FQINJI I BODRUMIT

0
31

Nga Edmond Hasani

Nga Edmond HasaniI vjen gjithmone era hudhra nga goja e pavaresisht se dua ta shikoj me simpati kur ja ndjej aromen e rakise e shmang takimin me te por sot gjithcka brenda meje u permbys . Mondi, me thote eja te te tregoj dicka dhe duke ecur para meje me heq udhen poshte, tek bodrumi i pallatit ku banon prej kur nuk mbahet mend . Perkulet poshte nje shtrati te madh ,te lashte  bashkeshortor e qe andej nxjerr nje kuti ! E hap dhe ne duart e tij shikoj nje gramafon te vjeter . Ulet mbi shtrat,pi uje nga nje broke e zbukuruar me vija jeshile dhe befas me thote ; Ti je i ri ne kete pallat e ndoshta nuk me njeh fare as mua e as banoret e tjere apo jo ? Po, i them, ka dy muaj qe kam ardhur ketu ! Ai nuk flet e nderkohe ve ne pune gramafonin e ndersa prisja te degjoja ndonje kenge te vjeter sa mosha e gramafonit ne vesh me futen cuditerisht ca ofshama,britma, pasthirrma,psheretima,ah,uh,oh,,,,! Edmond, gruaja ime eshte vrare duke u arratisur  me not bashke me nje mik te sajin i cili rezultoi te ishte dashnori i saj ,diku mes liqenit te Ohrit para 30 vjetesh ! Cava syte nga habia dhe mekja ime shoqeruar me tingujt e cuditshem te gramafonit te lashte i dhane kurajo fqinjit tim te vazhdonte tregimin ! Pas vrasjes se saj dhe demaskimit tim para kolektivit si armik i klases me detyruan te divorcohem nga ajo megjithse ajo  kushedi ku ishte dekompozuar plotesitsh nga ujrat dhe korani i liqenit ! Ju afrova fqinjit i hodha krahun ne qafe pa ditur cti them por rrudhat e tij ishin me te forta se c’mendoja une e keshtu degjoja ne heshtjen mes klithmave te gramafonit nje thriller te jashtzakonshem ! Ok, i thashe dikur,vec nje zemer e forte si ti i mbijetoi kesaj tragjedie familjare por me thuaj cfare jane keto klithma ne gramafon ! Hahahahaha, filloi te qeshte me histeri dhe nje kolle azmatike desh e vdiq fqinjin tim  ! Pasi u qetesua me thote ; Edmond, fqinjet e pallatit  ose me sakte te hyrjes tone nuk jane njerez dosido,perkundrazi jane vipa ! Ne kat te katert jeton vellai i kufitarit qe vrau gruan time dhe dashnorin e saj ne liqen ! Ne kat te trete jeton ish sekretari i partise i uzines  qe me demaskoi si armik ! Ne kat te dyte jeton ish gjykatesja qe e denoi pas vdekjes gruan time me 25 vjet burg dhe ndalim te se drejtes per te votuar e per tu votuar ! Perballe saj jeton gruaja e ish dashnorit te ish gruas time qe eshte martuar me kufitarin vrases te tyre !  E ben dot lidhjen e tyre me gramafonin Edmond, se ti dukesh edhe si gje e zgjuar ?,,,,,,,Kish filluar te me ngacmonte hundet era e mykut, egrasise dhe pisllekut te bodrumit dhe mezi prisja te dilja qe andej kur ai vazhdoi ; Une pas pijes kthehem vone fare ne shtepi dhe qe ta dish ne oret e vona te nates rreth pallatit degjohen peshperima,renkime,ngasherime,pasthirrma te cilat une i incizoj ne shiritin e gramafonit ! Do thuash ti cjane keto tinguj ! Edhe une akoma nuk e di nese keto qe po degjojme jane britmat e ndergjegjeve te plagosura te mekatareve tane apo mos valle jane britmat, renkimet,e gruas time,e dashnorit te saj dhe viktimave te tjera te krimineleve qe sot jetojne me mire se dje mbi mua gjithmone ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here