Jonida me pizhame në rrugë

0
43

jonida-1_6798Të qenit “fashionista” nuk do të thotë se mund të veshesh e dukesh si të duash dhe të cilësohesh sërish “fashion”. Edhe “fashionizmi” ka një kod. Përcjell trende e modë. Jonida, që cilësohet si një “fashionista” e pasionuar, këtë herë ka vendosur të shfaqet me rroba që ngjajnë me pizhame.

 

 

Olta me peshqir në mes të pyllit

Oltas-11-e1432655345595Olta Gixhari vazhdon me  provokimet e saj të suksesshme në rrjetet sociale. Aktorja shqiptare nuk pëlqen të mbajë shumë rroba veshur dhe kjo kuptohet nga fotot që ajo publikon. Në provokimin e saj të radhës, bukuroshja shfaqet me peshqir e sapodalë nga dushi në mes të pyllit. Ajo madje ka bërë edhe një pozë seksi, duke nxjerrë njërën këmbëlakuriqe dhe duke mbajtur dorën te zona intime. Fotografia është komentuar nga shumë ndjekës të saj, të cilat i kanë kërkuar ta heqë peshqirin dhe të zhvishet krejtësisht. Ajo çfarë nuk ka zbuluar Olta është edhe se kush ishte fotografi i saj?

 

Jehona dhe Esma së shpejti me “Çaje Shukarije”

 jehona dhe esmaJehona Sopi ka filluar realizimin e projektit të paralajmëruar kohë më parë, “Çaje Shukarije”, një duet me yllin e muzikës rome, Esma Rexhepova. Në një intervistë për “Zëri”, Jehona thotë se është e lumtur që pas një kohe të gjatë është rikthyer me një këngë që është “tendencioze”.“Kjo është një këngë shumë e njohur sidomos për gjeneratat më të vjetra e kthyer dhe adaptuar për gjeneratat e reja. Kjo këngë daton nga viti 1963 si kompozim i vetë Esma Rexhepovës, një këngë shumë e bukur të cilën lehtë e kemi adaptuar në versionin ‘house’, e cila është ‘e ngjyrosur’ me shumë rryma të tjera muzikore”, – tha Sopi. E pyetur nga gazeta “Zëri” se a është kjo këngë një rifillim i karrierës së Jehonës, ajo u përgjigj: “Ndoshta, por jo muzikore. Unë do të udhëheq një kompani e cila shumë shpejt do të jetë shumë stabile dhe e suksesshme. Këtë kompani kemi vendosur ta quajmë ‘Fab 3 Production’”.Kënga do të vijë në versionin remix, kur Jehona këndon në gjuhën shqipe, kurse ajo në gjuhën rome.

 

Klaudia Brahja, nudo artistike

kl2Ajo njihet pak në mesin e shqiptarëve, por po bën karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klaudia Brahja quhet modelja shqiptare e cila ka marrë guximin të thyejë tabutë duke pozuar krejtësisht nudo në një set fotografish shumë artistike. Në fotografitë Klaudia fillon nga momentet duke bërë poza të nxehta, por me tesha në trup, derisa më pas i heq dalëngadalë, madje në tentim për t’i shqyer ato. Ajo përfundon krejtësisht e zhveshur në një moment e lidhur me zinxhir dhe në një tjetër e shtrirë në dysheme, por me poza shumë artistike që edhe pse shfaqin thimthat e gjoksit, minimizojnë përshtypjen e pornografisë. Por nuk është vetëm zhveshja e modeles shqiptare që bie në sy; është edhe ambienti dhe kombinimi i trupit të saj me veshjen dhe skenën e fotografimit që i bëjnë fotografitë shumë më të këndshme. Kujtojmë se fotografitë janë realizuar nga David Bellemere, një fotograf që vazhdimisht ka para objektivit femra të nxehta. Bukuroshja realizoi edhe një tjetër set fotografish nudo në bardhezi për revistën “Point seven mach”.

 

Kush i dhuroi “X6” Shkenda Dubovës?

shkenda-1_6434“Nuk shikohen vitet në dashni” është projekti më i fundit i këngëtares në bashkëpunim me këngëtarin Shemi, të cilën e sollën edhe me vidoeklip. Por ky nuk do të jetë projekti i vetëm i Shkenda Dubovës për këtë verë, sipas saj, kjo verë shënon rikthimin e saj në muzikë. “Këtë vit do të vij me shumë këngë të cilat do t’i publikoj me videoklipe dhe nuk do të ndalem më së bëri muzikë, kam vendosur t’i qasem seriozisht muzikës”. Mes të tjerash këngëtarja foli edhe për pasionin që ka për veturat, duke treguar se këto ditë ajo ka marrë dhuratë një veturë “X6”, por duke mos dashur të zbulojë se nga kush i erdhi.

 

 

Lyra prek Hollivudin

lyra-4Aktorja kosovare Lyra Xhoci pritet që së shpejti të zhvendoset nga Kosova dhe të bëjë karrierë në Hollivud. Kjo, për shkak se regjisori kosovar Isa Qosja e ka përzgjedhur atë që të vazhdojë edukimin profesional në njërën prej shkollave më të njohura të Los Anxhelosit, “The Lee Strasberg Theatre & Film Institute, LA California”. Ajo kështu është njëra prej aktorëve të para që bëhet pjesë e kësaj akademie derisa më parë Xhoci ka luajtur edhe përkrah aktores me famë ndërkombëtare Mirjana Karanović, në filmin e metrazhit të gjatë “Three Windows and a hanging”. Filmi “Tri dritare dhe një varje” ishte edhe pjesë e festivalit “Palm Springs International Film Festival”, ku u shpall fituesi “Cinema Without Borders” me çmimin special nga juria në “PSI Film Festival”. Lyra pritet se shpejti të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here