Në Zall-Bastar/ Veliaj: Ndërtojmë rrugën për t’u lidhur me segmentin e Arbrit, tregun për produktet e zonës

0
126

veliaj tu hang dreke qylDreka në një familje në zonën e ish-frigoriferit, kërkesa për Veliajn: Duam kopsht, çerdhe, ambulancë dhe ndriçim

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, vijoi dje turin e prezantimit të programit për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ku tha se ndërtimi i rrugës së Zall-Bastarit është prioritet. Nga kjo njësi Veliaj premtoi ndërtimin e rrugës 3.5 km që lidh Zall-Bastarin me Rrugën e Arbrit, si një mundësi për të zhvilluar gjithë zonën. “Duhet patjetër të mbarojmë shkollën, si dhe të përfundojmë 3.5 km rrugë që na lidh me Rrugën e Arbrit, si një mundësi për zhvillim. Gjithashtu, është shumë e nevojshme që të kemi një treg për të gjitha produktet e zonës, për çdo njeri që zbret nga Zall-Bastari e që duan të shesin produktet e tyre në Tiranë. Për këto gjëra konkrete do të punojmë çdo ditë, deri në 21 qershor”, – deklaroi ai. Më tej Veliaj theksoi se Tirana do të ketë një pikë të re hyrëse dhe banorët e Zall-Bastarit do të kenë akses në këtë pikë të re hyrëse nga e cila do të përfitojnë drejtpërdrejtë. “Është më e vështirë të vish në Zall-Bastar se të shkosh në Vlorë apo në Shkodër. Për 4 vite e shkatërruan Tiranën dhe Zall-Bastarin, mendoni se duhet t’u japim edhe 4 vite të tjera? Ata s’kanë asnjë plan për fshatin. Ne e dimë saktësisht se cilat rrugë duhen rikonstruktuar dhe shkollën në Murriz që duhet ndërtuar”, – u shpreh kandidati i majtë. Më tej, Veliaj shprehu akuza për kryebashkiakun aktual si të paaftë dhe tha se PD-ja i kërkon votat, jo për ta çuar vendin përpara, por premtojnë se do na çojnë atje ku ishim. “Kushdo që punon tokën e vet dhe e sjell produktin e tij për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt. Në qoftë se quhesh banor i Tiranës, duhet të kesh të njëjtat shërbime kudo në Tiranë. Ne s’mund të kemi shkollë të mirë në bllok dhe një shkollë të keqe në Zall-Bastar. Nuk mund të kemi diferencime, pavarësisht se ku jeton”, – vijoi Veliaj.

 

Dreka në familje

Ndërkaq, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës iu rikthye dje drekave me familje të kryeqytetit ku ishte mysafir ne familjen Koçi, e cila renditi problemet e zonës së ish-frigoriferit në Tiranë. “Këtë rrugën këtu e kemi shtruar vullnetarisht. Në radhë të parë, legalizimet që i keni nisur, i keni nisur shumë mirë. E dyta, një shkollë. Po gjetët vend, është shumë e vështirë… Por, kemi nevojë për një kopsht, çerdhe, një ambulancë, për rrugën, ndriçimin”, – u shpreh qytetari. Në përgjigje të tij Veliaj premtoi dje: “Kemi identifikuar 246 sheshe që janë sheshe ku, ose mund të bëhet një terren sportiv, ose një qendër kulturore a rinore, ose një bibliotekë lagjeje, ose një kopsht, shkollë apo çerdhe”. Nga ana tjetër, kandidati i majtë nuk ngurroi të lëshonte akuza ndaj kryebashkiakut aktual, i cili, sipas tij, nuk po merret me punë. “Kur s’ke ndërmend të merresh me punë, merresh me parti. S’bën dot punë”, – tha Veliaj.

 

Veliaj premton shesh për komunitetin çam, por ai ekziston prej tri vitesh

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranes, Erion Veliaj, premtoi dy ditë më parë në hapjen e fushatës nga PDIU-ja se një ndër vendimet e para të Këshillit Bashkiak do të jetë emërtimi “Çamëria” i një sheshi të kryeqytetit. Por në fakt Tirana e ka një shesh të tillë që prej vitit 2012, ku vendimi i marrë nga Këshilli Bashkiak mban datën 20 nëntor të këtij viti. Me propozim të anëtarit të Këshillit Bashkiak z. Tahir Muhedini përfaqësues i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), pasi mori në shqyrtim relacionin për emërtimin “Çamëria” të ish-fushës së sportit që ndodhet në rrugën “Ali Demi”, Këshilli Bashkiak vendosi: 1. Të miratojë me emërtimin “Çamëria” ish-fushën e sportit që ndodhet në rrugën “Ali Demi”, pozicioni i së cilës është sipas hartës bashkëlidhur”, – thuhej në vendimin e tre viteve më parë të këshillit bashkiak të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here