Në Fier e Tepelenë/ Rama: Kandidatët e PD-së dhe tradhtarët nuk i duhen as dreqit. Nuk kërcënoj asnjeri

0
126

Gëzim Saliu

rama me termetinBatuta e Ramës me Peçin: Tepelena tërmet ka dashur, tërmet ka, vijmë me Tërmetin e “fitores publicitare”

Në vazhdim të prezantimit të kandidatëve të mazhorancës së majtë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Kryeministri Rama u ndal dje fillimisht në Tepelenë dhe më pas në Fier ku nuk ngurroi të ironizonte dhe kritikonte alternativën e opozitës. Sipas Ramës, kandidatët e PD-së vendosen jo për të zgjidhur problemet e qytetit, por për ta mbajtur peng qytetin. “Kandidatët e PD-së, që ta fillojmë me këta në fillim, pastaj me atë tradhtarin… Kandidatët e PD-së janë vendosur nga SHQUP-i jo për të bërë punë, por për ta mbajtur peng qytetin, për t’i dhënë oksiqen SHQUP-it. Mundohet të mbledhë votat duke përfituar nga pakënaqësia e shumë njerëzve që janë të varfër dhe të papunë, por nuk janë budallenj të hanë ato që thotë SHQUP-i”, – theksoi Rama nga Tepelena ku prezantoi Tërmet Peçin, kryebashkiakun aktual të kësaj Bashkie. Më tej, ai tha se qeveria ka nevojë që në çdo bashki të ketë partner, të jetë ministër i qeverisë për punët e komunitetit dhe të jetë non stop në komunikim me Kryeministrin. “Me kë t’i bëjmë ne? Me këtë të PD këtu, ç’të bëjmë me të ne, apo me atë tradhtarin, ça të bëjmë ne me këta, asgjë. Vota për ta është një budallallëk dhe është të humbasësh mundësinë për të kontribuar për familjen”, – u shpreh Kryeministri. Ndërkaq, duke vlerësuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Rama e mbylli takimin me batutën për Peçin, duke pohuar: “Amanet Tërmetin, se Tepelena tërmet ka dashur, tërmet ka, tërmet duhet të ketë dhe tërmet do jetë, Tërmetin e fitores publicitare”.

 

Në Fier

Ndërkaq, nga Fieri, ku prezantoi Armando Subashin si kandidat të mazhorancës për këtë Bashki, Kryeministri iu përgjigj dje edhe akuzave të opozitës për ato që të djathtët i cilësojnë si kërcënime të Ramës ndaj qytetarëve për të mos votuar kandidatët e djathtë. “Ai kryetari që ka vënë Saliu atje, u ankohet të huajve duke u thënë se Kryeministri i kërcënon qytetarët, se po votuan për kandidatët e së djathtës do të mbeten pa punë, pa ujë etj. Unë nuk kërcënoj asnjëri, por thjesht mendoj se të votosh për një kandidat të PD-së, pavarësisht nëse janë burra të mirë, sepse edhe kur janë të tillë nuk sillen dot mirë se nuk i lë njeri, do të thotë faktikisht ta çosh votën në drejtimin më të gabuar dhe ta lesh bashkinë pa timon, pa drejtues dhe pa drejtim”, – tha kreu i qeverisë. Ndërkohë, duke iu referuar garës në Fier, Rama theksoi se Partia Demokratike nuk garon me kandidatë për të ofruar zgjidhje për qytetarët, por garon që të vërë në krye të bashkive përfaqësues për të bllokuar projektet. “Në 18 muaj është ndalur hemorragjia në të gjithë sektorët e jetës dhe kemi filluar të kthejmë vendin në drejtimin e duhur, ekonominë, financat, energjinë, marrëdhënien me territorin dhe me radhë me bujqësinë, arsimin, shëndetësinë”, – deklaroi kreu i qeverisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here