Copëza Tirane në kohë elektorale

0
177

Artan Fuga

 

Artan FugaEseja e parë:

Tirana: Qyteti pa monumente

Gjendja e monumenteve në Tiranë në këto dy dekada e gjysmë është për ibret nga ana estetike.

Ke frikë t’i tregosh një të huaji që vjen për punë se këmbë turisti nuk sheh veç ndonjë turme të plakur që endet si një tufë zogjsh e trembur në ndonjë bulevard, ndonjë monument, sepse ndjen se është pa shije.

Të frikshme ato kokat e tre vëllezërve të mëdhenj Frashëri, aty pas asaj kioskës – pastiçeri te udhëkryqi te kryqëzimi midis Bulevardit kryesor dhe unazës, aty anash Kullave binjake.

Nuk kuptoj se përse janë mbledhur në një vend ato tre koka, pse i kanë grupuar si “vëllezër”!!! Çfarë lidhje ka Abdyli ta zëmë me Naimin… veç lidhjeve të gjakut që të përjashtojnë nga aty të tjerë.

Çfarë janë ato koka të prera. Mirë Samiu ishte “kokë”, por Naimi foli me “zemër”, kurse Abdyli me veprim.

Skënderbeu i rrethuar nga një lëndinë stërmadhe bari sikur duhet bar për t’i ushqyer kalin. Por, është e vetmja skulpturë që hahet, ndonëse qytetari e sheh me dylbi.

Aty te rrethqarkullimi i Rinasit nënë Tereza e mplakur dhe e plakur, nuk është në vendin e saj sepse është shumë e vogël për atë hapësirë dhe ndonëse në vetvete ka vlera estetike, duket si ndonjë none që rrezikojnë t’i fusin rrotën makinat e të fortëve ndërkohë që ka dalë për të shitur qepë.

Ismail Qemalin këtë burrë të madh të kombit na e kanë fut e rras te një lulishte përballë Rognerit sikur me pas turp prej tij. Ja kanë zhyt këmbët në pluhur dhe kokën në gjethe.

Kush i do themeluesit e shteteve, të partive, të institucioneve, shefat e radhës nuk i duan nëpër këmbë.

Aty te sheshi “Willson” një burrë të kërcënon me gisht dhe duket sikur është Lasgushi buzë liqenit apo Nonda duke bërë poezitë e veta therëse. Pa lidhje fare.

Aty te ish stacioni i trenit, një statujë e Mbretit Zog, hajde nuk është keq. Por detaji më i spikatur i tij janë mustaqet…

Pse me mustaqe e bëri Mbretërinë ai??? Me këtë gjendje që kemi, mendja të shkon mbrapsht, më mirë mbretëria sesa republika. A thua?

Por ku të gjejmë mbret se!!!

Këtu të gjithë e rrëmbejnë kurorën dhe e vendosin vetë mbi kokë e bërtasin:

Le Roi, c’est moi!

Mbret jam vetë!

Kurse themeluesin e Tiranës, e kanë paraqitur si ata dervishët rrotullues përballë Partizanit të panjohur zhytur mes pallatit.

Si gjysmë i çmendur, gjysmëtorollak e kanë paraqitur. Duke ecur nëpër rërë në tjerr-ranë.

Kaq e gjitha.

Boshllëk artistik në Tiranën tonë, shije e keqe estetike, figura kombëtare të paraqitura shëmtueshëm.

Çfarë t’i tregosh një të huaji???
Çfarë t’u tregosh fëmijëve të kopshtit???
Çfarë kujtese të konservosh???
Asgjë, asgjë, asgjë.

Endemi mes makinave dhe koshave me domate…

 

 

Eseja e dytë nga Gena Bakiasi:

Tirana: Lesheli mbi çati

Kush kandidat do të shkokolepsë kabllot sipër çative, që paraqesin me se miri, molepsjen e qytetit?!
A do ndreqen molepsjet kabllore siper kokave tona??
Rruges ne te shkuar, telat, kabullat, varen mbi kokat tona, kacafyten, kokolepsen, vini re gjë ju apo grrap.
Dal në portë kan hap pusetën, kan nxjerr të tjere rrodhan me tela, ore ça bëhet keshtu them, tela lart tela poshtë, ça lidhin ça xgidhin këta. Skalohet, janë përveshur punës uniformat portokalli.
Si jeni u them mire, mire me thonë, ja se kush ka prer telat dhe po i rregullojm. Punë e mbarë, por ska ndonje menyr pse duken kaq shemtuar keta tela u them, çeshte kjo mor si lemsh pa ane.
Euuu skan si te rregullohen, gjithe keto bina ndertime, skemi ku ti fusim nentoke te gjithe, ashtu do rrine. Pse ku je ketu ti ja pret tjetri ne Paris. Jo re jo kot pyta, pa ju shikoni punen tuaj, u thash.
Ja ashtu vije ne pune, kur shoh ca kabulla te zinje, siper çatise, zvarriteshin dhe pertoke, siper nje fyle grope para portes, qe kemi nje vit i ankohemi bashkisë. E nejse do vijme sot e do vijme mot per ta ndrequr na thonë.
Aty trokas te porta e komshinjeve, dalin ata teper te sjellshem, u them. Keni pare ju njerez, punonjes, se na kan prer internetin, telefonin, dini gje ju çbehet.
Ja kan prere gjithe lagjes thonë, se nuk duhet te jene bashke ne nje shtylle.
Po nuk lajmerojne fare u them. Po ashtu e kan ata me thonë skagje, vet do vijne ti rregullojne.
Te forte jane, si i shkokolepsin kabullat, me ate kokolepsje qe kan marre siper kokave tona.
Çtu them, ja më thoni ju o profesor, si do ja u bejnë ketyre kukureceve keta kandidatet …
Kam malle per jargavane qe të derdhen vrullshem nga çatite!!

 

Eseja e tretë:

Në Tiranë të vjen qejf të vdesësh, por tmerrohesh për varrimin

Përse ke qejf të vdesësh?

Por, ja, kur sheh makinat luksoze të funeraleve, si dikur Benzat e anëtarëve të Byrosë Politike, dhe që mbajnë logo kaq premtuese, kaq të bukura, kaq shpresëdhënëse:

Paqja.
Qetësia.
Prehja.
Përjetësia.
etj.

Industria e vdekjes të paktën është humanitare!

Shyqyr që kemi këtë premtim për realizimin e këtyre vlerave nga agjencitë e varrimeve që janë shtuar shumë meqë si duket kanë normë fitimi të lartë dhe kanë kërkesa shumë, sepse përndryshe në jetën tonë mizerabël të të gjallëve këto vlera nuk i gjejmë realisht, madje as në reklama.

Kush të le në paqe?
Kush të le në qetësi?

Veturat që qarkullojnë me slogane reklamash tani janë të tjera:

Konsumoni pijen energjetike Marlboro!

Votoni për mua kryetar sepse do t’ju jap paqen, qetësinë, amshimin!

Kush të le të vdesësh rehat???

Pse e ke tmerr punën e varrimit?

Por, shihni sesa sipërfaqe buke e toke po zënë varrezat vit pas viti!

Plantacione varresh!

Duhet të kesh mik, ose të jesh “Nder i Kombit”, apo ish këshilltar bashkiak që të gjesh një cop zgëq për varr në buzë rruge. Ta kalojnë rrotën e veturës përmbi varr.

Duket sikur një betejë ndërplanetare është zhvilluar dhe miliona kanë qenë ata që kanë humbur jetën për lirinë e Planetit tonë.

Kështu është kur nuk ja ke haberin për urbanizimin e qytetit!

Shumë shpejt e gjithë faqja e Malit të Dajtit, ta zëmë në 50 vjet, do të mbushet me varre.

Mali i Dajtit atëherë do të quhet Mali i Shenjtë, si Mali Atos!

Seç propozojnë ca zgjidhje sadiste, jo djegie e të vdekurve në turra zjarri, jo kjo, jo ajo.

Jo more, jo, ka zgjidhje të tjera shumë më të mira e humane.

Po me kë të flasësh???

Ka mbet vetëm t’u drejtohesh të vdekurve, mos ka ndër ta ndonjë burrë të zotin që e di si zgjidhet kjo punë.

Nuk thonë kot, ka më shumë të mençur të vdekur sesa të gjallë.

 

 Eseja e katërt:

Qyteti – Shtet i Tiranës

Nëse disa shqiptarë me targa Tirane hyjnë në Tiranë, dhe qytetarë që vijnë nga rrethet duhet të ndalen te periferia e saj për të hyrë në Tiranë me këmbë, më vjen keq por shkelet barazia e qytetarëve në të drejta.

Po me turistët që vijnë nga Greqia, Italia, Gjermania, etj. edhe ata do t’i zbresim nga kali në të hyrë të Tiranës??? Apo ata do t’i lejojmë si të jashtëm që janë…

Po sikur një banor i Tiranës të ketë një veturë të regjistruar në Kavajë, apo Peqin??? Do të vendosë kontrolle policia në hyrje të qytetit natën për kontroll pasaportash???

Po valixhet, bagazhet, të sëmurët, fëmijët??? Apo edhe ata në këmbë e të hipin në autobusë te Portat e Tiranës???

Po ai që dëshiron të vijë në Tiranë dhe të blejë një frigorifer??? Apo ta hipë në autobus deri në Sauk!!!

Tirana bëhet si ato feudet me territore të mbyllura, ndërkohë që filozofia e hapësirës në gjithë Evropën është ajo e aksesit të lirë njësoj për të gjithë dhe e territoreve të hapura.

Do plasi gallatë e madhe. Qytetari i tiranês në fillim do të kënaqet, ho-ho-ho, ai hyn në qytet, kurse banorët e qyteteve të tjera nuk hyjnë dot me vetura. Hajde mikpritje hajde!

Mirëpo shumë shpejt do të shohë se e gjitha do i bjerë në kurriz. Do të dojë të shkojë në Pogradec për pushime por kryetari i bashkisë atje do i thotë që në Qafë Thanë Nastradinit:

Çfarë i thonë këtu?
Qafa e Thanës?
Pa zbrit nga kali!
O bandill i Tiranës!

Kryetari i bashkisë të Elbasanit do ta zbresë tironsin që në Qafë-Kërrabë, kurse në Durrës do t’i thonë:

Zbrit nga vetura qysh në Vorë!

Qytetet do bëhen si qytete – shtete si ato të Athinës… Dhe veturat do jenë vetura qytetëse!

Nuk është kjo zgjidhja, ka zgjidhje të tjera një milion herë më të mira… që sjellin zhvillim, jo izolim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here