Merkato/ Laporta sjell afër Barcelonës Pogbanë, Lacio në kërkim të Huntelarit

0
123

 

Pol PogbaSkuadra katalanase mund të përfitojë nga njohja e Laportës dhe Abidal nëse këta vijnë në krye të skuadrës për të negociuar me Pogbanë

Lacialët janë në kërkim të një sulmuesi pykë dhe Huntelar duket se është preferenca kryesore

Merkatoja sa vjen edhe nxehet më shumë. Në Spanjë dhe në Itali duket se është edhe e zhurmshme atmosfera, kjo pasi ekipet kanë filluar herët për të bërë lëvizjet e tyre. Sigurisht që tema dhe sensacioni kryesor i kësaj merkatoje duket çështja “Barcelona-Pogba”. Zgjedhjet për presidentin e ri të FC Barcelonës do të mbahen ne 18 korrikun e ardhshëm, por fushata e kandidatëve që kërkojnë postin më të lartë vijon të jetë në rritje, duke shpalosur programet dhe premtimet e tyre. Njëri nga kandidatët favoritë, Joan Laporta, përsëriti gatishmërinë e tij për të sjellë në “Camp Nou” mesfushorin francez të Juventusit Pol Pogba, duke siguruar që çelësi i arritjes së marrëveshjes me një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj vere, është menaxheri i tij Mino Rajola, me të cilin siguroi se ka një raport të mirë. “Dëshira e futbollistit është e para, por vendimtare do të jetë fjala e Mino Rajolës, të cilin unë e njoh mjaft mirë ashtu si dhe drejtori i ardhshëm sportiv, Erik Abidal. Me të kemi negociuar për Maksuellin e Ibrahimoviçin e për më tepër Abidal njihet personalisht me Pogbanë. Kështu që nëse do të kemi besimin e pjesës më të madhe të aksionerëve, do të ulemi menjëherë në tavoline për të diskutuar me drejtuesit e Juventusit. Nuk kam folur ende me lojtarin, e as me klubin bardhezi, sepse si kandidat qe jam nuk duhet ta bej ende nje gje te tille, por menjëherë sapo të fitojë mandatin tim. Mendoj se Pogba do te përshtatej me se miri me stilin tone te lojës, duke i shtuar mesfushës cilësi, teknik dhe shumë forcë”. Në Spanjë në zgjedhjet presidenciale të dy klubeve më të mëdha si Real dhe Barça, kandidatët fitues kanë arritur gjithmonë t’i mbajnë premtimet e tyre dhe ajo që shihet qartë është se Laporta e ka marrë seriozisht çështjen “Pogba”, që do te ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për Barcelonën.

 

Shvajni, besnik ndaj Bajernit

Kapiteni i përfaqësueses gjermane dhe nënkapiteni i Bajernit shpreh besnikërinë bavareze ndaj tre herë kampionëve të Bundesligës. Bastian Schweinsteiger dëshiron të fitojë një tjetër trofe në UEFA Champions League si dhe një titull të katërt radhazi në Gjermani. Kontrata e tij tek Bajern skadon në fundin e sezonit të ardhshëm ndërsa është në krye të listës së dëshirave të Manchester United që drejtohet nga ish trajneri i bavarezëve, Louis van Gaal. Nga ana tjetër Karl-Heinz Rummenigge e ka theksuar disa herë se Bajernit nuk do të bëjë asgjë kundër dëshirës së nënkapitenit dhe do ta shesë atë vetëm nëse ai paraqet një kërkesë të tillë. Kampioni i Botës nuk e fsheh se ndihet mirë në “Sabener Strasse” dhe se ka si objektiv të luajë edhe 3 vite në nivelin e lartë. Këtu ai përfshin edhe evropianin e verës së ardhshme të cilin dëshiron ta fitojë për të përsëritur Spanjën në suksesin e viteve 2010-2012.

 

Lacio, pas një tjetër sulmuesi gjerman

Lacio ëndërron për sulmuesin hollandez të Shalkes Jan Klas Huntelar. Bardhekaltrit po mendojnë për një përfaqësim dinjitoz në sezonin e ardhshëm që përkon dhe me rikthimin e tyre në Champions League. Për momentin drejtuesit me Igli Taren në krye po mendojnë për strategjitë e merkatos, ku kërkohet një mesfushor i majtë dhe një sulmues. Por ndërkohë kupola drejtuese e kryeqytetasve po kërkon të blindojë dhe yjet e skuadrës për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz të paktën në fazën play-of të Championsit. Në këtë mënyrë Lacio kërkon të hyjë në elitën e futbollit evropian teksa pasi është interesuar për brazilianin Alexandre Pato, tashmë mësohet që ëndrra e vërtetë të jetë 31-vjeçari Huntelar. Holandezi ka rinovuar në muajin Shkurt kontratën me minatorët e Shalkes deri në 2017, por duket i zhgënjyer nga mospjesëmarja në Champions League. Muajin e kaluar Huntelar ka udhëtuar në mënyrë sekrete në Romë teksa shtypi italian bën të ditur se ka biseduar edhe me drejtuesit e Lacios. Megjithatë ky nuk është një operacion i lehtë për bardhekaltrit në shumë aspekte, atë financiar sepse kushton 15 milionë Euro, për kohën në dispozicion dhe mbi të gjitha konkurrencën e madhe. Megjithatë falë të ardhurave të mëdha duket që Lotito dhe Tare do të bëjnë një tentativë, gjithmonë nëse Gallatasaraji nuk bën lëvizjen i pari. Por edhe në një rast të tillë pritja për Lacion mund të shpërblehet pasi turqit janë konkurrentët kryesor edhe për afrimin e Patos teksa mund të heqin dorë nga Burak Yilmaz.

 

Ambrosini: Transferimi i Dybalasë te Juventusi, marrëveshje e madhe

Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, beson se Juventusi ka realizuar një marrëveshje të madhe që e ka transferuar Paolo Dybalanë. Juventusi është pajtuar që t’i paguajë Palermos 32 milionë për 21-vjeçarin argjentinas, mirëpo marrëveshja mund të rritet deri në 40 milionë për shkak të bonuseve. Kjo është një shumë e madhe për një lojtar që ka luajtur vetëm një edicion në Serie A dhe ka shënuar 13 gola në 36 paraqitje, mirëpo Ambrosini beson se Juve ka realizuar një marrëveshje të madhe. “Unë isha i çmendur për Dybalanë që në fillim,qëkur në ligën e dytë. Ai është një talent i vërtetë dhe Juve ka bërë një marrëveshje të madhe”, – ka thënë Ambrosini.

 

Turan larg Atletikos, në pritje Milani

Agjenti i Arda Turanit ka konfirmuar se klienti i tij do të largohet nga Atletiko Madridi gjatë kësaj vere. Turkut i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij me klubin spanjoll, por Atletiko ka pranuar kërkesën e tij për largim. “Arda ka fituar gjithçka me Atletiko Madridin për katër vjet”, ka thënë agjenti Ahmet Bulut. “Ne jemi në kërkim të opsioneve më të mira për të dhe kemi vendosur që largohemi nga Atletiko Madridi. Bordi i klubit është befasuar sepse nuk donin që ai të dorëzohej, por ne insistuam dhe ata treguan respekt duke pranuar largimin e tij”, – ka thënë veç të tjerash agjenti Bulut.

 

Tjetër skandal në kontratën “Neymar-Barcelona”

Neymar vihet sërish në qendër të polemikave. E përditshmja spanjolle “Marca” i rikthehet çështjes “Neymar” duke nxjerrë në pah fakte të reja. Ajo ka zbuluar kontratën që Neymar firmosi me ekipin e Barcelonës në vitin 2013. Sulmuesi kaloi nga Santosi te Barcelona për 17.1 milionë euro, një shifër qesharake kjo e cila më pas shkoi në rreth 90milionë euro. Drejtuesit e Barcelonës, me presidentin e atëhershëm Rosell u akuzuan dhe autoritetet spanjolle filluan hetimet. Katalanasit mohuan gjithçka, por “Marca” zbuloi se Rosell dhe Barcelona ishin në dijeni për gjithçka. Me këtë zbulim, pritet një tjetër furtunë në klubin katanalas, ndërsa shumë e operacionit të blerjes së sulmuesit brazilian mendohet të jetë rreth 120 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here