Legalizime pas 2009-ës/ PD: Ndryshimi i ligjit, vetëm për fushatën elektorale,  Gaçi i PS-së kundër  Lames: Jo show me certifikatat

0
112

Gëzim Saliu

11271968_10204475944083064_1629562677_nKuvendi diskutoi dje ndryshimin e ligjit të legalizimeve, që i hap rrugë përfshirjes në proces të rreth 60 mijë objekteve të ndërtuara pa leje pas janarit të 2009-ës. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, prezantoi para deputetëve ndryshimet në ligj, duke theksuar se objektet e ndërtuara në tokë shteti apo tokë të të tretëve, nuk mund të legalizoheshin më parë, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, që i cilësonte si vepra penale. Por ndryshimi i ri në ligj bën të mundur amnistinë për mospenalizimin e këtyre ndërtuesve. Ndërsa opozita e ka cilësuar nismën e qeverisë dhe ALUIZNI-t si elektoral, nuk munguan në Kuvend edhe kritikat e deputetëve të mazhorancës, të cilët kërkuan vendosjen e disa afateve për procesin.

 

Debati

Ndërsa prezantoi ndryshimet në ligj, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lama, hasi në kritikën e deputetëve të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese jo më shumë me temën e diskutimit për sa i përket shpërndarjes së lejeve të legalizimit në mënyrë publike. Sipas opozitës, shpërndarja e tyre në fushatë elektorale tregon se procesi i legalizimit po përdoret politikisht. Ndërsa Lame theksoi se prania e Kryeministrit në shpërndarjen e certifikatave ka ardhur për të rritur besimin e qytetarëve në proces, nënkryetari demokrat i Komisionit, Genc Ruli, tha: “Po si mor Lame nuk na qenka për fushatë, po Erion Veliaj çfarë do pra që shpërndan certifikata?” Por akuzave të demokratëve në Komision iu shtuan edhe kritikat e deputetëve të mazhorancës, të cilët kërkuan më shumë angazhim për vendosjen e afateve lidhur me procesin, duke lënë pas, sipas tyre, “shpërndarjen në televizion të certifikatave”. “Tek ALUIZNI një qytetar ka plotësuar gjithë dosjen do ishte shumë normale të vinte në sportel dhe të kishte një datë. Ose nuk e di ka variantet të tjera vende të ndryshme e kanë zgjidhur me zona, ose me tipologji. Po jo as me tipologji, as me afat, dhe kjo sjell pasiguri. Nuk është normale që një njeri që ka plotësuar dokumentet të presë kur të dalë në televizion dalja e radhës”, – tha deputeti socialist Artan Gaçi. Ndërsa ndërhyrja e Lames, sipas së cilës shpërndarja nuk ka synime elektorale, ligjvënësi i majtë iu përgjigj duke pohuar: “Unë nuk të pyeta këtë, unë pyeta lidhur me shërbimin ndaj qytetarëve. Në qoftë se ti do të bësh koment vetë po, por unë s’të thashë këtë”. Pas mbylljes së diskutimeve, Komisioni votoi me vetëm votat e deputetëve të mazhorancës projektligjin në parim, ndërsa opozita votoi kundër duke e cilësuar nismën tërësisht elektorale.

 

Debati në Kuvend

Batuat mes deputetëve, Lame: Topi ka dy topa. Ruli: Ligji, kriposje për fushatë

Genc Ruli: Qeveritë në fillim vënë afate, pastaj shtyjnë e shtyjnë afatet për shkak fushatash. Në këtë pikë, Rilindja nuk paska ndonjë ndryshim, me të njëjtin avaz me të shkuarën.

 Artan Lame: Për çështjen e bërjes publike dhe shërbimit ndaj qytetarëve, nuk është çështje politike apo fushate elektorale. Kjo ka filluar që para një viti. Kjo shërbeu si nxitje se shteti e ka marrë seriozisht këtë radhë… këtë e kam për zotin Gaçi.

Artan Gaçi: Nuk bëra këtë pyetje unë.

Artan Lame: ta mbaroj një herë unë, kur ta mbaroj unë më thuaj që nuk pyeta këtë.

Artan Gaçi: Po nuk bëra këtë pyetje, nëse do me bë koment vetë po, po unë nuk të bëra këtë pyetje.

Ruli pa mikrofon: Të dali Erjon Veliaj e të shpërndajë legalizime e të mos qeka për fushatë elektorale…

Eduard Shalsi: Po për databazën.

Arta Lame: Këtu topi ka dy topa. Vullneti i teknicienëve është më i saktë se i politikanëve, Edhe para 2013-ës kjo ndajë në dy pjesë: çfarë është bërë me fotografimin ajror dhe hartën vektoriale ka qenë shumë e mirë, çka është bërë se si përdorej kjo bazë e të dhënave funksiononte keq.

Artan Gaçi: pak më parë unë problemin e kisha për shërbimin ndaj qytetarëve. Në çdo institucion kur plotësohen dokumentet ka një datë që nga kjo datë ti zotëri do marrësh lejen, licencë, këstin apo ca do të jetë. Nuk do ishte normale që edhe tek ALUIZNI një qytetar ka plotësuar gjithë dosjen do ishte shumë normale të vinte në sportel dhe të kishte një datë. Ose nuk e di ka variantet të tjera vende të ndryshme e kanë zgjidhur me zona, ose me tipologji. Po jo as me tipologji, as me afat, dhe kjo sjell pasiguri. Nuk është normale që një njeri që ka plotësuar dokumentet të presë kur të dalë në televizion dalja e radhës.

Namik Kopliku: Doja të thosha që s’kam vërejtje për z. Lame që nuk iu përgjigj fare pyetjes sime (qeshin në mbledhje).

Artan Lame: M’u duk se iu përgjigja pyetjes… më falni z. Kopliku paska pasur edhe një pyetje tjetër.

Genc Ruli: Ju po bëni thjesht show me ndarjen e legalizimeve. Ndonjë ditë do dalë Beqaj e do shpërndajë leje lindjeje që të lindin sa më shumë. Ky ligj është më shumë kriposje për fushatë.

Kozma Dashi: Ne pyetëm a ka zyra ALUIZNI se shqiptarët dinë vetëm që shpërndan leje legalizimi. Sa gjyqe janë hapur me këto prishje?

Rakip Suli: Tek zona ime janë bërë 18%, falënderoj ALUIZNI-n dhe qeverinë për punën.

Ervin Bushati pa mikrofon: Mirë qe qenkan bërë, se te njësia 8 s’janë bërë fare.

 

PD: Provat e reja për importimin e zgjedhësve në Kavajë

Partia Demokratike, përmes deputetit Eduard Halimi, denoncoi atë që e cilësoi si “skemë kriminale të importimit të zgjedhësve nga kryetari aktual i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi”. “Kryetari në ikje i kësaj bashkie brenda 12 ditëve ka importuar fiktivisht të paktën 595 votues nëpërmjet 194 kontratave fiktive të nënshkruara personalisht prej tij në kundërshtim flagrant me ligjet dhe detyrën publike që mban ende. Sipas 194 kontratave të nënshkruara në 12 ditë nga kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë, rezulton se 194 familje kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë shpërngulur për të banuar vetëm 3 muaj në këtë ngrehinë që tregohet në foto. Dhe që sipas kryetarit në ikje të Bashkisë, nenit 3 të kontratës së firmosur prej tij, kanë ardhur këtu për 3 muaj, pra deri në 24 korrik 2015, sepse nuk kanë ku të jetojnë dhe kryetari në ikje po ua përmirëson kushtet e jetesës”, – tha deputeti i PD-së. Sipas opozitës, e gjitha kjo është një mashtrim pasi: “nga dëshmitë e mbledhura në Partinë Demokratike të degës së Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës rezulton se këta votues faktikisht jetojnë edhe tani që ne flasim në këto banesa. Por të gjitha fiktivisht sipas kryetarit në ikje të Bashkisë Kavajë jetojnë këtu”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here