“Standard”, media e parë që denoncoi aferat e Becchetti-t

0
27

logostandardProkuroria e Tiranës konsideroi si organizator të skemës së pastrimit të parave shtetasin italian Francesco Becchetti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncensionar- kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri. Por denoncimi ndaj Becchetti-t është bërë rreth tre vite më parë nga dy media në Shqipëri. Gazeta “standard” dhe televizioni “Top Channel” kanë denoncuar prej kohësh aferat e biznesmenit italian, kryesisht lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Nga ana e tij Becchetti, i cili i cilësoi si shpifje në atë kohë shkrimet dhe kronikat e medieve duke i hedhur dy mediet në gjyq. Në seancat gjyqësore që zhvillohen në Itali, Becchetti ka kërkuar nga administratoret e “standard” dhe “Top Channel” 20 milion euro duke i paditur për shpifje. Por ndërsa dje Prokuroria zbuloi të gjithë skemën e Becchetti-t, duket se dy mediet shqiptare kanë pasur të drejtë në denoncimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here