Xhensila kalon njëmilionëshin e klikimeve

0
138

 

Xhensila-690x451Xhensila Myrtezaj ka arritur shifrën jubilare prej një milionë klikimesh në “Youtube” me këngën e saj më të re, “Ring the Alarm”. Këngëtarja seksi lançoi klipin e fundit më 30 maj dhe brenda dhjetë ditësh ka arritur të kalojë shifër shtatëshifrore të klikimeve në “Youtube”. “1 milion falenderime per te gjith juve qe e pelqyet dhe e suportuat #RingtheAlarm”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar në Instagram. Kënga është e bazuar në ritmet e muzikës reggae dhe shoqërohet me një klip shumë veror.

 

Dafina na premton “një botë tjetër” për këtë verë

dafina-copy-1Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se gjatë kësaj vere do të lançojë disa projekte të reja. Duke mos bërë të ditur se çfarë këngë do të publikojë gjatë kësaj vere, ajo u ka thënë fansave se së shpejti do të publikojë diçka të re. Në një fotografi të postuar në “Instagram”, krijuesja e hitit “Shumë qef”, ka shkruar: “Do ju dërgoj diku… në një botë tjetër gjithashtu. Së shpejti do vijnë gjëra të reja”, ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur edhe hashtagun #staytunned #summer2015. Kënga e fundit e Dafinës është “Shumë qef” që u publikua në muajin shkurt të këtij viti. Kjo këngë deri më tani ka marrë mbi pesë milionë klikime në YouTube.

 

Enca bëhet bionde

encaKëngëtarja bukuroshe dhe shumë e përfolur Enca, nuk po gjen rehat me look-un e saj. Ajo ka vendosur që të vijë ndryshe me një look të ri kësaj here. Çdo gjë që ajo bënë është në qendër të mediave, ku përflitet shumë. Edhe këtë her ajo ja ka dal mbanë të duket në formë dhe e bukur me flokë bionde. Enca bionde apo brune eklipson çdo mashkull që I del përpara dhe i bënë ata me bukurin e saj ta duan të gjithë. Enca përveç se këndon është një ndër vipat shqiptarë më të famshëm në “Instagram”, duke patur shumë ndjekës edhe kjo jo vetëm për shkak të talentit por edhe formave dhe bukurisë që ja ka falur natyra.

 

Edhe Zanfina di të provokojë

zanit-e1434053918693Këngëtarja, Zanfina Ismajli e cila ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, duket se po pushon dhe mbushë bateritë. Por derisa të sjellë ndonjë projekt ajo mundohet që përmes fotove të qëndrojë sa më afër fansave. Por se i pëlqen të provokojë me foto pikante, i pëlqen. Së fundmi, Zani në rrjetin social “Instagram” ka postuar një fotografi ku përveçse dëshiron të tregojë se si duket, ajo gjithashtu dëshiron të provokojë me gjoksin e ekspozuar. Komentet e fansave kanë qenë të shumta duke e komplimentuar dhe cilësuar si një nga femrat më seksi.

 

Shkëndija zhvishet 100 për qind

skendasJanë të shumta fotot që bukuroshja seksi, Shkëndije Mujaj poston në rrjetet sociale. E kemi parë ekspozojë e provokojë me pjesë të trupit të saj, por në foton e fundit që ka publikuar ajo është zhveshur tërësisht. Shkëndija kësaj radhe tregon më shumë por që sërish është munduar të mbulojë pjesët më intime. Menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie kanë vërshuar komentet e fansave të shumtë që ka Shkëndija.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here