmë në dyshim që kjo Ministri ka qenë shumë aktive apo reformimin apo faktin hapja e zyrave të reja është domosdoshmëri, ajo që ne presim prej një institucioni serioz, i cili pretendon se ka bashkëpunuar me qytetarët dhe ka bërë studime në terren, është minimalisht një bazë të dhënash statistikore të publikuara në Faqen Zyrtare të Ministrisë.

Nga ana tjetër projekt-ligji i ri, ndonëse me të drejtë evidenton se problematika e legalizimit në mjaftë raste është e lidhur ngushtë me problem te mungesës së strehimit dhe varfërisë ekstreme, nga ana tjetër nuk është e qartë së çfarë integrimi hapësirash do tentohet të bëhet në rast se çdo objekt i ndërtuar jo vetëm pa leje, por në shkelje flagrante të ligjeve përkatëse. Cili është kuptimi i zhdukjes së informalitetit nëse banesat nuk kanë respektuar rregullat për ndërtimin e tyre, jo vetëm rregullat urbanistike, por edhe ato inxhinierike. Në fakt ky është një problem, i cili as është përmendur nga kjo Ministri. Akoma nuk kemi një vëmendje ndaj zhvillimit të ndërtimeve në përputhje me rregullat arkitekturore e inxhinierike që ndërfut në ligjin në fjalë një problematikë të tërë mbi sigurinë e qytetarëve, duke qenë se pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë pa u bazuar në një planimetri të caktuar. Akoma nuk kemi një diferencim mbi ndërtimet e bëra nga nevoja, sic është qartësisht rasti i ndërtimeve pa leje dhe për ato ndërtime të bëra për interesa shfrytëzimi ekonomik, të cilat duhen trajtuar në mënyrë të ndarë. Akoma nuk dëgjuam nga raportimi në fjalë mbi dënimet mbi abuzuesit dhe mbi të gjitha mbi institucionet abuzuese. Qytetarët shqiptar nuk duhet të presin të bekuarën strategji kombëtare, për të ditur fatin e tyre.

Të shpresojmë që projekt-ligji i ri të hap një debat të gjerë, ku të adresohen dilemat e sipërpërmendura.

 

Dëgjesat Publike

Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje është gjithnjë një politikë shumë e mirëpritur, por natyrisht kur i shërben një qëllimi të caktuar. Rëndom në Faqen Zyrtare të Ministrisë gjen këtë lloj paragrafi: “Vazhdojnë dëgjesat publike në kuadër të projektit “Urbanizimi dhe integrimi social-mjedisor i zonave informale, në drejtim të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së komunitetit” që MZHU dhe REC në bashkëpunim me NJQV dhe ALUIZNI, kanë ndërmarrë për disa zona informale në të gjithë vendin.

Specialistë të Drejtorisë së Ndërtimeve Informale, Legalizimit dhe Urbanizimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban, patën më 15 qershor dëgjesën me banorët e zonës informale, “Lagjja nr. 1” në Sarandë. Takimi u fokusua tek diskutimi i hapur me banorët dhe përfshirja e tyre në procesin e urbanizmit dhe integrimit të kësaj zone.” Ajo që ndryshon është zakonisht vendi I zhvillimit, por asnjëherë nuk jepet informacion se çfarë problemi hasin këta banor apo në ç’mënyrë do të pasqyrohet kjo në implementimin e politikave të caktuara nga ana e Ministrisë. Apo mos vallë edhe këta banor janë duke pritur Strategjinë Kombëtare?!

Ndërkohë që qytetet, lagjet e të cilave janë përfshirë në projekte ndërtimi lëngojnë tashmë jo vetëm nga masakrat urbane, por edhe nga prishjet e IKMT-së, e cila nuk merr përsipër të pastrojë pas vetes. Pyesim veten a ka menduar ndonjëherë Minstria të hedhë një plan ndërtimi para se të angazhohet me prishje?

 

BSH zgjohet nga letargjia, forcon masat e kontrollit një vit pas “vjedhjes së shekullit”

Një vit më parë, Banka e Shqipërisë u godit nga skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve nga një punonjës i bankës, që çoi në shkarkimin dhe më pas arrestimin për një periudhë të shkurtër të ish guvernatorit Ardian Fullan (i akuzuar se, për shkak të mosveprimit, ka krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë), i kryeinspektores Elivar Golemi (se ka vepruar në kundërshtim me kuadrin ligjor përkatës, sa i takon ushtrimit kontroll kontabël të brendshëm, si edhe kontrolle të brendshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në Bankën e Shqipërisë), ndërsa po vuajnë dënimin me 13.5 burgim Ardian Bitraj (i akuzuari direkt për vjedhjen) dhe 10 vjet burgim Mimoza Bruzia (që fshehu vjedhjen).

Vetëm një vit pas vjedhjes institucioni monetar qendror është zgjuar nga letargjia, duke forcuar rregullat e kontrollit të brendshëm. Së fundmi është miratuar dokumenti “Politika e auditimit të brendshëm në Bankën e Shqipërisë”. Ky dokument përcakton parimet dhe vlerat bazë, si dhe mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë për zhvillimin dhe realizimin e funksionit të auditimit të brendshëm në Bankën e Shqipërisë.

Dokumenti i Politikës përcakton gjithashtu parimet dhe vlerat bazë që duhet të udhëheqin inspektorët e kontrollit në përmbushjen e detyrave të tyre, në lidhje me ushtrimin e funksionit të audituesit të brendshëm në Bankë, në përputhje me Kodin e Etikës së Audituesit të Brendshëm.

Auditimi i brendshëm duhet pavarur dhe objektive, të japë siguri të arsyeshme dhe të  besueshme se administrimi dhe operacionet e Bankës kryhen në përputhje me bazën ligjore dhe nënligjore dhe sipas standardeve më të larta, si dhe të ofrojë shërbime këshillimi për të shtuar vlerën dhe përmirësuar operacionet e Bankës.

Sipas dokumentit, administratorët dhe drejtuesit e njësive organizative të Bankës ndërtojnë, vënë në zbatim dhe monitorojnë në vazhdimësi funksionimin e një sistemi të organizuar mirë dhe efektiv të kontrollit të brendshëm. Veprimtaria e auditimit të brendshëm i siguron drejtimit të Bankës, në mënyrë periodike dhe të pavarur, vlerësimin e përshtatshmërisë së kontrolleve të brendshme të vendosura.

Ai përcakton ndër të tjera që me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm, Administratorëve të Bankës, Komitetit të Auditit ose Këshillit Mbikëqyrës, inspektorët e kontrollit mund të angazhohen në investigime të çështjeve specifike për fusha që paraqesin shqetësim, apo në shërbime këshillimi për çështje që lidhen me kontrollet e brendshme dhe administrimin e rrezikut, me kusht që këto angazhime të mos cenojnë përmbushjen e objektivit parësor të dhënies së sigurisë.

Ai përcakton dhe mënyrat e menaxhimit të rrezikut të gabimit dhe/ose mashtrimit dhe rolin e audituesit të brendshëm.

Me qëllim vlerësimin efektiv të rrezikut, për përmbushjen e funksionit të tij, Departamenti i Kontrollit duhet të informohet mbi të gjitha incidentet/problemet e ndodhura, si dhe ngjarje të tjera, të cilat mund të cenojnë aktivitetin dhe operacionet e Bankës, në të njëjtën kohë me informimin që Drejtuesi i njësisë bën për Administratorët.

 

Kompanitë greke largohen nga Shqipëria

Ndërsa kompanitë italiane po transferojnë aktivitetin e call center në Shqipëri, dhe individë shqiptarë po investojnë gjithashtu, teksa ky sektor po lulëzon në vend, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me sipërmarrje të ngjashme greke.

Në janar të këtij viti u hap një call center në Tiranë, që punonte me Greqinë, duke shfrytëzuar krahun e lirë të punës nga emigrantët e krhyer nga Greqia, apo brezin e ri që ka njohuri të greqishtes.

Biznesi po ecte mirë, deri në momentin që bankat në Greqi u mbyllën. Që nga ajo ditë, tregojnë pronarët e këtij biznesi, u detyruam të mbyllnim aktivitetin, pasi nuk kishte sens që punonjësit tanë të merrnin në telefon qytetarët grekë duke u ofruar atyre që të blinin produkte të ndryshme.

Si rrjedhojë, ky biznes u bë një nga viktimat shqiptare të krizës greke.

Bizneset Call Center po përhapen me shpejtësi në vend, dhe punojnë kryesisht për Italinë, duke u kthyer në fasonin modern shqiptar dhe një alternativë punësimi për shumë të rinj.

 

Të huajt në Shqipëri, ja ku punojnë

Shtetasit e huaj që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri përbëjnë një numër të konsiderueshëm. Nëse i referohemi harkut kohor 2011-­2014 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2 199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë. Në dy vitet në vazhdim ky numër ka ardhur duke u ulur. Këta shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ndërtimi, është aktiviteti që ka numrin më të lartë të lejeve të lëshuara për shtetasit e huaj, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 596 leje nga 2 054 që janë lëshuar në total. Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 288 leje secila, Industria Përpunuese me 246 leje, Minierat dhe guroret me 226 leje. Në vitin 2014 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit 2054 shtetas të huaj, pra 135 më pak se një vit më parë. Shtetasit e huaj që kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri, më së shumti kanë shtetësi turke ku zënë 52% të totalit të shtetasve të huaj që punojnë në Shqipëri. Më pas janë kinezët me 12%, kanadezët me 8%, kosovarët me 4% e.

Sipas Open Data Albania për vitin 2014 rezulton që janë 1 068 shtetas turq, 246 kinez, 164 kanadez që janë pajisur me leje pune nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

 

Greqi, bien çmimet e banesave

Të huajt gjithnjë e më shumë janë në kërkim të blerjes së një shtëpie në Greqi. E në fakt është rritur ndjeshëm interesi i të huajve veçanërisht pas rezultateve të referendumit.

Nëse kërkesat nga vetë grekët për të blerë pasuri të paluajtshme ka rënë në 38%, ato të ardhura nga jashtë janë rritur me 60%, ku shifrat më të larta janë shënuar nga italianët me (+194%) dhe Rusia me 244%. Këtë përllogaritje e ka bërë Immobiliare.it që ka analizuar trafikun e korrespodencave të agjencive greke të pasurive të paluajtshme që janë prezent në këtë portal dhe i ka krahasuar me partnerin, grupin Spitogatos.gr, liderin grek online të sektorit imobiluar me 600.000 publikime nga 2,000 sipërmarrje.

Gjithmonë sipas këtyre burimeve i vetmi vend që ka ulur kërkesat është Gjermania. (-5%). Nga Rusia është regjistruar një rritje prej 244%, nga Franca 156%, nga SHBA-ja 114%, nga Kanadaja 105%, po kaq nga Turqia dhe 96% edhe nga Australia. Gjatë 3-4 ditëve pas refendumit kërkesa nga jashtë u rrit me 130% e më pas ka qëndruar në nivele konstante për një mesatare prej 50%.

 

Rritje eksponenciale e shitjeve online në botë

Shitjet online po njohin rritje galopante, veçanërisht për mallrat e luksit që në logjikë duhet të kenë më shumë lidhje me dyqanet fizike për shkak të anës emocionale me të cilin lidhen blerësit.

Por, kjo logjikë është tejkaluar dhe bota “me një klikim” ka bërë për vete edhe sektorin e luksit. Studimi është realizuar nga fondacioni Altagamma e McKinsey. Nga viti 2013 në 2014-ën shpenzimet online kaluan nga 9 në 14 miliardë euro ndaj një totali shitjesh në rang botëror 224 miliardë euro (218 miliard euro në 2013-ën).

Vetëm në vitin 2009 blerjet online zinin vetëm 2% të shitjeve të mallrave të luksit, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër shkoi në 6%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here