Shqipëria fantastike e Kodrës,Vorpsit, Kacelit…

0
158

Alba Kepi

Shqipëria fantastikeEkziston një pikturë e mrekullueshme në vaj e të madhit Ibrahim Kodra që si një shpërthim psikologjik zbërthen Shqipërinë e të gjitha kohërave. Veprën “Shqipëria fantastike”, mjeshtri e realizoi më 1997, në vitin më të turbullt në historinë e Shqipërisë post komuniste. Kontrastet, ngjyrat e thella, dritëhijet, horizonti, agimi, deti e muzika kanë kthyer në art realitetin e një Shqipërie nga një anë në anën tjetër të detit.

Statistikat e fundit mbi emigracionin konfirmojnë se në Itali jetojnë mbi 512 mijë emigrantë të rregulltë shqiptarë. Është një fetë e mirë e popullsisë bazë së një vendi të vogël ballkanik si Shqipëria që pikërisht tek aftësitë e forca humane duhet të gjej zgjidhjen e halleve e problemeve të saj ekonomiko-politike. Është një Shqipëri e vogël brenda shtetit italian e që përpiqet të konfirmoj cdo ditë ekzistencën.

Po statistikat, po kësaj herë mediatike konfirmojnë se gjatë vitit të fundit në kronikat e zeza është shtuar protagonizmi “shqiptar”; grupe kriminele, kontrabandë lëndësh narkotike, prostitucion, vjedhje bakri e karburanti, vjedhje shtëpish e aktivitete tregtare, pa harruar grindje, plagosje e jo pak herë dhe vrasje. Përpikmërisht ashtu sic e kërkon profesioni, lajmi nga një agjensi në tjetrën kapërcen Adriatikun e protagonizmi “shqiptar” shndërrohet në protagonizëm mediatik të kronikës së zezë dhe në  Shqipëri. Vec ndonjë interes politik mund të thelloj analizën e lajmit të rastit, ndryshe puna u krye e informacioni u përcoll sic duhet. Pas cdo emri e moshe të përfshirë në këto ngjarje që në kronikat mediatike eskluzivisht evidentohet si “lajmi i fundit”, harrohet po përpikmërisht të informohet se personi është një nështetas shqiptar pa leje qëndrimi të rregulltë në Itali, me emër të rresmë apo që nuk ka respektuar afatin tre mujor të qëdrimit, përcaktuar nga Traktati i Schengenit. Cdo ditë e orë mbi gjysëm milionë shqiptarë në Itali u duhet të përballen me paragjykimet e një protagonizmi të tillë që në shumicën e herëve me jetën e tyre nuk ka aspak lidhje.

Me këtë skenar nisi dhe ky muaj maj dhe pse aspetativat ishin krejt ndryshe; Shqipëria në EXPO 2015, Shqipëria në Bienalen e Venecias, Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të librit në Torino, Shqipëria në kornizën e artit, Shqipëria në libraritë italiane, e mbi të gjitha Shqipëria e vogël në territorin apenin që shpresonte të ishte protagonisti “shqiptar”, kësaj here ndryshe në kronikat dhe eskluzivitetet e lajmeve të fundit mediatike.

E ja ku vjen në ndihmë “Shqipëria fantastike” e mjeshtrit të madh, që të shpjegon se ai kontrast e thellësi ngjyrash injoron epitetin kaq të përfolur mediatik të protagonizmit e fton të kopjosh fjalët e Papa Gjon Palit të VI që e përkufizon artin e Ibrahim Kodrës si “një mesazh të vërtetë paqeje”.

Dhe pse kronikat e zeza joshin më shumë redaksitë, e komunikatat e zyrave të shqypit injorohen, shqiptarët e Italisë paqësisht i ka zgjedhur këtë muaj protagonistët e tyre.

 

Ornela Vorpsi e udhëtimi i saj rreth nënës

 Artistja shqiptare, Ornela Vorpsi është protagonistja absolute e Sallonit Ndërkombëtar të librit në Torino të hapur më 14-18 Maj 2015. Libri i saj “Udhëtim rreth nënës”  renditet pranë veprave të autorëve të tjerë shqiptarë si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Elvira Dones, Gëzim Hajdari, Visar Zhiti, Ylljet Alicka etj e që bashkarisht formojnë një stendë të vogël në këtë panair të rëndësishëm të penës. Me një “sex appeal” unik të komunikimit, por mbi të gjitha me origjinalitetin e tregimit në gjuhën italiane e frënge, shkrimtarja Vorpsi,  ka tërhequr vmëndjen e mediave italiane e të huaja duke mbizotëruar në faqet e tyre të kulturës. “Udhëtim rreth nënës”  është një libër i vogël, 112 faqe, me kopertinën joshëse të një kukulle nude të veshur me corape të kuqe. Kritika e ka ilësuar si një roman skandaloz, shkatërrues që pas cdo fjale zbulon një të vërtetë të vështirë për ta analizzuar. Katarina quhet protagonistja e këtij romani që zgjat vec 24 orë. Raporti i saj me të biri  zbulon dramën e dashurisë, koshiencës, dëshirës. Katarina është vajza e dashur dhe e urryer e nënës Natasha e Natasha është nën e dashur dhe e urryer e vazjës Katarina. Tashmë nënë vetë Kataria zbulon të vërtetën e raportit të saj me nënën. Në një intervistë për Vanity  Fair, Ornela Vorpsi do të shprehet ; Dhe unë jam nënë e një vajze. U bëra në moshën 40 vjecare pasi isha e prekur nga dashuria e thellë që provoja për nënën time. I frikësohesha më shumë se gjithckaje vdekjes së saj. Qaja për ditët kur flokët e saj do të thinjeshin. Them pa e ekzagjeruar se është qënia që kam dashur më shumë në jetën time. I sillesha rrotull sikur të ishte një festë. Ishte më e bukura në botë. Dinte gjithcka. Me të në krah vdekja zhdukej etj etj. Jetoja me Zotin. Të kisha një fëmijë kisha frikë. Nuk doja që një qënie e vogël të vdiste nga dashuria për mua.”

Në kordinatat T83 të pavionit 3 në sallonin e librit në Torino, shkrimtarja Ornela Vorpsi u takua këtë të premte me lexuesit e saj shqiptarë e pothuajse të gjithë i kanë lexuar italisht librat e saj.

 

Keda Kaceli e mirëmëngjesi i saj italian

 “Me shumë kënaqësi të dashur miq ju informoj se është e pranishme në të gjtha libraritë italiane revista mujore “Mirëmëngjes Itali” nën drejtimin e Dok. Keda Kaceli. Kështu shkruan në profilin e tij zyrtar në facebook ish kryeministri italian Silvio Berluskoni duke vazhduar – se kjo revistë është për të gjithë italianët e moderuar që më në fund mund të gjejnë një pikë referimi në temat që prekin itneresat e  qëndrës së djathtë italiane.”

Kryeredaktore e revistës “Buogiorno Italia” është shqiptarja Keda Kaceli. Ky projekt prej gati një viti i realizuar online më së fundmi është shndërruar në një realitet të përmuajshmë mediatik. Përkushtimi e pasioni për politikën e informacionin realizuan ëndërrën e saj. Keda Kaceli e përkufizon revistën e saj “si një revistë të frymës së moderuar e të linjës berluskoniane. Ne synojmë te rikthejmë figurën e Berluskonit në skenën politike, në fitoren e forcës së tij politike në zgjedhjet e afërta rajonale që do të mbahen në fund të muajit maj. Dhe në një fitore politike të tij në të ardhmen”.

“Mirëmëngjes Itali” është risia e fundit botuese italiane e Keda Kacelin e gjen protagoniste kudo për promovimi e saj. Intervista televizive, debate politike, tematika e analiza me figurën e shqiptares Kaceli zbërthehen “si zëri i ri i së djathtës italiane”.

“Ky zë mund të jetë gjithnjë e më i fortë e më i qartë- shkruan në editorialin e saj Keda Kaceli- falë kontributit tuaj të madh. Kërkoni, zgjidhni, pretendoni e ndjehuni pjesë e impe jimit tonë modest për të rinisur Italinë nga rruga e drejtë; nga qëndra e djathtë që meritojmë e që të gjithë duam.”

Revista mujore “”Mirëmëngjes Itali”  këtë muaj ka një edicion special, pasi mund ta gjesh të bashkalidhur dhe me librin e At Zef Pëllumit “Rno për me tregue”, të cilin vetë Keda Kaceli e kë përkthyer në gjuhën italiane. “Është një ribotim – shpjegon ajo. As një vit pas botimit të parë i jemi ritkhyer duke plotësuar nurmin e kërkesave për blerjen e tij e duke pasur jo vetëm hyrjen e ish kryeministrit Berlusconi por dhe një pasthënie të Arqipeshkut Luigi Negri.

E po në këtë numër të ri të kësaj reviste kryeredaktorja e saj shqiptare nuk ka harruar t’i dedikoj pak rradhë dhe vendit të saj “Shqipëria, një rugë e re për ekonominë italiane”.

E cfarë mund të shtosh? Shqipëria fantastike është kudo.

 

Një pjesë nga kapitulli “Njerëzit dhe shtazët” i librit Rrno për me tregue i At Zf Pllumit

Kur njerzit duen me përbuzë nji shoq të vetin i thonë “shtazë“. Me këtë fjalë nënkuptohet shkallzimi i jetës. Sipas mendimit tem jeta ka tri shkallë – bimore, shtazore e njerzore. Ende nuk kam mujtë, me atë dijen teme, me përcaktue në se janë shkallzime a por paralele. Jam përpjekë me jetue me të trija. Sot, në pleqni të shtyme, ende jam i pakjartë se sa e tmerrshme do t’ish jeta e njerzve pa shoqninë e tyre.
Gjatë jetës në burg bimët dhe kafshët ishin të rralla për ne. Në Reps, komanda me mbledhjen e mbeturinave mbante rreth 10-15 pula, për të cilat kishte caktue nji kujdestar, i cili ishte i përjashtuem nga puna me raport mjeksor. I kishte rrethue në pak vend, aty bri kampit dhe ndërtue nji si kaçore të vogël. Por zogjt e pulave pak i pengonte ai rrethim dhe kështu mjaft të burgosun, vetëm për kënaqësi, ia hiqshin gojës së vet ndonji kafshatë buke e ua grimcojshin atyne. Nji mik i ngushtë i emi, Mehmet Isufi, kujdesoi nji prej atyne zojve që iu duk ma i ligshti. E mësoi me i hangër në dorë, i ngjiti edhe emnin „Lule, Lule“ me të cilin e thrriste përherë.
Tue u rritë zogu i pulës, ai e mësoi me i ardhë në kapanon e me fjetë nën krye të shtratit, ku i kishte pregatië furrikun dhe e ledhatonte. Herët në mëngjes e nxirrte jashtë dhe ajo fluturonte jashtë kampit, n’atë bri kodrine, ku zakonisht kullotnin pulat tjera, por sa herë ky e thirrte ajo vinte me turr. Në vjetin tjetër ajo filloi t’i bante vezën në furrikun nën krevat, dhe Isufi ia dorëzonte përditë kujdestarit të caktuem. Kjo pulë krijoi nji problem komande sepse pyetej se ku shkonte veza e saj e përditshme. Kur kujdestari dëshmoi për dorëzimin e rregullt të vezës, atëherë u gjet preteksti tjetër i heqjes së saj mbasi ajo nuk hynte nga dera, ku kontrollohej gjithkush, por fluturonte mbi tela, prandaj mund dyshohej edhe ndonji lidhje sekrete me jashtë.
Megjithkta shtazët ma të zakonshmet ishin macet, të cilat ishin të domosdoshme kundra mijve, mbasi kurthat konsideroheshin të ndalueme nga rregullorja e burgjeve, si objekte metalike. Nganjiherë edhe qentë.
Kur nga Repsi u transferuem në kryporen e Vlonës, gjetëm n’atë kamp shumë mace, të cilat i ushqenin të burgosunit tue ia hjek gojës së vet. Ma e famshmja ndër macet ishte Nusja, sigurisht e rritun edhe ajo në burg, mbasi e dinte rregulloren shumë mirë si dhe rrjedhojat që vinin nga kapërcimi i saj. Nuk kishte frikë nga asnji, ose ma mirë me thanë se i donte të gjithë të burgosunit. Kur fishkullonte sinjali i zgjimit na kishim nji të katër të orës kohë për tualet personal, mandej një gjysë ore për mensë. Në këtë kohë ajo sillej me radhë ndër të gjitha kapanonet, te kryet e çdo të burgosuni. Sikur t’ishe fjetun ose i sëmundë ajo me kokën e vet shtynte kokën e të burgosunit për t’i dhanë lajmin e zgjimit, ose ndoshta përshëndetjen e saj. Ajo ishte nji mace që nuk tregonte kurr as grabitje as agresivitet, përveçse me mijtë. Lindi katër zogj, dy mashkuj e dy femna – Kuqoja i kuq, Benzi i zi, Lala e bardhë dhe Qorka e larme.

 

Ibrahim Kodra e Shqipëria e tij fantastike

Këtë shtunë më 18 maj inagurohet në Pavia ekspozita “Shqipëria fantastike” e mjeshtrit e artistit tonë Ibrahim Kodra. Është një event unik, për këtë qytet e për shqiptarët rreth e rrotull territorit. Të shumë do jenë vizituesit ata që e njohin apo dhe ata që ende nuk e kanë zbuluar do të kuriozohen me “Shqipërinë e tij fantastike”. Qysh më 1908 në moshën 20 vjecare e deri sa vdiq piktori shqiptar jetoi në qytetin e  Milanos. U diplomua në Akademië e Brerës e zhvilloi tërë aktivitetin e tij artsitik përkah artistëve të njohur të këtij territori si Mjeshtrat Carra, Funi e Carpi. Ekspozita e tij mban emrin e pikturës në vaj “Shqipëria fantastike” e më 1997. Kuruesit e kësaj ekspozite dëshëruan ti japin këtë emër për të përcjellë tek adhuruesit e tij origjinalitetin e frymëzimin e artit të Kodrës. Ibrahim kodra përgjatë karrierës së tij artistike qe ktheyr ë një personazh referimi për mjaft artistë e intelektualë të rinj të Italisë së Veriut. Bashkëpunon shpesh me emra të mëdhenj të botës kulturore italiane si Manzoni Cripa, Longareti Treccani etj.

Shqipëria fantastike Kodra e rrëfeu shpesh jo vetëm me peneli por dhe me penën e tij ashtu sic shkruan në libirn e tij “Kujtime”; Siç kam pasur rast të rrëfej, gjatë gjithë atyre viteve në Shqipëri kam ardhur vetëm dy herë. Më 1942 dhe më 1973. Por kanë qenë raste disi të veçanta: të parën herë erdha gjatë luftës, asokohe kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin e Italisë, dhe herën e dytë gjatë viteve të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Pra, ishin çaste dhe periudha në të cilat nuk mund të qarkullohej lirisht. Po ndërkohë Historia ia ndërroi krejtësisht fytyrën Evropës sonë e më në fund kombi i vogël shqiptar arriti të fitonte demokracinë. Ka qenë, pra them, një kënaqësi e madhe, që në prill të vitit 1996 pranova ftesën e Presidentit Sali Berisha për të bërë një udhëtim njëjavor në Shqipëri. Dhe kështu nga data 20-27 prill të vitit 1996 kalova një javë në Shqipëri, plot ngarkesa, për të bërë një shëtitje të detyruar, të lodhshme po të kënaqshme i shoqëruar nga bashkëpunëtori dhe miku im Demetrio Patituçi. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë kur mora tok me dy shkrimtarë të mëdhenj siç ishin Ernesto Sabato dhe Ismail Kadare, vlerësimin më të lartë të shtetit shqiptar: d.m.th. çmimin “Nderi i Kombit” me këto fjalë: “Ibrahim Kodra, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij larg Atdheut denoncoi me guxim të madh diktaturën oruelljane dhe natën e gjatë të komunizmit shqiptar. Për më tepër se dyzet vjet ai mbeti përkrahës i së vërtetës së gjeniut të lirë dhe krijues i popullit të tij në tokën mike, Italinë”. Ato ditë m’u dha rasti të takoj një mikun tim të vjetër, shkrimtarin Ismail Kadare, dhe të njihja një emër të madh të letërsisë botërore Ernesto Sabaton. Atë ditë nuk munguan edhe takimet zyrtare, ku arrita të njihja figurat më me peshë të inteligjencës shqiptare. Kam arritur të takoj edhe shokët e mi të lodrave, disa syresh janë bërë piktorë të njohur në Shqipëri…”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here