Modelja, në kopertinë duke i dhënë gji foshnjës

0
48

modelja-1_4007Në një foto mbresëlënëse foto-modelja Nicole Trunfio ka dalë duke i dhënë gji djalit të saj Zion dhe e ka ndarë këtë çast me revistën ELLE të Australisë. Dhe ajo duket me të vërtetë e mrekullueshme. Modelja e ka bërë një gjë të tillë për të shprehur se sa e rëndësishme është për të të qenit nënë.

 

Hozier merr shpërblimin “Ivor Novello”

hozier-690x459Këngëtari nga Iralanda, Hozier, ka marrë njërin nga shpërblimet më të respektuara në Britani, “Ivor Novello”, për këngën e tij “Take me to church”. Këngëtari irlandez, Hozier, i cili është bërë i famshëm brenda natës me këngën e tij “Take me to church”, ka marrë shpërblimin “Ivor Novello”, pikërisht për këtë këngë. Shpërblimi i është dhënë për këngën më të mirë në aspektin muzikor, por edhe për tekstin më të mirë. “Është një nder për mua, që në këtë sallë kam kaq shumë njerëz që më admirojnë”, ka thënë këngëtari pasi ka marrë shpërblimin. “Me këtë jam inkurajuar shumë. Kjo është gjë e madhe për mua. Para vetëm një viti isha krejtësisht i panjohur, derisa këtë muzikë e shkrova kur s’dija çfarë do të ndodhte. Dua të falënderoj prindërit e mi. Nëna ime është aktualisht në spital, ndaj ky shpërblim i kushtohet asaj”, ka deklaruar 25- vjeçari. Kënga,ndryshe prej një viti qëndron në maja të top-listave gjithandej në botë. Shpërblimi “Ivor Novello” jepet çdo vit për të nderuar ata që aktualisht krijojnë muzikë të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net. Ndryshe nga çmimet që nderojnë ata që thjesht krijojnë janë “produkte popullore”. Ky shpërblim nderon, ndërkaq të gjithë ato vepra që janë publikuar ekskluzivisht në Britani të Madhe.

 

Pas 33 vitesh, largohet Letterman nga “Late Show”

 letterman-690x345Moderatori i njohur amerikan, David Letterman, i ka dhënë fund edhe emisionit të fundit të “Late Show”, pasi e udhëhoqi atë 33 vjet të jetës së tij. Emisioni i tij i fundit, ka zgjatur 15 minuta më shumë pasi shfrytëzoi rastin të falënderonte të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Letterman është një nga figurave më të njohura të televizionit në SHBA dhe mban rekord për periudhën që ka kaluar në televizion me një emision, transmeton Koha.net. Moderatori 68- vjeçar, e pati nisur karrierën e tij, më 1978, duke i udhëhequr më tepër se 6 mijë emisione të mbrëmjes. Programet e tij i kanë marrë 11 çmime “Emmy”. Në muajin shtator atë do ta zëvendësojë moderatori Stephen Colbert.

 

Rekordin e Vevos e thyen…

 taylor-swift-feston-dit-euml-lindjen-si-yll-i-v-euml-rtet_hdKënga e fundit e këngëtares së famshme Taylor Swift, “Bad Blood”, ka marrë 20.1 milionë shikime për 24 orë, duke thyer rekordin e Vevo-s. Shërbimi i videove Vevo në një deklaratë ka theksuar se klipet e Swiftit, duke përfshirë “You Belong With Me”, “Shake it Off” dhe “Mean”, aktualisht kanë marrë në total 5 miliardë shikime. Këngëtarja Nicki Minaj deri tani ka mbajtur titullin për hitin e saj “Anaconda” me 19.6 milionë shikime. Swift këtë gëzim të madh vendosi që ta ndajë me fansat e saj duke shkruar në llogarinë e saj në Twitter, dhe duke dërguar falënderime të veçanta për ata të cilët janë pjesë e këngës.

 

Për kë pozoi në bikini Jennifer Lopez ?

jeniferJennifer Lopez ka prezantuar disa prej modeleve më seksi të rrobave të banjos. Edhe pse 45 vjeç këngëtarja gjatë fotosesionit apo prapaskenave duket më e bukur se kurrë, duke teguar linja perfekte dhe pamje sensuale. Rroba banjo trupore “Best Bodies” është linja e re e prezantuar në kopertinën e revistës Us Weekly. Idhulli amerikan gjatë prapaskenave është shprehur se me këto veshje ndihet shumë seksi dhe plot vetëbesim. Ajo tregon se kujdesi për një imazh të shëndetshëm është shumë i rëndësishëm dhe duke u fokusuar në veten tuaj do të ndiheni vazhdimisht mirë. “Kjo nuk do të thotë që linja e re e “bodies” është vetëm për modele apo për vajza me këmbë të gjata, pasi unë nuk jam një e tillë, por më pëlqen të kuroj pamjen time”, tha artistja.

 

Ashton Kutcher kërkon privatësi nga paparacët

ashtonAshton Kutcher mbron me çdo kusht familjen e tij, e përpos apelit të lëshuar dhe më herët në lidhje me publikimin e fotove, ai i është drejtuar mediave rozë. Ai në formë të prerë ka urdhëruar që të mos publikohen fotot e vajzës së tij të vogël, kjo pasi në mediat online filluan të publikoheshin foto familjare. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter ai ka shkruar për ndjekësit se duhet të ndalohet me publikimin e këtyre fotove. “Vajza ime është tepër e vogël”, ka thënë ai, dhe paparacët duhet ta respektojnë këtë privatësi”. Vajza e Kutcher dhe Kunis quhet Wyatt Isabelle dhe është 7-muajshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here