Zgjedhje 2015, Fier/ Enkelejd Alibeaj: Pesë klasa bëjnë mësim me një mësues.

0
156

Enkelejd AlibeajVarfëria, çmimet e larta, mungesa e subvencioneve në bujqësi, infrastruktura e degraduar, mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, mosfunksionimi i rrjetit vaditës e kullues, mungesa e ujit të pijshëm, janë shqetësimet me të cilat përballen sot banorët e komunës Frakull, të majtë e të djathtë.

Në fshatin Çerven banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve të fundit. Kafaraj furnizon me ujë Fierin, ndërsa banorët e saj vuajnë për ujë të pijshëm Në shkollën fillore të Kashishtit, pesë klasa bëjnë mësim me një mësues, ndërsa mungon një kopsht për fëmijët e vegjël. Në Frakull të Madhe familjet pa tokë vuajnë papunësinë, ndërsa për invalidët është prerë ndihma sociale.

Ky realitet duhet ndryshuar. Në 21 qershor të bashkojmë votat për t’i dhënë një drejtim tjetër jetës së çdo banori të Frakullës dhe të Fierit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here