KMSH fton besimtarët të votojnë

0
154

KMSHKomuniteti Mysliman i Shqipërisë(KMSH), nëpërmjet një komunikate, thotë se në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.

“Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre”, thuhet në komunikatë.

KMSH i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here