Gjyqtarët shqiptarë, deri 300 mijë euro për një post

0
137

prokuroria e pergjithshmeRreth 100 deri në 300 mijë euro dyshohet se paguajnë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë për t’u emëruar në poste të lakmuara.

“Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” shenjon defektet aktuale të sistemit kompleks dhe thekson nevojën për reformë në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe institucionin e Prokurorisë.

Raporti voluminoz i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë thekson se situata e korrupsionit në sistemin e drejtësisë nuk është e dokumentuar, megjithatë perceptimi i publikut dhe i vëzhguesve pranë sistemit sugjeron për ekzistencën e formave të ndryshme të përfitimeve të paligjshme.

“Është e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të mos rizgjidhet nga legjislativi apo ekzekutivi,” thuhet në raport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here