Komisioni i Edukimi/ “Ligji i arsimit të lartë u jep para universiteteve private”

0
40

universiteteve private”Studentët dhe pedagogët kundër ligjit të arsimit të lartë; u jep lekë privatëve

Studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre kundër ligjit të arsimit të lartë. Një grup të rinjsh kanë protestuar dje para Kuvendit, në momentin që raportonin në Komisionin e Edukimit disa nga drejtuesit e universiteteve. Studentët me pankarta në duar, ku shkruhej “Mos e shisni universitetin”, ishin në pritje të ministres Lindita Nikolla, ndërkohë që ministrja kishte vendosur për “braktisjen” e mbledhjes dhe MAS u përfaqësua nga zëvendësministri Arbjan Mazniku. Policia e kryeqytetit ka ndërhyrë për të ndalur protestën e studentëve dhe pedagogëve. “Ne nuk kemi nevojë për leje, pasi ky tubim është spontan. Komisioni parlamentar është mbledhur në një terr informativ edhe sekretaria e kuvendit e ka për detyrë të njoftojë lidhur me veprimet që pritet të bëjë komisioni ndërkohë këta nuk njoftojnë askënd janë të fshehur sepse ky komision ka anëtarë të saj pronarë të universiteteve private që synojnë të përfitojnë fonde dhe të fundosin publikun. Ligji ka pasoja shkatërrimtare prandaj nuk lejojmë të miratohet”- tha pedagogu Arlind Qorri. Studentët u shprehën se do të kalojnë në grevë urie nëse deputetët nuk hedhin poshtë ligjin për arsimin e lartë që ka propozuar Ministria e Arsimit. Nuk është hera e parë që studentët po protestojnë për përmbajtjen e këtij ligji i cili sipas tyre ka pasoja shkatërrimtare për të tashmen dhe të ardhmen e universiteteve publike. Projekti i ri prek dhe taksat e shkollës, duke rënduar në buxhetin e çdo studenti. Nga ana tjetër, përfitimi i fondeve publike nga universitetet private është pika tjetër e papranueshme.

 

Raportimi

Në Komsionin e Edukimit rektorët e universiteteve u shprehën kundër ligjit të arsimit të lartë, pasi privatët do të marrin fonde publike. Më i ashpër ishte Rektori i Universitetit Politeknik në Tiranë Jorgaq Kaçani, i cili i lëshoi një apel Ministrisë së Arsimit që të rishikojë disa nene, veçanërisht atë që parashikon financime me fondet publike të Universitete private, dhe pjesa ku përfaqësues të ministrisë marrin më shumë kompetenca, në dëm të autonomisë së universiteteve”. Parashikohen krijimi i disa strukturave shtetërore të cilat mund të ndikojnë në shtimin e procedurave burokratike, rritjen e kostove financiare në buxhetin e shtetit për arsimin e lartë dhe cenimin e autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë, gjykojmë që numri i tyre duhet të reduktohet. Me këto vështirësi që kemi, me këtë papunësi totale që kemi të marrë studenti kredi dhe ta futësh borxh pa filluar akoma shkollën, duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, – tha Kaçani. “Dobëson pozitat e këtij institucioni, madje mund të vërë në pikëpyetje edhe formën e ekzistencën e këtij institucioni në të ardhmen. Një institucion i arsimit të lartë që do të humbë në konkurrencën e tregut universitar, do të mjaftojë një VKM për të shpallur falimentimin e këtij institucioni ashtu sikurse u shpall falimentin e disa universiteteve private një vit më parë”, – u shpreh Ardian Marashi, drejtor i Studimeve Albanologjike. “Ne nuk mund të sigurojmë të ardhura 50% të buxhetit, asnjëherë. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë, pra ne nuk mund të kemi shumicën e Këshillit të Administrimit. Unë mendoj se autonomia e universitetit do të jetë më e madhe”, – tha Petrit Malaj, rektor i Universitetit të Arteve. Ndërsa zëvendësministri Arbjan Mazniku mbrojti projektligjin duke theksuar se nuk cenon autonominë e universiteteve. Në Komisionin e Edukimit ishit të pranishëm edhe eksprertë të Bankës Botërore të cilët do të shprehen më vonë në lidhje me draftin.

 

Komisioni/ Sigurimet shoqërore, falen gjobat për 30 mijë biznese

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike”. Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 30 mijë biznese, të cilëve u falen në total 3 miliardë lekë. Anëtarët propozuan që gjobat të cilat janë në proces apelimi administrativ apo në proces gjyqësor falen sipas përcaktimeve të nenit 1 të këtij ligji, nga data e hyrjes së tij në fuqi. Neni 1 parashikon se: Falen, në masën 80 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri në 31 dhjetor 2014, në zbatim të neneve 113, “Mosdeklarimi në afat”, pavarësisht vlerës së detyrimit, dhe 114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i kontributit”, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për subjektet juridike dhe fizike, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri në funt ë muajit shtator.

Deputeti i PD-së, Ridvan Bode, kërkoi që ky lehtësim fiskal të përfshijë jo vetëm gjobat, por edhe kamatëvonesat, si dhe të zgjatet afati kohor edhe në këtë vit. Sipas z. Bode, kjo falje duhet të jetë në masën 100%. Gjobat për mosdeklarimin dhe mospagimin në afatet ligjore të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen. Gjithashtu, ky projektligj, nëpërmjet lehtësimit të barrës së borxheve, ka si qëllim edhe nxitjen e subjekteve juridike dhe fizike për të paguar kontributet e prapambetura, në kuadrin e fillimit të zbatimit të reformës së pensioneve, për të dhënë edhe një herë mundësinë për mbulimin me sigurim shoqëror të të gjitha periudhave të mëparshme, për të cilat nuk kanë paguar kontribute. Kjo është edhe arsyeja kryesore që në këtë projektligj parashikohet falja e gjobave për deklarim dhe pagesë të vonuar të kontributeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që nuk parashikohet falja e gjobave të vendosura për punonjës të konstatuar të paregjistruar apo të padeklaruar. Më pas, anëtarët e komisionit miratuan dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet RSH dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” (COSNE) 2014 – 2020”.
Deputetët miratuan në komision edhe projektrezolutën e raportit të veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitin 2014.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here