KQZ/ Pjesëmarrje e ulët në votime edhe pas mesdite

0
166

kqz logoKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterie Luzi, deklaroi në një konferencë shtypi se procesi i votimit vijon normalisht, ndërsa pjesëmarrja në votime deri në orën 13.00, në shkallë vendi është 27.9%.

Sipas znj. Luzi, në rang vendi, në 711 qendra votimi nga 5200 gjithsej, pjesëmarrja në votime shkon në 27.9%, deri në orën 13.00.

Përqindja e pjesëmarrjes në 711 qendra votimi (këto qendra arritën të bëjnë lidhjet me KQZ-në) është:

Berati me 10.56%; Dibra me 30.89 %; Durrësi me 24.94%; Elbasani me 28%; Fieri me 25.4%; Gjirokastra me 29%; Korça me 23%; Kukësi me 34%; Lezha me 17%; Shkodra me 24%; Tirana me 28%; Vlora me 24%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here