Aktivistët e LGBT-së/ “Të pakënaqur me qeverinë “Rama”, nuk njohu ligjërisht bashkëjetesat e të njëjtës gjini”

0
123

 

lgbtAktivistët e LGBT (Komuniteti lesbike, gay, biseksualë dhe transeksualë), zhvilluan dje një protestë me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë bulevardit “Zogu I”. Ata protestuan për të gjithë ata të rinj të komunitetit LGBT që përzihen nga shtëpia ose që dhunohen në mënyrë sistematike, për të gjithë pjesëtarët e komunitetit që janë të detyruar të jetojnë një jetë të dyfishtë nën presionin e t familjes, apo shoqërisë si dhe, sipas tyre për premtimet e pambajtura të qeverisë. “Na u premtua në 2013 se shtetin do e kishim në krahë për të edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë por kjo gjë ka mbetur vetëm mbi supet tona deri tani. Na u premtua gjithashtu se Shqipëria do të ndiqte rekomandimet e Këshillit të Evropës për të njohur ligjërisht bashkëjetesat mes së njëjtës gjini, por kanë kaluar të paktën dy vjet dhe ky mbetet një premtim i pambajtur”, – thuhej në deklaratën e LGBT-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here