Zgjedhjet vendore/ Zbardhet lista e PS-së për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Rama përfshin ish-drejtoren Spiropali

 

Gëzim Saliu

keshilli bashkiak tiraneRama: Krenar për listën tonë në Këshillin Bashkiak, 50% gra e vajza, një hap shoqëror historik

Zbardhet lista e Partisë Socialiste me emrat e propozuar për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Lista e socialistëve e përbërë nga 60 emra për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit kryesohet nga dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, dhe pas saj vjen kreu aktual i Këshillit, Aldrin Dalipi, si edhe kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi. Ajo që vihet re në listën e PS-së është edhe prania e ish-drejtores së Doganave Elisa Spiropali, e cila pak kohë më parë dha dorëheqjen nga detyra me arsyetimin se do t’i përkushtohej familjes. Pjesë e listës së socialistëve për Këshillin Bashkiak janë edhe emrat e zv.ministres së Brendshme Elona Gjebrea si edhe anëtarëve aktualë Florian Pullazi apo Eridjan Salianji. Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Partia Socialiste garon për Bashkinë e Tiranës me ish-ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i cili ka përballë nga Partia Demokratike mjekun Halim Kosova. Gjithashtu, për Bashkinë e Tiranës garojnë si të pavarur edhe kandidatët Gjergj Bojaxhiu, Sazan Guri dhe Arben Tafaj. Ndërkaq, përzgjedhjen e emrave ku janë përfshirë 50% gra, kreu i qeverisë e cilësoi si hap cilësor përpara. “Krenar për PS e aleancën tone pas dorëzimit te listave te këshillave bashkiake. 50% gra e vajza! Një hap shoqëror historik. Drejtimi i duhur”, – shkruante Rama.

 

Lista e PS-së për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në këtë listë janë:

1-Klodeta Dibra

2-Aldrin Dalipi

3-Blerina Doracaj

4-Luan Bregasi

5-Elona Gjebrea

6-Eridjan Salianji

7-Elisa Spiropali

8-Orion Glozheni

9-Aida Llazani

10-Florian Pullazi

11-Klotilda Ferhati

12-Fatmir Heti

13-Dorina Hena

14-Ylli Cano

15-Adelina Albrahimi

16-Genc Duka

17-Eugerta Teqa

18-Ramazan Buci

19-Alketa Hila

20-Aqif Qefalia

21-Kozeta Fino

22- Auran Gjani

23- Adriana Berberi

24-Rasim Hidri

25- Luiza Grazdani

26- Abdyl Sarja

27- Joleza Koka

28- Enis Hoxha

29-Eni Pëllumbi

30- Maldi Xhelili

31- Liri Jani

32- Lart Duraj

33- Gerta Pëllumbi

34- Blendi Nallbani

35- Laureta Sinanaj

36- Armand Shehu

37- Vilma Myftari

38- Entel Agolli

39- Violeta Sinoimeri

40- Klodian Murta

 

Grupi i PS-së/ Blushi rikthehet në mbledhje, Rama “shmang” përplasjen

Deputeti kritik i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ishte i pranishëm dje në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila u drejtua nga Gramoz Ruçi. Për të disatën herë radhazi, Kryeministri Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, nuk ishte as dje i pranishëm në mbledhje, duke “shmangur” kështu edhe përplasjen e drejtpërdrejtë me deputetin kritik brenda radhëve të PS-së. Blushi ka shprehur publikisht kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe projektit të Rilindjes, me të cilin PS erdhi në pushtet. I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes nëse kishte pasur një reflektim në mbledhjen e grupit mbi kritikat e tij, Blushi tha se mbledhja kishte pasur vetëm një natyrë procedurale, duke lënë të kuptohej se nuk ishte diskutuar për to. “Po puna e reflektimit kjo nuk është punë për mua, unë nuk kam ndonjë reflektim… Jo, sot ka qenë një mbledhje procedurale, nuk ka pasur ndonjë gjë për të thënë”, – tha ai. Kritikave të njëpasnjëshme të deputetit socialist Kryeministri Rama iu përgjigj pak ditë më parë ku theksoi: “Kush ka imagjinuar gabimisht se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë që mjaftonte të ndryshonin qeveritë, apo flamurin e partisë që do qeveriste vendin dhe rilindja do lindte vetë, ka parë një gjë që nuk ekziston. Kush përpiqet që thotë ku i keni këto, ku i keni ato, i merr shqiptarët për budallenj. Duke shfrytëzuar problemet reale dhe një dëshpërim që është real të bëjë politikën e llojit më të ulët, politikën që s’ka asnjë ide, asnjë program, asnjë alternativë, por ka vetëm një, rrugën e shpif-shpif se diçka do të mbetet, dhe gënje-gënje se me siguri do të gjenden njerëzit që do ta hanë gënjeshtrën”,

 

Konventa parazgjedhore e LRI-së/ Veliaj: PS-LSI bashkë bëhen të pamposhtura. Meta vë theksin te Tirana, Shkodra e Saranda

Në konventën parazgjedhore të LSI-së, kreu i kësaj force, Ilir Meta, bëri thirrje dje për votimin e kandidatëve të përzgjedhur nga Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Në aktivitetin ku mori pjesë edhe kandidati i së majtës për Tiranën, Erion Veliaj, Meta tha se me këto zgjedhje do t’i jepet fund konceptimit të bashkisë si instrument politik. “Të gjitha votat për Erion Velinë kandidatin e ASHE, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra deri në Sarandë, këto janë zgjedhje vendore, administrative, për të zgjidhur problemet e shkuara në Tiranë dhe shumë prej qyteteve të komunave të deri tanishme, por pa asnjë diskutim që zgjidhja e tyre kërkon një vullnet politike”, tha Meta. Shpeshherë në fjalën e tij, kreu i LSI-së theksoi tre bashkitë ku propozimet vijnë nga PS, Tirana, Shkodra dhe Saranda si formë për të dhënë një kontekst gjithëpërfshirës të kandidatëve të majtë nga Veriu në Jug. “Bashkitë janë për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Ndaj kërkojmë votën tuaj, në Tiranë për Erionin, kërkojmë votën e shkodranëve për Keti Bazhdarin në mënyrë që e gjithë Shqipëria të ecë në rrugën e progresit dhe të rritjes ekonomike. Energjitë duhet të ecin në një drejtim, atë të rritjes së ekonomisë, sepse kjo krijon më shumë mundësi”, – tha ai. Ndërkaq, kandidati i së majtës, Erion Veliaj, deklaroi se PS dhe LSI kur janë të bashkuar e kanë treguar se janë të pamposhtur. “Ne progresistët kemi treguar se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur, ndaj jam i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI dhe LSI. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën tregon se bashkimi bën fuqinë dhe kur jemi bashkë nuk na mposhtin. 4 vjet Tirana ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ashtu siç po bëjmë Shqipërinë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ashtu do të bëjmë Tiranën me PS dhe LSI”, – u shpreh Veliaj.

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko