Situata në Maqedoni, Majko: Qeverisja e Shkupit po shkon në drejtim të paditur

0
141

pandeli-majkoDeputeti socialist Pandeli Majko ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Në një postim në Facebook, Majko shkruan se kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin.

“Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq. Kjo që po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të paditur”, thotë deputeti Majko.

Shqiptarët janë ata që po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”, shprehet në statusin e tij deputeti Pandeli Majko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here