Matura/ Në provim 46 mijë maturantë, MAS: Ndalohet celulari

0
50

Në provim 46 mijë maturantëTesti për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë

Ditën e sotme zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i gjuhës së huaj, për 46070 maturantë nga i gjithë vendi. Kandidatët do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj, D3: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Testet janë hartuar nga specialistë të gjuhës në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe në përputhje të plotë me niveli B1.  Çdo pyetje në test do të vlerësojë njohuritë dhe kompetencat që maturantët zotërojnë në gjuhën e huaj të parë. Ky proces do të zhvillohet nën masa të rrepta monitorimi nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe DAR/ZA.  Ministria e Arsimit dhe Sportit, për këtë provim, sikurse për të gjithë provimet e Maturës Shtetërore ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe mbështetëse, me qëllim garantimin e një procesi tërësisht normal dhe në përputhje me Rregulloren e Maturë Shtetërore 2015. “Dëshiroj të falënderoj: Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të cilët do të garantojnë sigurinë dhe normalitetin, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend.

Postën Shqiptare, e cila në këtë Maturë do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat tona arsimore.   Të gjithë institucionet e MAS-it dhe mësuesit që do të përfshihen në realizimin e këtyre provimeve”, – tha në një konferenc për shtyp Nora Malaj, zëvëndësministre e arsimit.

 

Rregulli

Maturantët sot duhet të kenë me vete kartën origjinale të identitetit. Nuk lejohet mbajtja e celularëve në mjedisin e provimit. Nëse një maturant do të kapet me celular ai/ajo automatikisht do të përjashtohet nga procesi i provimit. Si provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20% të pikëve. Rezultatet e provimit do të shpallen brenda dy javëve. Nga maturantët kërkohet qetësi dhe vëmendjen gjatë procesit të provimit si dhe respektim i plotë i rregullave të këtij procesi. U bëjmë thirrje të gjithë maturantëve, mësuesve dhe prindërve që të angazhohen në këtë proces, duke zbatuar me rigorozitet të gjitha rregullat e Rregullores së Maturës Shtetërore.  Ministria e Arsimit dhe Sportit ju garanton edhe këtë vit një proces të mirë administruar me standarde ashtu si edhe vitin që shkoi”, – thekson Ministria e Arsimit. Maturanti duhet që në çdo provim të sigurojë të paktën 20 për qind të pikëve që të kualifikohet si kalues.  Maturanti përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është caktuar, kopjon, bën komente për përmbajtjen e testit, mban telefon ose mjete te tjera të komunikimit. Po kështu përjashtime ka edhe kur maturanti refuzon kontrollin nga administratorët në momentin e hyrjes në provim, përdor lapsa apo më shumë se një ngjyrë në provimin e testit, kur dëmton testin apo barkodin. Mjediset kudo te zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të  telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë, përveç rasteve të veçanta. Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet. Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×60 cm;

Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo  qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë  komunikim me rrugët automobilistike.

 

Datat e tjera të provimeve do të jenë:

29 maj gjuha shqipe dhe letërsia

9 qershor matematika

19 qershor lëndët me zgjedhje

 

Studimi/ 100 njerez në ditë përfundojnë mesatarisht në spital pas aksidenteve

Rreth 18 për qind e tyre humbasin jetën, gjatë trajtimit intensiv.  Qendra e vetme e traumes në vendin tonë gjendet në spitalin ushtarak, ku trajtohen  rreth 40 mijë raste pacientësh të gjymtuar në vit. Ndërkohë që terapia për ta, lë shumë për të dëshiruar, duke nisur që nga transporti fizik pas aksidenteve e deri te mungesa e fizioterapisë për rikuperimin e plotë. Këto probleme u trajtuan në Konferencën e Parë Kombëtare të Traumës, të zhvilluar në Tiranë, me pjesëmarrje të kirrurgëve nga vendi, dhe ato të Shoqatës Europiane të traumës. Ndërkohë që një tjetër shqetësim mbetet edhe mungesa e trajnimit të personelit shëndetësor që trajton pacientët pas aksidenteve.  “Trauma vret  afro 5-6 milione njerez në të gjithë botën në një vit. Një nga masat që mat zhvillimin e një vendi është mënyra se si kujdeset  për ata që përjetojnë aksidente, traumë. Ndihma më e mirë që mund të të ndihmojë këta njerëz është një sitem mirëfunksional i traumës. Në Shqipëri ky sistem është vetëm fillimi i ndërtimit të një sitemi të tillë, ndërkohë që vende të tjera kanë ecur shumë përpara. Në emër të Shoqatës Europiane dhe Kirurgjikisë Urgjente, mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të zhvilluar më tej sistemin e traumës. Më vjen mirë që shoh Ministrin e Shëndetësisë present, sepse asnjë sistem traume nuk mund të zhvillohet pa mbështetje nga ana politike. Shqipëria ka nevojë për trajnime të mjekëve në këtë fushë, duke mos harruar se duhen 10 vjet trajnim për të qënë i kualifikuar në trajtimin e traumës”. Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqja, premtoi rritje të investimeve në këtë shërbim si dhe ngritjen e 5 urgjencave ne qarqe. Sipas statistikave, rezulton se pjesa më e madhe e të aksidentuarve nga grupmosha 15- 65 vjec janë meshkujt me 74 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here