Ushtrimet, si të jetoni më gjatë

Ushtrimet, si të jetoni më gjatëUshtrimet energjike, lloji i ushtrimeve që ju bën të djersiteni, të skuqeni në fytyrë dhe të merrni frymë vështirë, mund të jenë më të mira se ushtrimet e moderuara, kur është fjala për të jetuar më gjatë, thanë studiuesit ditë më parë. Studimi nga hulumtuesit australianë është i bazuar në më shumë se 200.000 të rritur mbi moshën 45 vjeçare, dhe është publikuar në Journal of the American Medical Association (JAMA) Internal Medicine.

Pjesëmarrësit e studimit ishin monitoruar për më shumë se gjashtë vjet.

Ata që bënë vrapim, gjimnastikë apo tenis garues – kishin ushtrime energjike rreth 30 për qind nga ushtrimet e tyre javore – e kishin një normë të vdekshmërisë që ishte 9 – 13 për qind më e ulët se ata që bënë ushtrime të moderuara, si noti, tenisi shoqëror apo punët e shtëpisë.

 

Aktivitetet

“Përfitimet nga aktiviteti energjik u aplikuan tek meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave, dhe ishin të pavarura nga sasia e përgjithshme e kohës e kaluar duke qenë aktiv”, tha autori kryesor, Klaus Gebel, nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Kronike e Universitetit James Cook. “Rezultatet tregojnë se qofshi të trashë apo jo, dhe me apo pa sëmundje të zemrës ose diabet, në qoftë se mund të bëni veprimtari energjike, kjo mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për jetëgjatësi”. Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje të rriturve t’i bëjnë të paktën 150 minuta të aktivitetit të moderuar ose 75 minuta të aktivitetit energjik në javë. Por hulumtimi i tanishëm tregon se duke e pasur parasysh këtë, njerëzit duhet t’i zgjedhin disa ushtrime energjike nëse munden, dhe në qoftë se mjeku i tyre është dakord, thonë autorët e studimit. “Hulumtimi ynë tregon se edhe aktiviteti i reduktuar energjik mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së hershme”, tha Gebel. “Për ata që kanë çrregullime mjekësore, për të moshuarit në përgjithësi, dhe për ata që kurrë nuk kanë bërë ndonjë veprimtari apo ushtrim energjik më parë, gjithmonë është e rëndësishme të bisedoni me një mjek paraprakisht”.

 

Ja pse duhet të konsumoni sa më shumë qershitë

Qershia përmban gjithçka që trupi ynë ka nevojë që të jemi të shëndetshëm dhe vital.

Janë të pasura me vitamina A, C, E dhe acid folik. Ajo është gjithashtu e pasur me minerale të tilla si kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibrat. Më poshtë po rendisim disa nga vetitë kurative të qershive: Mbrojnë nga disa forma të kancerit. Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Qershia pengon oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh qershia. Duke ndikuar në zvogëlimin e a arteriosklerozës, qershia ju siguron që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru. Për shikim të mirë, hani qershitë, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.

Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Qershitë zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, shkruan gazeta Start. Poashtu, lehtësojnë vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid.

 

Sekreti i jetëgjatësisë së femrave

Një filxhan me çaj kamomili largon stresin dhe freskon trupin, por sipas studimeve të fundit përfitimet e tij shkojnë përtej këtyre. Sipas studimeve më të fundit është gjetur një lidhje e fortë mes konsumimit të çajit të kamomilit dhe rrezikut të ulët të vdekjeve nga çdo shkak tek femrat e moshuara. Në një periudhë 7-vjeçare u studiuan 1677 persona meksiko-amerikan nga Epidemiologic Study of the Elderly, shkruan Anabel. Të dhënat tregojnë se femrat ishin ato që ‘përfitonin’ më tepër nga konsumimi i këtij çaji duke u prekur më pak nga sëmundjet. Kamomili është përdorur që në kohët e hershme si një trajtues sëmundjesh e deri tek problemet me pagjumësinë.

 

 

Ushtrimet, si të jetoni më gjatë

Çfarë ushqimesh duhet të konsumoni

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko