Kriza që ka përfshirë Greqinë ka ndezur debate dhe replika në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë mes kreut të këtij komisioni Erion Braçe dhe deputetit Koço Kokëdhima. Ky i fundit kërkoi që të mbahet një seancë e posaçme për pasojat e krizës greke.
“Të mbahet seancë për pasojat e krizës greke. Të diskutojmë me specialistë për të ndihmuar qeverinë”, tha ai.
Ndërkohë Braçe në kundërpërgjigje ndaj Kokëdhimës tha se nuk duhet të krijohet panik i tepërt. “Të mos krijojmë panik dhe shqetësime të tepërta. Qeveria i ka marrë të gjitha masat”, u shpreh kreu i komisionit të Ekonomisë.