Shkup/ Zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill të 2016

0
38

 

HahnZgjedhje të reja në prill të vitit 2016, ndërkohë që duhen bërë ndryshime në Kodin zgjedhor dhe listën zgjedhore. Kjo marrëveshje u arrit pas bisedimeve maratonë në rezidencën e BE-së në Shkup. Bisedimet u zhvilluan mes eurokomisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Johanes Hahn dhe katër liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni.

“Jemi në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje për krizën politike në Maqedoni. Javën e ardhshme bisedimet me katër liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni do të vazhdojnë në Bruksel”, u shpreh eurokomisari Hahn, i cili e dha deklaratën në prezencë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe liderit të opozitës shqiptare Menduh Thaçi.

Pas takimit në Shkup, komisioneri Hahn do të udhëtojë për në Uashington, ku në takimet me administratën amerikane dhe në Kongres, do të vërë theksin te bisedimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Është paralajmëruar edhe një takim i veçantë me z.Metju Nimiç, ndërmjetësues i OKB-së për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth emrit, midis Maqedonisë dhe Greqisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here