Bie prokuroria, vetëm një akuzë për Doshin

0
159

Arrestohen Tom Doshi dhe Mark Frroku

Vetëm një akuzë i është komunikuar deputetit, Tom Doshi.

Ka qenë avokati Ferid Muça ai i cili e ka bërë të ditur këtë gjë dhe sipas tij ndaj klientit të tyre është ngritur vetëm akuza e “kallëzimit të rremë”

“Akuzën e kallëzimit të rremë. Edhe kjo akuzë për ne nuk qëndron por është e rëndësishme që prokuroria sot për 3 akuza ka kërkuar arrestimin e tij, komunikoi vetëm një akuzë atë të kallëzimit të rremë. Së shpejti do të provojmë pafajësinë tonë.

Kallëzimi i rremë ka të bëjë fjalë për videon e Durim Bamit për të cilën të gjithë shqiptarët e njohin dhe kjo video nuk është se ka shërbyer për ngritjen e çështjes”, tha avokati Muça.

Avokati tha se “Tom Doshi nuk ruhet nga forcat e policisë. Presioni ka qenë shumë i madh pasi akuza sajoi 3 akuza vetëm për të vendosur masën e arrestit ndaj Doshit”.

Tom Doshi në prokurori

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot ne oren 10:00 në Prokurorinë e Përgjithshme, vetëm dy dite pas lirimit të tij nga arresti shtepiak.

Mesohet se Doshit do t’i komunikohet zyrtarisht akuza nga perfaqesuesit e prokurorise.

Deputeti Tom Doshi u akuzua per kallzim te rreme, kanosje dhe deklarim te rreme para prokurorit lidhur me pretendimet per vrasjen e tij me porosi te Ilir Metes.

Pas qendrimit per gati nje muaj ne arrest shtepie, deputeti Doshi eshte tashme i lire, pasi dy dite me pare gjykata e larte vendosi ndryshimin e mases se sigurise ne detyrim paraqitje.

Po sot ne oren 11.00 deputet tjeter Mark Frroku është njohur me akuzat per te njejten ceshtje nga prokuroret ne spitalin privat, ku ndodhet prej ditesh dhe do te njihet me mbylljen e hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here