Intervista/ Kryeministri: Nuk e ndryshoj qeverinë; Kosova, i lodhur si për azil pleqsh. Dy përgjigje për Blushin

0
131

intervistë për TV “Klan“Me Veliajn bëmë zgjedhjen e duhur. Akuza për Roshin e Kavajës, i përgjigjen veprat, Bushi i Krujës nuk ka dosje penaliteti”

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se nuk do të ketë riformatim të qeverisë, por vetëm zëvendësim të Erion Veliajt, pasi ky i fundit do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për TV “Klan”, kreu i qeverisë komentoi zgjedhjen e Veliajt si edhe kandidatin e opozitës, ku ndryshe nga sa është folur nga mazhoranca për një fushatë pa akuza, Rama nuk ngurroi ta cilësonte të lodhur doktor Halim Kosovën. Po ashtu Kryeministri komentoi kritikat e deputetit Ben Blushi si edhe akuzat e opozitës për kandidatë të majtë me të shkuar kriminale.

 

Pse zgjodhët Erion Veliajn?

Besoj që më nën fund u bë zgjedhje e duhur. Patëm një proces, një numër të konsiderueshëm kandidatësh të mundshëm dhe po ashtu u angazhua në një proces intensiv anketimesh të opinionit të kryeqyteti për profilin që qytetarët presin të kenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Qytetarët presin që Bashkia të kthehet në punë dhe që në krye të jetë një kryetar të jetë energjik, punëmbaruar dhe të ketë aftësinë për të komunikuar e qëndruar pranë atyre. Ky profil përputhet me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe mbi të ra kjo barrë rëndë për të çuar përpara një projekt të Rilindjes dhe për të sjellë Rilindjen në kryeqytet, e cila për katër vite s’njohu asnjë zhvillim.

A kishte me të vërtetë një proces dhe, në kishte, a ishte ai hermetik?

Nuk komentoj komentet, dua t’ju siguroj që në 21 qershor kam zgjedhjet e treta vendore, se procesi ka qenë më gjithëpërfshirës asnjëherë më parë dhe se kandidati ka dalë më herët se asnjëherë më parë. S’po zgjedhim kreun e PS-së së Tiranës, por kreun e Bashkisë dhe nuk kemi lënë asgjë mangut procesit.

 

A është Erion Veliaj një projekt juaji personal?

Këto janë histori, filli i të cilave është në zyrën e liderit prehistorik të PD-së. Erion Veliaj pa as më të voglin dyshim një ndër ministrat me rezultatet me të shpejta dhe më të prekshme, me vullnet të hekurt. Kjo zgjedhje përkon me ambiciet e PS-së, me projektin tonë kombëtar dhe në të cilën nuk ka personale.

 

Përballë është zgjedhur doktori Halim Kosova, si ju duket gara?

Besoj se është e kundërta e doktorit të parë, ai i pari s’ishte ai që ishte, por sidoqoftë për vite të tëra nuk mund të thuhet se ishte i lodhur. Kurse ky doktori tjetër është burrë i mirë, po është shumë i lodhur dhe nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri sado i mirë qoftë, ai mund të drejtojë mirë një azil pleqsh, por jo kryeqytetin.

 

Po është një njeri që sjell jetën?

Preferoj të mos flasim për ndryshimin nga doktori i zemrës tek ai i gjinisë.

 

Ka një emër konkret për zëvendësuesin e Erion Veliajt?

Nuk do të jetë e lehtë, por besoj se siç nuk ishte e lehtë, por në fund u bë e mundur që të zgjidhet kandidati që i duhet Tiranës, do të jetë e mundur të gjendet zëvendësuesi i tij.

 

Do jetë thjesht zëvendësuesi i ministrit Veliaj apo do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar?

Nuk do të ketë ndryshime të qeverisë për sa kohë ajo është në krye të detyrës për sa kohë ajo po ecën sipas planit të veprimeve të saj.

Jo të gjithë mendojnë kështu, por z. Blushi është zë i fortë ai thotë se Rilindja ka vdekur…

Sigurisht që jo të gjithë mendojnë kështu, por qeverinë e bën Kryeministri dhe është detyra ime të vendos nëse ka apo nuk ka riformatim. Është po ashtu edhe detyra ime t’iu përcjell informacionin e konsoliduar të anketimeve publike se aprovimi me drejtimin e duhur që ecën vendi është më i larti i shumë viteve të marra me radhë. Ne jemi në drejtimin e duhur.

 

  1. Blushi i bie që jeton në një realitet tjetër?

Unë nuk komentoj komentet, aq më tepër kur vijnë brenda rrethit të familjes politike. Vullneti im është më i fortë se asnjëherë tjetër edhe entuziazmi im për mënyrën im për mënyrën se si do shkojnë gjërat nuk është cenuar, por përkundrazi mbi fakte shifra e rezultate ai është edhe më i madh. Shqiptarët nuk pranuan të hanë barë as në kohën e Enverit dhe as sot.

 

Ka akuza për kandidatin e Kavajës dhe atë të Krujës…

Sa i përket kryetarit të Bashkisë Kavajës janë akuza të vjetra, janë të lodhura, ato të zakonshmet të fabrikës së baltës dhe nuk na interesojnë. Kryebashkiaku i Kavajës ka provuar me vepra dhe të shikonit në qytet për të kuptuar se çfarë investimi kanë bërë duke zgjedhur atë. Ndërsa për kandidatin e Krujës kemi bërë të gjitha verifikimet për ata që janë për herë të parë, akuza e opozitës është e pabazuar. Ndërkohë, opozita ka një të dënuar si ai kryetari i Kamzës. Një tjetër është ai i Sarandës, njerëz të hetuar. Kjo është e drejta e tyre.

 

 Intervista për gazetën gjermane/ Kryeministri: Ermal Hoxha, nipi i Enverit është askushi

“Nipi i Enver Hoxhës është askushi”. Kështu deklaroi dje Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung”, ku u pyet nga gazetari gjerman për çështjen e Ermal Hoxhës, nipit të Enver Hoxhës, i arrestuar si pjesë e një bande droge. “Jo, ky rast nuk ka një dimension politik. Nipi i Enver Hoxhës është askushi. Enver Hoxha, regjimi i tij dhe komunizmi prej kohësh janë e shkuara. Ky rast është thjesht një provë e vullnetit tonë për të luftuar krimin e drogës në Shqipëri”, – tha ai. I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, Rama tha se dy vendet duhet të ecim përpara duke arritur rezultate. “Sa për Serbinë, unë do të doja të theksoja se vendet tona të punojnë ngushtë së bashku. Ne duhet të krijojë një partneritet të ri pas viteve të konfliktit dhe urrejtjes”, – theksoi kreu i qeverisë. Nga ana tjetër, Rama theksoi se qeveria e tij do të bëjë çmos për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në BE. “Evropa ka nevojë për Ballkanin dhe se Ballkani ka nevojë për Evropën”, – deklaroi Kryeministri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency