Kylie Minogue tashmë 47 vjeçe

0
129

kellyNjë ditë më parë, sapo ajo ka postuar një foto në Instagram duke u kujtuar të gjithë fansave se ajo ka ditëlindjen, menjëherë kanë shpërthyer urimet për këngëtaren Kylie Minogue. Ajo ka festuar 47-vjetorin, ndërsa për të gjithë kujtesën tonë ajo mbetet ende e freskët. Këngëtarja australiane, në llogarinë Instagram ka publikuar një foto bardhezi, duke u kthyer shumë vite pas në kohë. Në foton bardhezi ajo ka shkruar: “Është ditëlindja ime… është ditëlindja ime! Super dashuri për të gjithë ata njerëz të mirë që pasurojnë jetën time. Faleminderit për çdo gjë! Ju dua!”

 

Kanye West urrehet nga fansat

kanye4 Reperi 37-vjeçar Kanye West ka filluar që të urrehet në një pjesë të madhe nga fansat, dhe kjo shprehet me revoltën e hapur për pjesëmarrjen në një festival të artit i cili zgjat pesë ditë. Fansat madje janë bërë bashkë duke vënë në praktikë planin për një peticion kundër këngëtarit. Gazeta britanike “Daily star” raporton se janë të shumtë ata që nuk e duan West-in në festivalin “Glastonbury”. Organizatorja Emily Eavis ka marrë edhe kërcënime serioze për këtë çështje. Reperi parashikohet që të performojë krah grupeve si “The Foo Fighters” dhe “The Who”. Fansat së bashku kanë nisur edhe një peticion online, duke mbledhur më shumë se 133 mijë firma që reperi të mos performojë.

 

S’ka ndarje, Ben Affleck i dashuruar

 affleckAta kishin një kohë të gjatë që nuk ishin fotografuar nga paparacët dhe kjo shtoi edhe më shumë bindjen se mes Ben Affleck dhe Jennifer Garner gjithçka kishte mbaruar. Por çifti, në kohë reale i ka hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme, madje duke dalë para fotografëve e dëshmuar se familja për ta është e shenjtë. Çifti u fotografua rrugëve të Santa Monikçës, së bashku me dy vajzat e tyre.

 

 

 

Kush e ka ndarë Hamiltonin nga Scherzinger

kendall dhe hamiltonPasi kanë shpenzuar një fundjavë plot me aktivitete së bashku në Kanë dhe Monako, Kendall Jenner dhe Lewis Hamilton kanë mbresa të mira nga njëri-tjetri. Kështu ka thënë një burim për “US Weekly”, pasi ka konfirmuar se Jenner dhe Hamilton vijojnë të mbajnë kontakte dhe pasi janë kthyer nga festa e një jave më parë. Ata janë parë duke flirtuar pothuajse gjatë gjithë kohës. Sipas një burimi, ylli britanik i Formulës 1 ka folur pas Festivalit të Filmit në Kanë edhe me disa miq për Kendall Jenner. “Unë do të kisha shumë dëshirë të dilja me të. Ajo është shumë e lezetshme dhe inteligjente”, – mësohet të ketë thënë 30-vjeçari. Sipas të njëjtit burim, Hamiltonin pas ndarjes nga Nicole Scherzinger, nuk e pengon asgjë për të krijuar një lidhje të re.

 

Stefano De Martino përgjigjet në emër të Belen

 stefanoAi është mjaft i rezervuar me median rozë, por Belen ka marrë mbështetje në lidhje me kundërpërgjigjet për thashethemet për një ndarje. Ka qenë vetë Stefano De Martino ai i cili u është përgjigjur fansave me anë të postimit të një fotoje në Instagram. Stefano De Martino ka publikuar një foto nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, duke nënkuptuar se mes tyre është çdo gjë në rregull. Ky reagim vjen për faktin se kohët e fundit ka qenë vetë Stefano në faqet e para të gazetave, të cilat shkruajnë se ai ka një të dashur tjetër, e cila gjithashtu është pjesë e showbiz-it italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here