Rivarrosja e Isa Boletinit/ Rama injoron ceremoninë. Nishani e Basha nderojnë heroin

0
123

Beqir SINA

basha nishani mustafa ne ceremonine e rivarrosjes se isa boletinitNishani: Nën shembullin e Boletinit punuan edhe Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Rivarroset heroi i pavarësisë Isa Boletini. Munguan qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë

Merr pjesë Presidenti Nishani dhe kryetari i PD-së Basha. Asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe Kuvendit në ceremoni

MITROVICË: Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trojeve të tjera shqiptare e kanë përcjellë dhe kanë vlerësuar lartë heroin Isa Boletini, duke e quajtur frymëzues të shqiptarëve ndër vite. Në ceremoninë kryesore të rivarrimit te eshtrave të tij, në Mitrovicë, qytetin e ndarë mes shqiptarëve dhe komunitetit serb në veri të saj, dje u bë rivarrim i tij, në një ceremoni shtetërore mes Shqipërisë dhe Kosovës ku anëtarë të qeverive të dy shteteve shqiptare, por morën pjesë edhe personalitete të larta të Kosovës e Shqipërisë.

Ndërsa, varrimi i Isa Boletinit në Boletin u bë vetëm nga familjarët dhe të ftuarit.

Mijëra qytetarë të Kosovës nderuan arkivolin me eshtrat e heroit dhe qindra të tjerë në Mitrovicë, ndër të cilët një numër i madh nxënësish dhe qytetarësh kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë nisur kremtimin për përcillen në banesën e fundit të arkivolit i cili ka qenë i mbuluar me flamurin tonë kombëtar – flamurin kuqezi me shkabën dy krenare mbi arkivoli n e Isa Boletinit.

Kortezhi që bart i eshtrat e heroit të kombit u nis nga Prishtina, ku dje paradite u mbajt edhe një mbledhje komemorative e Kuvendit dhe u bënë homazhe para arkivolit, ndërsa ai prite j që të arrijë në Mitrovicë.

Varrimi i Isa Boletinit në fshatin e tij të lindjes, Boletin, u bë nga familjarët dhe të ftuarit e tyre. Në ceremoninë kryesore morën pjesë shumë prej liderëve më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, ndërsa, a s Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka marr pjesë në bartëjen e arkivolit në Boletin dhe kjo thuhet të jetë vendosur në këtë mënyrë për të mos provokuar situatën.

Ceremonia qendrore nisi në stadiumin “Adem Jashari”, ku krerët e shtetit patën rastin të nderojnë heroin Isa Boletini

Me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij shtetëror te Kosovës ka filluar ceremonia kryesore në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, në nderim të heroit, Isa Boletini.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se rinia e Mitrovicës duhet të krenohet me Isa Boletinin.

Ai theksoi se heronjtë kthehen te fundit nga beteja e kështu është Isa Boletini, pasi një shekull priti te kthehet

“Baca Isë ne sot jemi te lire por kemi mall për ty. Është koha te rehatohesh Baca Ise sepse mire është Kosova edhe Shqipëria”, – tha Veseli.

Ndërsa kryeministri i Kosovës. Isa Mustafa theksoi se sot ne përvjetorin e lidhjes shqiptare te Prizrenit po i nderojmë heroin kombëtar Isa Boletinin.

Kryeministri Isa Mustafa në ceremoninë qendrore për rivarrimin e heroit Isa Boletini ka thënë se Isa Boletini po bëhet urë bashkimi për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve dhe origjinës.

“Ai na bashkon edhe sot kur po mbyllet udhëtimi i tij shekullor drejt vendlindjes së tij”, tha Mustafa. Sipas tij, kullat e Isa Boletinit në Boletin nga sot do të bëhet panteon i shqiptarizmës ku të gjithë shqiptarët do të përkulen para tij.

Kryeministri Mustafa ka folur edhe për periudhën kur Shqipëria kishte shpallur pavarësinë e shtetit ndërsa 28 Nëntorin e ka lidhur me 17 Shkurtin kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Të dyja këto data sipas Mustafës lidhen me emrin e heroit Isa Boletini.

“Për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Isa ishte vetë shtylla kryesore e asaj ngjarje ndërsa gjatë gjithë kohës figura e Isa Boletinit ka qenë model i jetës dhe flijimit për lirinë e Kosovës për shumë patriotë shqiptarë”, – tha Mustafa.

“Isa Boletini ishte njeri i idealeve të mëdha shqiptare. Isa Boletini rrugëtoi neper te gjitha qytetet e Kosovës dhe ne fund iu kthye vendlindjes se tij. Jeta dhe vepra e Isa Boletinit ka qene dhe është inspirim për te rinjtë shqiptarë. Isa Boletini është heroi i Kosovës dhe duhet te jete simbol i shqiptareve dhe simbol i luftës. Zoti e bekoftë Isa Boletinin dhe gjithë ata qe e kanë mundësuar varrimin e tij ne Kosovë dhe zoti e bekoftë Kosovën”, tha Isa Mustafa.

Ndërsa presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani duke folur gjatë ceremonisë tha se është një nder i madh që sot gjendet në këtë ditë madhështore ku siq tha ai heroi i kombit po kthehet në shtëpi pas njëqind vitesh. “Na ka munguar ky altar i lutjes kombëtare në Boletin dhe kjo do të ishte e pamundur pa kthimin e heroit në vendlindje”, tha Nishani. Sipas tij Isa Boletini ishte simbol i amzës kombëtare ndërsa e ka quajtur si krenari kombëtare më orët më tragjike të shqiptarisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili mori pjesë së bashku me delegacionin presidencial nga Shqipëria, këshilltarin diplomatik z Flamur Gashi, në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, ka thënë se Isa Boletini është bëma e kolona e tempullit shqiptar ndër mote.

Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kane dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”, tha Nishani gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Ai tha se nën shembullin e Isa Boletinit punuan edhe Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha, cili u nderua edhe me titullin “Qytetar Nderi Mitrovicës” gjatë fjalimit të tij në stadiumin “Adem Jashari” tha për heroin e kombit, Isa Boletinin se:“Nga sot baca Isë do të prehet në tokën e tij, në Kullën e tij të pamposhtur, në Kosovën e lirë.

Sot Mitrovica dhe familja Boletini realizojnë amanetin e tij, amanetin e gjithë shqiptarëve. Ky amanet është dyfish i përmbush, pasi që do të jetë në Kosovën e pavarur. Burra si Isa Boletini janë gjeneza e pavarësisë. Pavarësia e Shqipërisë kujtohet edhe me emrin e Isa Boletinit. I premtuan Isës armë e prona, por nuk e ndërroi kurrë me gurët e Boletinit sepse kishte besë dhe i kishte dhënë besë nga Mitrovica e deri në Vlorë. Ndihem krenar që jam sot bashkë me ju, që kam gjak si gjak i tij, dhe që do të përulem pranë varrit të tij për t’ju treguar fëmijëve tanë me krenari për heroin e kombit shqiptar, kush ishte Isa Boletini. Ai do të jetë mes nesh siç e meriton, siç ishte dhe është amaneti i tij, lavdi për jetë”, u shpreh ndër të tjera, Basha.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, e ka cilësuar ngjarje shumë të rëndësishme varrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës.

“Sot po shënojmë njërën nga ngjarjet më të rëndësishme për ne, varrimin e eshtrave të Isa Boletinit, aty ku ai lindi dhe bëri emër të pashlyer në historinë e kombit shqiptar. Sot po bëhemi pjesë të historisë duke e nderuar ashtu siç e meritojnë veprat e njërit nga heronjtë më të mëdhenj që dha Kosova më të mirin gjatë shekullit 19 dhe 20”, tha Bahtiri.

I pari i Mitrovicës tha se sot po e mundësojnë kthimin e Isës në shtëpi të vetë, dhe po korrigjohet një padrejtësi që u bë për gati një shekull.

“Ne sot po ua kthejmë heroin vendit të tij. Ne sot po e hijeshojmë Boletinin dhe Mitrovicën”, tha Bahtiri.

Të pranishëm aktualisht kanë qenë kryetari i Kuvendit Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Princ Leka me bashkëshorten, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe njëherëshit kryetar i Partisë Demokratike, personalitete të shquara shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria e trojet shqiptare. Si dhe shqiptar nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria dhe diaspora, ku nga shqiptarët e Amerikës, kishte ardhur veprimtari i dalluar Marash Kol Nucullaj anëtar i bordit të drejtorëve të LQSHA.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here