Seanca parlamentare/ Përplasja për zgjedhjet, debat i ashpër Topalli-Meta. Idrizi nën kryetar, Dule dorëhiqet

0
169

Gëzim Saliu

meta topalliBlushi: Diplomaci amatore, a kemi sedër kur i kërkojmë Turqisë të ngrejë Parlamentin tonë?

Blushi: Veto ndaj Maqedonisë nuk funksionon, e provoi Greqia dhe Gruevski u bë më i fortë. Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën, Politika e jashtme s’mund të jetë e mbushur me fishekzjarre

Deputeti i partisë Socialiste Ben Blushi e cilësoi diploamacinë shqiptare si amatore pasi sipas tij në ngjarjet e shumta të ndodhura kohët e fundit ka treguar se nuk është në pozitat që duhej të ishte në rajon. Në fjalën e tij në seancën parlamentare lidhur me dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për “shërbimin e jashtëm”, anëtari i kryesisë së PS-së ju rikthye diskutimit mbi vizitën e Presidentit turk Erdogan në Shqipëri ka tha se qeveria jep premtime që s’mund të mbahen dhe kërkon gjëra që nuk duhen të kërkohen. “Nuk dua të flas për shijen e keqe që la ajo vizitë. Por nuhatja më thotë se Shqipëria për një politikë të jashtme relativisht amatore nuk është sot në pozitat që duhet të ishte në rajon. Ka pozita më të dobëta. Është në ditët e veta më të mira në raporte me Turqinë. Për shkak se janë bërë premtime që qeveria shqiptare nuk i mban dot, e që ndoshta s’do duhet t’i kishte bërë dhe është vendi këtu për të thënë që një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer më shumë javën e kaluar është që i kemi kërkuar republikës së Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë. A kemi ne sedër si komb, a mund të lejojmë ne që parlamentin tonë ta ndërtojë një shtet tjetër kushdo qoftë ai? Nëse kemi 12 milionë euro të ndërtojmë një stadium në Shkodër, kemi 5 mln euro për një staudim në Elbasan, kemi 20 mln euro për të investuar në Durrës dhe s’paskemi ne 30 milionë euro për të bërë parlamentin e Shqipërisë dhe ta kërkojmë borxh tek Turqia apo Franca, apo te Gjermania nuk ka rëndësi”, tha Blushi, I cili shtoi më tej se parlamenti i një vendi është simboli i sovranitetit. “Kur nuk je sovran nuk mund të kesh parlament. Dhe deri në vitin 1912 nuk kemi pasur parlament se nuk ishim vend sovran. Parlamenti ynë ishte në Stamboll. E për çfarë duhet ta marrim borxh parlamentin ?  Unë jam kundra kësaj. Të kërkojë borxh qeveria për çdo gjë, edhe për rrugë, edhe për energji, edhe për ujë por jo për parlament”, deklaroi deputeti socialist.

 

Maqedonia

Duke iu referuar situatës në Maqedoni, deputeti socialist tha se Shkupi është në krizë demokracie. Sipas tij dikush me hile apo dinakëri ka dashur ta përfshijë shqiptarët në një konflikt politik, i cili nëse kthehet në një konflikt etnik do ishte shumë më e rëndë për Maqedoninë vetë dhe për Shqipërinë. Por duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për veton ndaj Shkupit nëse nuk respektohet marrëveshja e Ohrit, Blushit tha se,: “Greqia i ka vënë veton anëtarësimit të Maqedonisë  në NATO. Kjo s’ka funksionuar. Gruevski është bërë më i fortë për shkak të vetos greke. Gruevksi ka përdorur veton greke për tu forcuar. Pra vetoja greke s’ka funksionuar. Nuk jam I bindur nëse funksionojnë dy veto.” Sipas Blushit Ballkani ka prodhuar 6 milionë emigrantë në 10 vitet e fundit dhe kjo është bërë theksoi sepse qeveriset keq. “Ne e kapërcyem Gruevskin. E kishim këtë rrezik deri në vitin 2013. Për fat të mirë e hoqen shqiptarët stilin e alla Gruevski duke ju hequr juve por kjo nuk do me thënë që nuk ka ende simptoma të Gruevksit.”. Më tej deputeti i PS-së tha se Shqiëpria mund të kishte një politikë të jashtme më të mire. “Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën. Nuk mund të ngatërrohet. Politika jonë e jashtme nuk mund të jetë e mbushur me fishekzjarre”, tha ai.

 

Situata me Greqinë

Duke iu referuar marrëdhënieve me Greqinë, Blushi nga njëera anë shprehur mbështetje ndaj qeverisë sa herë kërkon të vendosi reciprocitet në raport me këtë shtet apo me këdo tjetër. Por sipas tij që me ardhjen e qerverisë së re të Tsipras, ekzekutivi shqiptar është dukur i tërhequr për të bashkëpunuar.  “Ka një nxitim nga qeveria shqiptare për 6 muaj e fundit, që kur qeveria në Greqi ka ndryshuar. Nuk e di nga i buron, nuk e di çfarë paragjykimi ka për qeverinë që ka ardhur në Greqi. Ajo është një qeveri legjitime, që ka ardhur për arsye të caktuara të popullit të vet. Qeveria jonë duket sikur nuk e pëlqen shumë, ka frikë të ketë komunikim me qeverinë e Athinës. Këto paragjykime ideologjike duhet t’i shmangim’, u shpreh deputeti socialist.

 

Përplasja/ Idrizi votohet si nënkryetar i parlamentit, Dule jep dorëheqjen: Institucionet si plaçkë këmbimi

Vangjel Dule dorëheqet nga posti i nënkryetarit të Parlamentit, psot të cilin e mbante këtë post prej shtatorit të vitit 2013. Vendimi i Dules për t’u larguar nga posti erdhi pas votimit dje në Parlament të kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi si nënkryetar i ri, pra I trei së bashku me Edmond Spahon e PD-së dhe Dkreut të PBDNJ-së.  Në arsyetimin e vendimmarrjes së tij, Dule pohoi se shkak është shndërrimi i institucioneve në “plaçke” këmbimi.  Në një letër dërguar kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta si dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të PS, Gramoz Ruçi dhe PD, Edi Paloka, Dule njoftoi dorëheqjen e tij. “Shkak për këtë dorëheqje bëhet shndërrimi i institucioneve në “plaçkë” këmbimi në tregun e aleancave fluide, fenomen që bie ndesh me parimet, botëkuptimin dhe ndërgjegjen time politike”, shkruante kryetari i PBDNJ në letrën e tij. Shpëtim Idrizi u votua si nënkryetari i tretë i Kuvendit të Shqipërisë, me 73 vota pro. Ndërkaq nuk mungoi reagimi i kreut të PDIU-së ndaj dorëheqjes së Dule ku përmes një statusi në rrjetin social theksoi se,: “Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te camerise…Ceshtja came do zgjidhet ne perputhje me te gjitha konventat per respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves”.

 

Ndoka “harron” që është në mazhoranca, akuza të majtëve për Idrizin: Islamizohet Kuvendi

Kreu I PDK-së Nard Ndoka edhe sope tashmë është pjesë e mazhorancës nuk ka kursyer akuzat ndaj të majtëve, duke iu referuar vendimit të fundit për votimine  Idrizit në postin e nënkryetarit të Kuvendit. “Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! ‘Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur). ‘Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!”, shkruante Ndoka.

 

Auditi i kryeministrisë/ Berisha zbardh skemën: Skandali me ilaçet e rimbursuara, u  vodhën 1.5 miliardë lekë

Ish-kryeministri: Të krijohet me rugjencë komisioni parlamentar për këtë mega vjedhje

Opozita zbardhi dje skemën e atij që e cilësoi si megaskandal  të vjedhjes së 1.5 miliardë lekëve nda ilaccet e rimbursuara. Duke iu referuar raportit të auditit  të Kryeministrisë në ISKSH , ish-kryeministri Berisha deklaroi dje në Parlament se nëndrejtori i këtij instituti dhe vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj janë ëprtgjegjësit kryesore të vjedhjes së ilaçeve. “Një sistem mafioz i krijuar rreth fondit të kontributeve shëndetësore po bën batërdinë në para. Për informimin tuja, janë krijuar farmaci që nuk ekzistojnë dhe vetëm çojnë receta në atë adresë për të vjedhur ilaçe që nuk janë shitur kurrë. Pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, drejtori i emëruar nga deputeti  duket se ndajnë paratë bashkë, Skuraj ka katër farmaci përveç  virtualve,e dy të vëllait dy të vetat. Këto farmaci, kanë rimbursuar, dhjetar e dhjetëra milion lekë, ilaçe që kurrë nuk janë shitur. Këto farmaci për të vazhduar veprimtarinë e tyre kriminale dhe për tu shpëtuar kontrolleve kanë ndërprerë kontratën  dhe e kanë lidhur atë pas një muaji po në kundërshtim me kontratën, e cila nuk lejon, duhet të kalojë një vit të paktën”, deklaroi ai.

 

Deklarata

Duke iu referuar kontrollit të Departamentit të Kontrollit të Këshillit të Ministrave, i cili ka dorëzuar një raport 42 faqesh kryeministrit, i cili sipas Berishës e ka fshehur atë, theksohet se janë rimbursuar dhjetëra milionë lekë ilaçe që kurrë nuk janë shitur. “Një kryemafioz Skuraj, zëvendës drejtor i këtij instituti, bashkë me ministrin që është kryetari i fondit kanë marrë të gjitha vulat e mjekëve.  Vulosin e firmosin  vetëm mjek që s’kanë lëshuar kurrë receta të tilla.  Pra këto firmosin pasi ju kanë marrë vulat, sepse kanë marrë ti prodhojnë vete nën mbikëqyrjen e  tyre firmosin në firma false mjekësh. Këto janë në dokumente kontrolli, kanë kryer një seri veprash kriminale. Deri tani ky kontroll ka verifikuar  vjedhje 150 milion lekë. Por kontrolli thotë s kjo vjedhje është disa herë më e madhe”, tha ish-kryeministri. Më tej, Berisha tha se kreu i ekzekutivit e ka marrë materialin me datën 3 maj e ndërsa farmacitë po paguajnë gjoba. “Ju them me pergjegjësi të plotë s kjo është vetëm maja e ajsbergut  se vjedhje  të tmerrshme të mëdha në këtë sistem do t’ju  informojmë gjatë seancave që vijnë, se Skuraj është vetëm një monstër,  e këtij sistemi me katër farmaci, për vëllain për vete dhe virtual, po nuk është i vetëm se si ai ka disa të tjerë pushtetarë që vjedhin ilaçe  te të sëmurëve. Që vjedhin në kurriz të të sëmurëve”, pohoi ai. Në këtë kontekst, ish-kryeministri kërkoi krijimin me urgjencë e një komision parlamentarë  për atë që ai e cilësoi si mega-vjedhje që po ndodh në sistemin e shëndetësisë. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pranoi skandalin ku tha se ccështja ka shkuar në organin e akuzës. “Ne jemi të vendosur për ta luftuaer korrupsionin dhe ai rapoert është organeve të qeverisë. Padia është bërë në prokurori, janë vendosur në këto 5 muaj gjoba ëpr farmacitë që nuk zbatojnë rregullat e kontratsë më shumë se cjanë vendosur në 8 vjet”, u shpreh ministri.

 

Fushata nxeh parlamentin/ Meta-Topallit: E pacipë, ke aleat atë që të quante “Moldave”. Ish-kryeparlamentarja: Je mafia

Fushata për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka sjellë ashpërsimin e debatit në Parlament. Krye u Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli u përplasën dje në seancë lidhur me situatën në Shkodër. Sipas deputetes demokrate, Meta po i bën presion votuesve duke i blerë votën e ndërsa theksoi ajo, të punësuarit në administratë nga ana e LSI-së i kanë sjellë neveri qytetarëve shkodranë. Deklaratat e pasardhëses së tij, Meta iu përgjigj duke e quajtur  “të pacipë’’ Topalli dhe duke theksuar se 21 qershori do jetë ditë me qetësi dhe dashuri.

 

Debati i plotë Topalli-Meta

Topalli: Mos bëni presion mbi votuesit, mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit të vendit të punës, që ju keni punësuar në qytete të ndryshme, konkretisht e kam për Shkodrën, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë njëherë, kësaj radhe nuk ju ec, aq më tepër që ata që i  keni të punësuar në administratë ju keni neveri. Unë jam e sigurt që në momentin që nëse vota do jetë e fshehtë ata do t’jua kthejnë riskun.

Meta: Ke folur disa herë në parlament për këtë çështje sepse ke hallin e zgjedhjeve më 21 qershor, dhe është e drejta jote. Është edhe e drejta jote të jesh e pacipë. Por mos harro që na dëgjon Shkodra, dhe Shkodra na njeh shumë mirë, edhe ty edhe mua edhe ata që janë aty. Në rast se ke fakte të tilla, ti dhe partia jote, dhe çdo qytetar ti denoncojë në Prorkurori. Por ti ke hall tjetër, se do të justifikohesh më 21 qershor për rezultatin e partisë tende dhe tja vesh fajin te tjerëve.

Topalli: Kërkoj fjalën

Meta: Nuk ta jap fjalën. Ta kam dhënë fjalën aq shumë. Të lutem ti je aq e pacipë!

Topalli: Ti je mafia!

Meta: Ti je aq e pacipë sa të njeh Shkodra shumë mirë dhe përgjigjen do të ta japë më 21 qershor. Atë që ti quaje mafie sot e ke aleatin më të ngushtë dhe do të ta japi Shkodra përgjigjen me 21 qershor. Atë që ti quaje mafia dhe ai që të quante ty moldave, po i ke harruar ti këto…po nuk i kanë harruar njerëzit, sot jeni aleatë përgjigjen do ta marrësh më 21 qershor. Por nuk shiten shkodranët.

Topalli: Si nuk ke turp…

Meta: Unë nuk flas asnjëherë, por meqë zonja më përmendi drejtpërdrejt dhe ka disa seanca që shpif këtu unë do t’ja jepja këtë përgjigje këtu, do t’ja japë edhe Shkodra. Me qetësi dhe dashur e ke më 21 qershor.

Topalli: Ti po më kërcënon?!Mos kërcëno!

Meta: ”Qetësi dhe dashuri” nuk është kërcënim, përkundrazi. Nuk kërcënoj njeri. Na gjykon Shkodra të dyve, edhe karakterin tënd, edhe timin. Mos ki merak se nuk tradhtohem unë nga provokimet e tua. Unë për zhelesh nuk të kap, kam respekt edhe për ty edhe për doktorin, i cili të shkojë në gjykatë të sqarojë shpifjet që ka bërë për LSI-nw e Shkodrës.

 

Debati në Parlament, batutat pa mikrofon/ Berisha-Ramës: Basha të palosi në 2011-ën. Rama-Vokshit: Pamela sheh nga Baywatch

Pollo-Isha në Pogradec dhe atje ju keni një hall. PS nuk mbështet kandidatin e LSI-së dhe çfarë keni bërë i keni dhënë postet e drejtorit…

Ndërhyn Balla nga vendi: paske ngrënë koranin e Fariut atje…

Pollo– pashë ministrin e shëndetësisë që u fut skiç në fushatën e Tiranës. Foli për mungesën e ambulancës së 15-të…Po pse nuk përgjigjet drejtori për këtë, apo se është kandidat… Po si nuk folët njehur se Traku Fest duhej të ishte bërë në gusht po u la të bëhej njëherësh me martesën e Veliaj..

Beqja-Atje ka vetëm 1 autombulancë dhe jo 16, pos siç duket i ke pa skiç…

Balla- Spahos( drejtuesit të seancës)- Më bëri një pyetje z. Pollo

Spaho– Po znj. Topalli…

Balla– Unë se kam emrin znj. Topalli

Spaho-Unë e di që se keni emrin znj. Topalli , por deputetje ishte në rradhë e duhej të kesh më respekt..

Balla: Deputeti i opozitës foli këtu për shumë gjëra, mes të cilash edhe për martesën e familjen. Deputetët që kanë konflikt interesi me martesën nuk bëjnë mirë të përmendin familjen dhe martesën në seancë

Shalsi– Ju të opozitës pse nuk e pyesni ish-kryeministrin pse nuk u bë rruga kryesore Lushnje-Berat..

Në sallë hyn Berisha

Rama nga vendi-Shalsit: ke rrugët mos u fut tani Shals se erdhi drejtori i rrugëve…

Vokshi– ky kryeministri që sapo erdhi në sallë të na thotë pse ka bllokuar për dy vite punët e Tiranës….

Rama nga vendi qesh– Pamela, o Pamela…. e ke parë nga Baywatch…

Berisha– çështë kjo qeveri, çështë kjo që blen ashensorin gjysmë milioni euro… Po të shkosh drejt Surrelit, tek sheh vilën 57 metra të gjatë, tek sheh një batalion ditë e natë roje në shtëpinë e kreut të qeverisë. Tek sheh benzin e blinduar  të blerë 700 mijë euro, për miqtë e Shqipërisë, që e përdor çdo ditë dhe po e shkatërron, nga frika.. Ju e keni mendjen të bleni palma o palmaxhinj….

Harito qesh nga vendi

Berisha: Nuk është për të qeshur kushërirë, është për të qarë…

Rama flet nga vendi

Berisha: e di si më dukesh në fushatë, si i rrjedhur dhe merresh gjithë ditën me opozitën. Po pse për opozitën shkon në fushatë ti.. merresh me Lulzim Bashën e thua çfarë ka bërë… Ishte Ministër i punëve Publike , ishte promotor për Rrugën e Kombit, mësoje. Ishte Ministër i Jashtëm ishte promotor kryesor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mësoje. Ishte Ministër i Punëve të Brendshme, realizoi vizat për shqiptarët. Tre jetë te kesh ti nuk i bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Dhe në fund të fundit të ka palosur ty në 2011.

Rama largohet nga salla….

Berisha: ike…. kështu bën sa herë ky, ka frikë e tmerr nga e vërteta..

Bushati: Kur unë kam ardhur në zyrën e ministrit të Jashtëm kam gjetur një sërë qarkoresh për diplomatët tanë, kam gjetur edhe qarkore ku ndërtoheshin procese gjyqësore se si dhe kujt duhej t’i vihej faji, kam gjetur qarkore ku i bëhej një interpretim punës së Arben Ristani, se si duhet numëruar vota në kutinë e gabuar….

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here