Masakra te materniteti, Shqipëria kërkon ndihmë në Holandë

0
155

mentor lufi vrasja4Prokuroria e Përgjithshme i kërkon zyrtarisht autoriteteve holandeze informacione lidhur me vrasjen e Durim Sulkut në 6 prill në Roterdam. Burime nga organi qendror i akuzës konfirmuan shkresa është nisur.

Prokurorët që po hetojnë vrasjen e trefishtë të së mërkurës në Bulevardin Zogu i Parë janë në pritje informacioneve që ka mbledhur pala holandeze për vrasjen e 33 – vjeçarit shqiptar, vëllai i Besnik Sulkut që mbeti viktimë e shkëmbimit të zjarrit 4 ditë më parë në Tiranë.

Grupi hetimor shpreson se informacioni që do vijë në rrugë zyrtare të hedhë dritë mbi dyshimet e ngritura se Markeljan dhe Klevis Doçi kanë vrarë në Roterdam Durim Sulkun. Informacion u është kërkuar autoriteteve italiane lidhur me aktivitetin kriminal të Salvatore Letizia-s.

Në pritje të përgjigjeve prokurorët vazhdojnë hetimet për vrasjen e 3 -fishtë ndodhur me 27 maj. Hetuesit kanë mundur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes. Por ajo çfarë mbetet enigmë është pjesëmarrja në krim e italianit Salvatore Letizia. Fillimisht u dyshua se ai ishte një vrasës me pagesë i kontaktuar nga Besnik Sulku për të vrarë Mentor Lufin.

Ndërkohë që dyshimet janë të forta që 35 – vjeçari napoletan dhe organizata kriminale ku bën pjesë, të jetë përfshirë në trafikun e drogës dhe ta ketë ngarkuar atë me ekzekutimin e Mentor Lufit, për shkak të prishjes se pazareve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here